1 Shtator 2023, 15:18
Nga I.A
Bashar al-Assad
SIRI- Qindra persona u mblodhën në jug të Sirisë më 1 shtator duke kërkuar largimin nga pushteti të presidentit Bashar al-Assad. Protestat kanë shpërthyer dy javë më parë për shkak të kushteve të këqija të jetesës, por tani janë shndërruar në thirrje të ripërtërira për ndryshime politike.
“Largohu Bashar, liri për Sirinë”, ishin thirrjet e protestuesve në qytetin jugor Druznem në Sueida. “Siria nuk është fermë, ne nuk jemi dele”, shkruhej në një prej pankartave.
Siria është në krizë të thellë ekonomike, përderisa vlera e monedhës kombëtare ka rënë në nivel muajin e kaluar, duke u këmbyer për 47 funte për një dollar amerikan. Ky nivel i këmbimit është më i ulëti që kur ka nisur konflikti në Siri 12 vjet më parë. Protestat shpërthyen në Sueida në gusht pas heqjes së subvencioneve për karburante. Kjo provincë ku jeton shumica e komunitetit Druze të Sirisë, ka qenë nën kontrollin e Qeverisë përgjatë luftës dhe gjerësisht nuk ka pasur dhunë.
Kritikat e hapur ndaj Qeverisë në zonat nën kontrollin e saj janë të rralla, por situata ekonomike është përkeqësuar, duke shkaktuar pakënaqësi te publiku.
Protesta e së premtes ishte e madhe, pavarësisht ndarjes brenda udhëheqjes Druze për demonstratat. Disa sheik të këtij komuniteti kanë kritikuar protestuesit që kërkuar dorëheqjen e Assadit, duke argumentuar se çdo përmirësim i situatës socio-ekonomike duhet të bëhet përmes dialogut. Po ashtu, protesta më 1 shtator kishte edhe në Dara, ku kishin nisur protestat më 2011, që më pas çuan në luftë civile. Demonstrata janë mbajtur edhe në disa provinca të tjera të Sirisë.
Marrë nga REL
bashar al-assad
Bota
1 Shtator 2023, 15:08
k.m.
Foto ilustruese
“Nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga ndihma për Ukrainën, një gjë e tillë do t&rsq...
Bota
1 Shtator 2023, 14:45
f.i
Sanna Marin
FINLANDË- Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, e cila humbi në zgjedhjet në prill, dha dorëheqjen të...
Bota
1 Shtator 2023, 13:31
f.i.
Sergey Lavrov
RUSI- Ministri i mbrojtjes së Rusisë ka thënë se do të bllokojnë deklaratën përfundimtare të...
Bota
1 Shtator 2023, 13:34
k.m.
Foto ilustruese
Rritja e numrit të rasteve të dhënies së shtetësisë së Republikës së Serbisë me procedur&...
Bota
1 Shtator 2023, 12:38
f.i
foto ilustruese
PAKISTAN- Në Pakistan, nëntë ushtarë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në një sulm ...
Bota
1 Shtator 2023, 12:30
f.i
foto ilustruese
SUEDI- Ministri i Jashtëm suedez thotë se ai mbetet me shpresë se Turqia do të ratifikojë anëtarësi...
Bota
1 Shtator 2023, 12:32
k.m.
Foto ilustruese
Së paku nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një s...
Bota
1 Shtator 2023, 12:31
k.m.
Foto ilustruese
Armenia dhe Azerbajxhani raportuan për viktima pas bombardimeve intensive në kufirin e tyre të përbashkët më ...
Bota
1 Shtator 2023, 12:25
k.m.
Foto ilustruese
Në dhomat e Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) jan&e...
Bota
1 Shtator 2023, 12:23
f.i
foto ilustruese
EUROPË- Komisioni Evropian ka autorizuar një variant të përditësuar të vaksinës Pfizer (PFE.N) për ...