21 Shtator 2022, 18:01
Nga k.m.
Foto ilustruese
Numri i njerëzve në të gjithë botën, të cilët janë detyruar të shpërngulen nga shteti i tyre si pasojë e luftës apo dhunës, ka arritur një rekord të ri, në 33 milionë në 2021. Sipas një raporti të ri, të rinjtë nën moshën 25 vjeçare janë ata që kanë lëvizur më shumë globalisht, si pasojë e konfliktit, dhunës dhe fatkeqësitë natyrore.
Si pjesë e të dhënave të bëra publike nga Internal Displacement Monitoring Centre (IDMC), flitet kryesisht se më tepër se gjysma që i takon Lindjes së Mesme dhe Afrikës Subsahariane, por shpërngulje kanë parë edhe shumë shtete të tjera në botë.
Miliona të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Evropë gjatë muajve të fundit, ndërsa lufta në Ukrainë evoluon në krizën më të madhe të shpërnguljeve në botë. Zhvendosja e fatkeqësive vazhdon të përfaqësojë një sfidë të rëndësishme globale me ndikimet e saj që ndihen në çdo cep të botës.
Sipas hartës së raportit të IDMC, në Shqipëri njerëzit janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore, numri i të cilëve arrin në 250 në 2021, me rritje të ndjeshme nga një vit më parë. Sipas raportit, nuk ka pasur konflikte që të detyrojë shtetasit shqiptarë të zhvendosen. Ndërsa shifra më e lartë raportohet në vitin 2015, përkatësisht 4200 janë shpërngulur për shkak të katastrofave natyrore.
Sipas raportit, efektet e zhvendosjes së personave globalisht shkojnë përtej sigurisë, mirëqenies dhe edukimit të tyre. Një fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur ka më shumë gjasa të kontribuojë në një shoqëri të barabartë dhe një ekonomi funksionale./Monitor
idmc
Bota
21 Shtator 2022, 17:53
e.k
Pamje nga vendi i ngjarjes
ITALI- Një krim në familje ka tronditur provincën e Firences, në Itali. Një 50-vjeçar i ide...
Bota
21 Shtator 2022, 17:55
k.m.
Donald Trump
SHBA- Donald Trump 'goditet' nga një tjetër padi, akuzohet për mashtrim me biznesin familjar. Ish-presidenti amerikan Dona...
Bota
21 Shtator 2022, 17:37
e.k
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden e ka nisur fjalimin e tij në OKB me retorikë të fortë kundër Rusisë, duke ...
Bota
21 Shtator 2022, 17:34
I.A
Foto ilustruese
LUKSEMBURG- Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) në Luksemburg konstatoi se ofruesit e shërbimeve të interne...
Bota
21 Shtator 2022, 17:30
k.m.
Ebrahim Raisi
TEHERAN- Presidenti i Iranit tha se shteti i tij është serioz sa i përket ringjalljes së marrëveshjes bërthamor...
Bota
21 Shtator 2022, 17:28
k.m.
Foto ilustruese
Presidenti rus Vladimir Putin thirri të mërkurën 300,000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë duke ...
Bota
21 Shtator 2022, 17:27
k.m.
Bridget Brink
UKRAINË- Ambasadorja amerikane në Kiev, Bridget Brink tha sot se referendumet false dhe thirrjet për mobilizim të pjessh&...
Bota
21 Shtator 2022, 17:07
e.k
Ëmbëlësirat me lëndë narkotike
BRITANI- Ëmbëlsira me përbërje lënde narkotike kanabis të paketu...
Bota
21 Shtator 2022, 16:51
e.k
Pamje nga protestat në Iran
IRAN- Katër policë janë plagosur dhe një “asistent policor” vdiq nga plagët e ma...
Bota
21 Shtator 2022, 16:00
d.a.
Putin dhe Usmanov
GJERMANI- Hetuesit gjermanë kanë bastisur pronat e një oligarku rus që dyshohen për evazion fiskal dhe për ...