4 Janar 2023, 11:14
Nga a.l
Christiane Hoffmann
GJERMANI- Qeveria gjermane është shprehur e lehtësuar pas shtendosjes së fundit të gjendjes në veri të Kosovës dhe largimit të barrikadave nga rrugët. "Ky është një sinjal i mirë i të dy palëve, që rezultoi me heqjen e barrikadave nga minoriteti serb në veri të Kosovës", deklaroi këto ditë në Berlin zv/zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann. Kjo ka rezultuar me hapjen e sërishme të të gjitha vendkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, që ishin bllokuar në dhjetor dhe në kohën e festave.
Dialogu duhet të vazhdojë
"Tani duhet të përqendrohemi tek mbështetja e dialogut dhe vazhdimi i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë është duke bërë qeveria gjermane", shtoi Hoffmann. Gjermania mbështet përpjekjet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për ndërmjetësim në dialog. Hoffman dhe një zëdhënës tjetër i ministrisë së Jashtme nuk deshëm të komentojnë kërkesat e kryeminitrit të Kosovës Albin Kurti për dërgimin e më shumë ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Hoffmann tha se qeveria gjermane do të koncentrohet edhe më tej në vazhdimin e dialogut dhe zgjidhjen e problemeve me dialog.
Kryeministri Kurti ka deklaruar në një intervistë për gazetën gjermane Dei Welt: "Forcimi i trupave të NATO-s në vendin tonë do të forconte edhe sigurinë dhe paqën, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor".
Forcimi i turpave të NATO-s?
Autoritetet gjermane nuk deshën të komentojnë këtë kërkesë. Por përfaqësuesit e NATO-s kanë qenë të qartë në deklaratat se ata janë në gjendje të kujdesen për paqen dhe sigurinë. KFOR-i është në Kosovë prej vitit 1999 dhe kujdeset për sigurinë e vendit. Rreth 3800 trupat e NATO-s janë garancë e sigurisë në të gjithë Kosovën. Në këtë kontigjent janë edhe rreth 70 ushtarë gjermanë.
Ngjarjet në veri kanë përshkallëzuar pas vendimeve për ndryshimin e targave ilegale, qe ka rezultuar me daljen e serbëve nga veriu nga institucionet e Kosovës, shpalljet dhe pastaj shtyrjen e zgjedhjeve për kryetarë të bashkive në veri, sulmet ndaj përfaqësuesve të Kosovës por edhe atyre të bashkësisë ndërkombëtare, arresimin e disa personave dhe lirimin në burg shtëpiak, bllokimin e rrugëve dhe heqjen e barrikadave... Por ajo që më së shumti ka shqetësur si përfaqësusit politikë e diplomatikë, ashtu edhe ushtarakë, është retorika luftarake që është dëgjuar në Beograd, ngritja e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe, por edhe kërcënimet nga autoritetet e Kosovës se do të veprojnë me dhunë në heqjen e barrikadave. Situata në veri tani është e qetë, por problemet kanë mbetur. Berlini tani kërkon vazhdimin e dialogut./ DW
christiane hoffmann
Bota
4 Janar 2023, 10:48
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një e mitur është përdhunuar në një motel në Ferizaj të Kosovës. Gazeta Sinjali r...
Bota
4 Janar 2023, 10:38
I.A
Wolfgang Ischinger
GJERMANI- Diplomati i njohur gjerman, Wolfgang Ischinger, foli për situatën e acaruar në Kosovë. Në një in...
Bota
4 Janar 2023, 10:29
a.l
Tik Tok
SHBA- Politikani i SHBA-së Mike Gallagher ka krahasuar aplikacionin e Tik-Tok me drogën për shkak të ndikimit të fortë...
Bota
4 Janar 2023, 10:12
a.l
Emannuel Macron dhe Olaf Scholz
KOSOVË- Dy këshilltarët e presidentit të Francës Emannuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf...
Bota
4 Janar 2023, 10:19
F.M
Fero
KOSOVË- Reperi Feronit Shabani, i njohur si “Fero” është në kërkim nga Policia e Kosovës, e cila nuk po gjen...
Bota
4 Janar 2023, 10:05
Robert Robelli
Enver Robelli
Rusia e sheh Hristo Grocevin si armik. Ai u lind në Pllovdiv të Bullgarisë më 1969, kur vendi i tij i përkiste peran...
Bota
4 Janar 2023, 09:48
F.M
Makina e sulmuar
KOSOVË- Një qytetar në Mitrovicën e Veriut është sumuar teksa udhëtonte me mjetin e tij. Lajmin e ka b&...
Bota
4 Janar 2023, 09:45
I.A
Gazetarja ne Kosove
KOSOVË- Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ngriti alarmin për kërcënimet në rritje që rretho...
Bota
4 Janar 2023, 09:22
I.A
Pilula
SHBA- Farmacitë me pakicë në SHBA mund të shpërndajnë pilulën e abortit mifepristone për herë të p...
Bota
4 Janar 2023, 09:18
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelenskyy
Ukraina dhe Bashkimi Evropian do të mbajnë një samit në Kiev më 3 shkurt për t&e...