LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja i heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse në det

Ai tha se ky vendim synon të ndihmojë në stabilizimin e tregjeve të energjisë dhe në mbajtjen e çmimeve të ulëta, për shkak të asaj që ai e përshkroi si “kërcënim dhe paqëndrueshmëri të shkaktuar nga regjimi terrorist iranian”.

13 Mars 2026, 14:40 Nga E.d
SHBA-ja i heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar
Foto ilustruse

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e lëshoi të enjten një licencë të përkohshme që i lejon vendet të blejnë naftë ruse që ndodhet e bllokuar në det, shkroi të premten në X sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Ai tha se ky vendim synon të ndihmojë në stabilizimin e tregjeve të energjisë dhe në mbajtjen e çmimeve të ulëta, për shkak të asaj që ai e përshkroi si “kërcënim dhe paqëndrueshmëri të shkaktuar nga regjimi terrorist iranian”.

Licenca, e publikuar në faqen e internetit të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara, vlen vetëm për naftën e papërpunuar ruse dhe produktet e naftës që janë ngarkuar në anije deri më 12 mars. Ajo lejon që këto dërgesa të dorëzohen deri më 11 prill.

Një burim diplomatik ukrainas tha se ky është një vendim që sigurisht nuk do të ndihmojë në stabilizimin e tregut, por do ta ndihmojë Rusinë të zhvillojë luftën për më gjatë, veçanërisht duke marrë parasysh se vetë Rusia po e ndihmon regjimin iranian ta destabilizojë Lindjen e Mesme. Rusia tha se e cilëson këtë vendim si një përpjekje për t’i stabilizuar tregjet globale të energjisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska beson se interesat e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara “përputhen bazuar në rrethanat” për këtë çështje, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Interfax. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e kritikoi këtë vendim.

Në një postim në X, ai tha se vendimi i njëanshëm i SHBA-së për të hequr sanksionet ndaj eksporteve të naftës ruse është “shumë shqetësues”, sepse ndikon në sigurinë evropiane, dhe paralajmëroi se dobësimi i sanksioneve do t’i jepte Rusisë më shumë burime për ta vazhduar luftën kundër Ukrainës.

Eksperti ukrainas i energjisë, Mykhailo Honchar, president i Qendrës së Studimeve Globale Strategy XXI, tha se Rusia gjithsesi do të përfitojë financiarisht nga ky vendim amerikan, edhe nëse fitimet nuk ka gjasa të jenë vendimtare për buxhetin e saj.

“Sigurisht që do të ketë njëfarë përfitimi, pa asnjë dyshim”, tha Honchar për Shërbimin ukrainas të REL-it, duke shtuar se pyetja kryesore është se çfarë do të ndodhë pasi të skadojë vendimi fillestar.

Ai paralajmëroi se çështja më e rëndësishme është nëse Shtetet e Bashkuara do t’i rikthejnë sanksionet pas periudhës 30-ditore apo do ta zgjasin më tej lehtësimin.

Sipas tij, Ukraina duhet t’i nxisë partnerët evropianë të mos lejojnë lehtësime të ngjashme dhe t’i vazhdojë kontaktet me zyrtarët në Uashington për të siguruar që ky lehtësim të mos zgjatet.

Vendimi vjen në një kohë kur çmimet e naftës janë në rritje dhe u ngritën mbi 100 dollarë për fuçi më 12 mars, pas raportimeve për sulme të tjera ndaj anijeve në ujërat e Gjirit Persik dhe mbylljen e disa terminaleve kryesore të naftës.

Nafta ruse u bllokua në det për shkak të sanksioneve të SHBA-së të vendosura ndaj prodhuesve të mëdhenj rusë. Ekspertët vlerësojnë se më shumë se 100 milionë fuçi naftë me origjinë ruse ndodhen aktualisht në det në mbarë botën.

Më parë, Shtëpia e Bardhë kishte ndaluar blerjen e naftës ruse dhe kishte kërcënuar me tarifa të larta vendet që vazhdonin ta blinin, duke thënë se masat synonin të ndërprisnin fondet që përdoren për të financuar luftën e Kremlinit kundër Ukrainës. Demokratët dhe disa republikanë e kanë kundërshtuar mundësinë e lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë.

Kritikët argumentojnë se çdo e ardhur shtesë nga nafta mund ta ndihmojë presidentin rus Vladimir Putin të intensifikojë sulmet kundër Ukrainës. Shtëpia e Bardhë ka mohuar se Trump po favorizon Moskën në negociatat që synojnë t’i japin fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Më herët, Shtetet e Bashkuara i dhanë Indisë një licencë 30-ditore për të blerë naftë ruse që tashmë ishte bllokuar në det. Bessent tha në atë kohë se ky hap u ndërmor që “nafta të vazhdonte të rridhte në tregun global”.

Shtëpia e Bardhë tha se nuk besonte se ky autorizim do t’i sillte Rusisë përfitime të mëdha financiare. Së fundmi, Komisioni Evropian i kërkoi Shteteve të Bashkuara të ruajnë kufizimet ndaj naftës ruse. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë duke kryer sulme ndaj Iranit që nga 28 shkurti.

Si përgjigje, Teherani ka sulmuar Izraelin dhe bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Lufta në Lindjen e Mesme, tashmë në javën e dytë, ka ndërprerë trafikun nëpër Ngushticën e Hormuzit, një kalim përmes të cilit kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë./REL

shba rusi naftë

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë