28 Dhjetor 2024, 10:22
Nga M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të Ukrainës për të vrarë një oficer të lartë rus dhe një bloger prorus të luftës përmes një bombe të fshehur në një zmadhues zëri. FSB-ja, pasardhëse e KGB-së sovjetike, tha se një qytetar rus kishte vendosur kontakte me një oficer të agjencisë të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, GUR, përmes aplikacionit të mesazheve, Telegram.
Nën instruksionet e oficerit ukrainas të inteligjencës, shtetasi rus kishte marrë bombën nga një vend në Moskë ku ishte fshehur, pretendoi FSB-ja. Bomba, ekuivalente me 1 kilogram e gjysmë TNT ishte fshehur në një zmadhues portativ të zërit, tha FSB-ja. FSB-ja nuk tregoi emrin e oficerit apo blogerit që pretendoi se ishin cak i këtij komploti. GUR-ja ukrainase nuk ka reaguar menjëherë për këto pretendime të Rusisë.
Ukraina thotë se luftë që Rusia ka nisur kundër saj paraqet kërcënim ekzistencial ndaj shtetit ukrainas dhe e ka bërë të qartë se vrasjet e shënjestruara janë legjitime. Rusia i cilëson këto akte si “terrorizëm” dhe e ka akuzuar Ukrainën për vrasjen e civilëve. Më 17 dhjetor, shërbimi ukrainas i inteligjencës, SBU, tha se ka vrarë një gjenerallejtënant të Rusisë përmes një sulmi me bombë në ndërtesën ku ai banonte në Moskë./ REL
rusia
Bota
28 Dhjetor 2024, 10:13
ZH.LL
avioni
SHBA- Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë se SHBA ka parë "indikacione të he...
Bota
28 Dhjetor 2024, 09:46
M.B
Foto ilustruese
ZVICRA- Sipas një raporti të organizatës mediatike investigative dhe jo fitimprurëse gjermane, Correctiv, deputetë...
Bota
28 Dhjetor 2024, 09:31
M.B
Samit i BE në Budapest
HUNGARIA- Presidenca hungareze e BE merr fund këto ditë. Si rregull një shtet anëtar i Bashkimit ...
Bota
28 Dhjetor 2024, 09:17
M.B
Kryeministri sllovak Robert Fico dhe presidenti Putin
SLLOVAKIA- Sllovakia ofrohet si vend mikpritës për negociata të mundshme të ...
Bota
28 Dhjetor 2024, 08:33
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump i ka kërkuar Gjykatës së Lartë atje që të shtyjë nj...
Bota
28 Dhjetor 2024, 08:20
M.B
Foto ilustruese
SHBA- 12 ditët e Krishtlindjeve fillojnë më 25 dhjetor. Por jo në botën e Inteligjencës Artificiale.M&eu...
Bota
28 Dhjetor 2024, 08:02
M.B
Foto ilustruese
KINA- Qeveria kineze vendosi sanksione ndaj shtatë kompanive të premten, si kundërpërgjigje ndaj njoftimeve të fun...
Bota
28 Dhjetor 2024, 07:43
M.B
Bidzina Ivanishvili
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të premten ndaj miliarderin gjeorgjian Bidzina Ivanishvili, ish-kryeminist...
Bota
27 Dhjetor 2024, 23:00
N.F
Kamioni me ndihma
SUDAN- 28 kamionë me ndihma kanë arritur në një zonë të rrethuar të Khartoum-it për herë...
Bota
27 Dhjetor 2024, 22:46
E. D
Keir Starmer
ANGLI- Kryeministri britanik, Keir Starmer ka humbur vëllain e tij në moshën 60-vjeçare. Mësohet se Nick&...