All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rumania: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia krijon një sfidë të re në rajonin e Detit të Zi

Dy avionë luftarakë rumunë F-16 e detektuan dronin Geran, ndoqën lëvizjet e tij mbi Rumani mbrëmjen e së shtunës përmes vëzhgimit dhe radarëve, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi.

15 Shtator 2025, 09:30 Nga I.A
All - Paragraf - 1

Rumania: Shkelja e hapësirës ajrore nga Rusia krijon një

RUMANI- Një dron rus që hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë një sulmi në Ukrainën fqinje dhe qëndroi mbi territorin e shtetit të NATO-s për 50 minuta, përpara se të kthehej sërish drejt Ukrainës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë më 14 shtator.

Dy avionë luftarakë rumunë F-16 e detektuan dronin Geran, ndoqën lëvizjet e tij mbi Rumani mbrëmjen e së shtunës përmes vëzhgimit dhe radarëve, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi. Pilotët e F-16 morën autorizimin nga komandantët e tyre për të qëlluar dronin, por “ata vlerësuan rreziqet kolaterale dhe vendosën të mos hapin zjarr”, tha ministria.

Ky inkursion rriti tensionet rreth shkeljeve të hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia, pasi Polonia rrëzoi disa nga 19 dronët rusë që tha se kishin hyrë në territorin e saj më 10 shtator.

Kjo ishte hera e parë që NATO-ja hapi zjarr ndaj fluturakeve ruse që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 2022, duke duke e përkeqësuar ndjeshëm situatën tashmë të tensionuar mes Moskës dhe aleancës ushtarake perëndimore.

Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë tha se “dënon fuqishëm veprimet e papërgjegjshme të Federatës Ruse dhe thekson se ato përbëjnë një sfidë të re për sigurinë dhe stabilitetin rajonal në zonën e Detit të Zi”.

“Incidente të tilla tregojnë mungesën e respektit të Federatës Ruse për normat e së drejtës ndërkombëtare dhe vënë në rrezik jo vetëm sigurinë e qytetarëve rumunë, por edhe sigurinë kolektive të NATO-s”, u tha në reagim.

Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e quajti inkursionin me dronë “edhe një shkelje tjetër të papranueshme” të sovranitetit të një vendi anëtar të BE-së, duke shtuar se “ky përshkallëzim i vazhdueshëm dhe i pamatur rrezikon sigurinë rajonale”. Forcat gjermane, që gjenden në Rumani, dislokuan dy avionë luftarakë Eurofighter Typhoon për të monitoruar zonën për disa orë pas inkursionit, tha Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 shtator se droni doli nga hapësira ajrore rumune dhe nuk u rrëzua në territorin e shtetit të tij. Ministria e Mbrojtjes tha se droni hyri në hapësirën ajrore rumune pas sulmeve ajrore ruse mbi infrastrukturën ukrainase në lumin Danub, i cili është pjesë e kufirit mes dy shteteve në Detin e Zi. Ajo shtoi se droni nuk fluturoi mbi zona të banuara dhe nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm./REL

rumani rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje