All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ukraina nuk duhet t’i përdorë armët amerikane për ofensivën ndaj Rusisë

Sekretari amerikan i mbrojtjes shtoi se do t’ua lërë ukrainasve të flasin për operacionet e tyre ushtarake, ndërkohë që Rusia ka njoftuar se kishte zmbrapsur një ofensivë madhore në rajonin ukrainas të Donetskut.

5 Qershor 2023, 16:27 Nga a.l
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Ukraina nuk duhet t’i përdorë
Lloyd Austin
All - Paragraf - 1

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha të hënën se armët amerikane që i janë dhënë Ukrainës ishin të destinuara vetëm për “mbrojtjen e territorit të tyre sovran”. Gjatë një vizite në Indi, sekretari amerikan i mbrojtjes u pyet edhe për sfidat me të cilat mund të përballet ofensiva e forcave ukrainase për çlirimin e zonave të pushtuara nga forcat ruse.

Shefi i Pentagonit pranoi se gjurmimi i armëve dhe sistemeve të tjera ushtarake ishte i vështirë, por shprehu besimin e tij tek Ukraina.

“Ukrainasit kanë qenë përgjithësisht transparentë duke na dhënë qasje tek zonat që kemi patur nevojë të vizitojmë dhe tek objektet që kemi dashur të shohim. Ne do të vazhdojmë sigurisht të mbajmë qëndrimin se armët që ne ofrojmë janë për t’u përdorur për mbrojtjen e territorit të tyre sovran. Ndërkohë ne vazhdojmë të përmirësojmë aftësitë tona monitoruese”, tha Sekretari Austin.

Sekretari amerikan i mbrojtjes shtoi se do t’ua lërë ukrainasve të flasin për operacionet e tyre ushtarake, ndërkohë që Rusia ka njoftuar se kishte zmbrapsur një ofensivë madhore në rajonin ukrainas të Donetskut.

Do t’ia lija udhëheqësve ukrainas përshkrimin e operacioneve të mundshme ushtarake të Ukrainës. Jam i sigurtë se në kohën e duhur do të flasin, apo do të shpjegojnë saktësisht se në çfarë stadi gjenden me përgatitjet dhe ekzekutimin e ofensivës së planifikuar”, tha Sekretari Austin.

Sekretari amerikan i mbrojtjes u pyet se me çfarë fortifikimesh ruse do të përballen ukrainasit.

“Është raportuar gjerësisht se Rusia ka ngritur struktura mbrojtëse përgjatë vijës së territorit të pushtuar. Në shumë raste këto fortifikime janë në thellësi. Shohim linja fortifikimesh, llogore, fortifikimet anti-tank të mbiquajtura ‘dhëmbët e dragoit’, dhe pozicione të tjera të parapërgatitura”, tha ai.

Sekretari amerikan i mbrojtjes vuri në dukje megjithatë se territori që do të duhet të mbrojnë forcat ruse është shumë i gjerë dhe se ndoshta ato nuk do të jenë të qëndrueshme në të gjithë sektorët. Ai shtoi se do të jetë në dorën e ukrainasve që të identifikojnë pikat ku mund të kenë avantazh dhe ku mund të depërtojnë vijën e forcave ruse./VOA 

lloyd austin

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen