Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"A je shqipe, a je pulë"/ Pankartat pikante në ditën e pestë të protestës kundër qeverisë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Takime të tilla nuk mbahen derisa “të dihet ndonjë rezultat, apo të dihet se është arritur përparim”, ka shtuar Rubio.
SHBA- Një takim eventual mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit rus, Vladimir Putin, do të varet prej progresit që bëhet drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, ka thënë Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Rubio ka thënë në një intervistë se ia ka bërë të ditur ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në takimin e tyre në Arabinë Saudite më 18 shkurt, se nuk do të ketë takim “derisa të dimë qartë se për çfarë do të mbahet ai”.
Takime të tilla nuk mbahen derisa “të dihet ndonjë rezultat, apo të dihet se është arritur përparim”, ka shtuar Rubio. Në bisedimet në Riad, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar për të krijuar ekipe negociatore për t’i hapur rrugë përfundimit të luftës, që është nisur nga Rusia, në shkurt të vitit 2022. Si, Trump, ashtu edhe Putin, kanë thënë se do të dëshironin të mbanin një samit.
“Prandaj e them se mbajtja e takimit do të varet nga arritja e ndonjë përparimi për dhënie fund të luftës në Ukrainë, dhe nëse arrijmë që ai takim të vulosë marrëveshjen, secili duhet të përgëzojë presidentin Trump për aftësinë e negocimit për paqe”, ka thënë ai.
Rubio i ka bërë këto deklarata teksa ka folur me gazetaren amerikane, Catherine Herridge në platformën X – dikur Twitter. Trump është duke bërë përpjekje që t’i japë fund luftës, ndonëse taktikat e tij kanë alarmuar qeveritë evropiane dhe atë ukrainase, meqë ato shqetësohen se Rusia dhe SHBA-ja mund të pajtohen për një marrëveshje që anashkalon interesat e tyre të sigurisë.
Më 19 shkurt, Trump e ka tronditur Ukrainën dhe aleatët evropianë kur e ka quajtur presidentin, Volodymyr Zelensky një “diktator” dhe e ka fajësuar gabimisht Ukrainën për nisjen e luftës.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Foto ilustruese HUNGARI- Qeveria hungareze do të kundërshtojë paketën e re të ndihmës prej 20 miliardë euro të...
zelensky, trump EUROPË- Deklaratat në amokun verbal të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe diskretimi prej t...
GJERMANIA- Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe ng...
Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë hyrë në nj&...
Drogë KANADA- Qeveria kanadeze njoftoi të enjten se ka shtuar shtatë kartele droge në listën e saj të org...
Foto ilustruese RUSI- Një furnizues kryesor norvegjez i industrisë automobilistike ka eksportuar miliona dollarë pjesë ...
Foto ilustruese IZRAEL- Një seri shpërthimesh të enjten në tre autobusë të parkuar tronditën pjesën qendrore të...
Sefcovic SHBA- Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv dhe të drejtë në tregt...
Foto ilustruese SHBA- Senatorët thonë se janë të gatshëm të punojnë gjatë gjithë natës për të m...
Foto ilustruese SHBA- Deklaratat e Presidentit Donald Trump lidhur me Ukrainën dhe presidentin e saj Volodymyr Zelenski kanë shkaktuar shqetë...