13 Tetor 2023, 20:45
Nga I.A
Vladimir Putin
GAZA- Rrethimi i Gazës nga Izraeli është krahasuar me rrethimin nazist të Leningradit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky krahasim është bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili e cilësuar atë si të papranueshëm. Sipas Putinit, Izraeli po përgatitet të bëjë diçka të ngjashme me rrethimin e Leningradit në Gaza.
“Kjo është e papranueshme. Më shumë se dy milionë njerëz jetojnë atje. Jo të gjithë e mbështesin Hamasin”, tha presidenti rus në një konferencë për shtyp në Bishkek, kryeqyteti i Kirgistanit.
Konflikti Izrael -Palestinë
Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael dhe mbi 1,537 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka raportuar se 1,799 palestinezë kanë vdekur dhe rreth 6,388 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Hamasi, që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007. Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
vladimir putin konflikti izrael-palestine
Bota
13 Tetor 2023, 20:41
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Numri i shtetasve francezë të konfirmuar të vdekur pas sulmeve të Hamasit në Izrael është r...
Bota
13 Tetor 2023, 20:37
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Shërbimi sekret i inteligjencës izraelite njoftoi në platformën "X" se shërbimi i internetit në&...
Bota
13 Tetor 2023, 20:31
I.A
Aeroplanmbajtese
SHBA- Disa orë pas fillimit të sulmit të tmerrshëm të Hamasit, Shtetet e Bashkuara filluan të dërgojn&e...
Bota
13 Tetor 2023, 20:09
r.ll
foto e grafikut të siguruar nga shba
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Korea e Veriut i ka dorëzuar Rusisë më shumë ...
Bota
13 Tetor 2023, 20:06
f.i
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi SHBA-në për përkeqësimin e tensioneve midis...
Bota
13 Tetor 2023, 19:59
r.ll
foto ilustruese
SHBA-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u ka kërkuar autoriteteve izraelite që të shmangin n...
Bota
13 Tetor 2023, 20:02
I.A
Qeveria e Kosovës
KOSOVË- Qeveria e Kosovës tha se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri ...
Bota
13 Tetor 2023, 19:53
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Zyra e shtypit e Hamasit thotë se 70 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë në sulmin ajror i...
Bota
13 Tetor 2023, 19:43
r.ll
foto ilustruese
LIBAN- Izraeli po kryen sulme me dronë ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban, kanë thënë Forcat e Mbrojtje...
Bota
13 Tetor 2023, 19:39
r.ll
Humza Yousaf
SKOCI- Ministri i parë i Skocisë, Humza Yousaf ka shpërthyer në lot në një intervistë për SkyNews, ku ...