LIVE UPDATES
Bota

SHBA kërkon fokusim në nevojat "urgjente" të Ukrainës

Kjo u tha në konferencën dy ditore të mbajtur në Lugano, e cila synonte të ndihmonte Ukrainën të rikuperohej nga Lufta e Rusisë, kur lufta të përfundoj.

5 Korrik 2022, 18:38 Nga I.A
SHBA kërkon fokusim në nevojat "urgjente" të
Scott Miller

SHBA- Një diplomat i lartë amerikan, të martën, u kërkoi aleatëve të Ukrainës që të ndihmojnë vendin e goditur nga lufta që të përmbushë nevojat “e menjëhershme dhe urgjente" - jo vetëm rindërtim afatgjatë. Kjo u tha në konferencën dy ditore të mbajtur në Lugano, e cila synonte të ndihmonte Ukrainën të rikuperohej nga Lufta e Rusisë, kur lufta të përfundoj.

Scott Miller, ambasadori i SHBA-së në Zvicër, i shtoi një dozë urgjence Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës në Lugano, në të cilën kryeministri ukrainas një ditë më parë prezantoi një plan prej 750 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendin e tij që të rimëkëmbet tani – aty ku është e mundur – si dhe menjëherë pas luftës dhe në planin afatgjatë.

Shumë pjesëmarrës theksuan se përpjekjet do të zgjasin me vite dhe rindërtimi do të duhej të bëhej në disa faza. Disa kërkuan mbështetje për Ukrainën përgjatë linjave të Planit Marshall të SHBA-së për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore - duke lënë të kuptohet për një projekt të madh afatgjatë.

“Ndërsa ne e njohim rëndësinë e përgatitjes për të ardhmen e Ukrainës, të gjithë ne duhet të përmbushim angazhimet tona për t'i siguruar Ukrainës nevojat e saj imediate dhe urgjente”, tha Miller.

Disa paralajmëruan se nuk ka gjaasa që kjo të bëhet shpejt.

"Unë me të vërtetë e kuptoj se ne duam të jemi gati brenda natës - për të filluar nesër", u tha gazetarëve presidenti zviceran Ignazio Cassis. "Por ne e deklarojmë qartë: Ky është hapi i parë i një udhëtimi të gjatë".

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, i rrethuar nga Cassis, paralajmëroi se qeveria e tij do të zgjidhte me kujdes projekte të menjëhershme për rindërtimin e vendeve si shkolla, spitale dhe infrastruktura të tjera ndërsa lufta vazhdon, sepse forcat ruse thjesht mund t’i "shkatërrojnë ato përsëri".

"Do të jetë një proces i papërfunduar," tha Shmyhal, duke aluduar për një "rimëkëmbje të shpejtë" më të gjerë në një fazë të dytë.

Ai tregoi shpresat për të mbyllur dhe përdorur rreth 300 miliardë deri në 500 miliardë dollarë asete në pronësi ruse që janë ngrirë në shumë banka perëndimore për të ndihmuar në pagimin e rindërtimit të Ukrainës. Paratë e tilla mund të plotësojnë paratë nga buxheti i Ukrainës – shumë i sforcuar – si dhe mbështetje nga aleatët jashtë vendit.

"Është shumë e rëndësishme që bota e qytetëruar t'i japë sinjalin Rusisë, si agresor - dhe agresorëve të tjerë të mundshëm në të ardhmen - për të kuptuar se agresioni i paprovokuar duhet të paguhet nga ky agresor", tha ai. "Rusia duhet të paguajë për këtë”, shtoi ai.

Një dokument përfundimtar i quajtur si "Deklarata e Luganos" parashtronte synimet për të ndihmuar rindërtimin e Ukrainës – që ka të bëjë me transparencën e qeverisë, respektin për mjedisin dhe luftën kundër korrupsionit që ka pllakosur vendin që kur u nda nga Rusia pas përfundimit të Bashkimi Sovjetik tre dekada më parë. Shumë thanë se plani i Bashkimit Evropian për të marrë Ukrainën si anëtare një ditë mund të ndihmojë në mbështetjen e këtij procesi reformash.

Marrë nga REL

scott miller shba

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri