21 Tetor 2023, 18:08
Nga A.TH
Media
SHBA- Gallup ka publikuar të dhënat e një sondazhi që ka kryer në lidhje me besimin që kanë amerikanët te media. Sipas këtij sondazhi, besimi i tyre shënon pikën më të ulët ndonjëherë, që nga viti 1973 kur ka nisur të kryhet sondazhi.
Sondazi zbulonte se vetëm 16 përqind e pjesëmarrësve kishin besim të konsiderueshëm te lajmet që u serviren nga gazetat, që shënon herën e parë që shifra bie nën 20 përqind, ndërsa vetëm 11 përqind thanë se besonin në njëfarë mase te lajmet që jepeshin në televizion. Anketuesit thonë se shifrat kishin rënë të dyja me 5 pikë përqindjeje në krahasim me vitin e kaluar.
Gallup ka nisur të llogarisë besimin e amerikanëve te mediat e shkruara që prej vitit 1973, duke shënuar shifrën e besimit vetëm një herë me mbi 50 përqind në 1979, dhe nisi të gjurmonte masën e besimit te lajmet televizive në 1993. Kjo e fundit nuk ka shënuar asnjëherë mbi 50 përqind, sipas anketuesve.
Besimi te mediat thuhet se ndahet gjithashtu sipas linjave politike, teksa mbështetja ndaj demokratëve mbetet e ulët, dhe më e lartë ajo ndaj republikanëve dhe të pavarurve.
Vetëm 5 përqind e republikanëve amerikanë të anketuar thanë se besojnë te media, në krahasim me 12 përqind mes të pavarurve dhe 35 mes atyre që e konsideronin veten demokratë, sipas sondazhit. Edhe nivelet e besimit te lajmet e gazetave mes republikanëve dhe të pavarurve, nuk kishin qenë ndonjëherë kaq të ulëta.
Ky besim kishte pasur gjithashtu rënie mes demokratëve në kohën kur qeveriste Trump, por vazhdoi të bjerë dhe pas inaugurimit të presidentit Biden, shkruajnë mediat e huaja.
Dhe besimi ndaj lajmeve televizive ndiqte një diagram të ngjashëm, me vetëm 6 përqind të republikanëve që i besojnë lajmeve aktualisht, në krahasim me 8 përqind të të pavarurve dhe 20 përqind mes demokratëve.
Sondazhi u krye në periudhën nga 1 deri në 20 qershor teksa përfshinte intervista me 1,015 të rritur në të gjithë SHBA. Anketuesit thanë se marzhi gabimit është diku rreth plus-minus 4 pikë përqindjeje.
sondazhi i gallup
Bota
21 Tetor 2023, 18:05
a.l
Studentët
IZRAEL- Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka rizgjuar debate mes studentëve në universitete në të gjithë Shtetet e Bas...
Bota
21 Tetor 2023, 18:00
a.l
Takimii
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të l...
Bota
21 Tetor 2023, 17:55
a.l
Pentagon
SHBA- Një raport i Pentagonit të SHBA që thotë se Kina ndoshta do të ketë më shumë s...
Bota
21 Tetor 2023, 17:43
A.TH
Orionid
Nëse moti do e lejojë do të jeni me fat gjatë kësaj nate do të shihni një spektakël me fishekzjarre të...
Bota
21 Tetor 2023, 17:32
A.TH
Brazil
BRAZIL- Momente tmerri kanë përjetuar tetë punonjës, pasi nje skelë u shemb në Sao Paulo në Brazil. Ng...
Bota
21 Tetor 2023, 17:28
a.l
Miroslav Lajçak
SERBI- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav L...
Bota
21 Tetor 2023, 17:26
A.TH
Gjakovë
KOSOVË- Komisioni Qeveritar për Personat e Humbur zbuloi eshtrat e 4 personave në Gjakovë, të cilët mendohen t&e...
Bota
21 Tetor 2023, 17:17
a.l
James Cleverly
BRITANI E MADHE- Sekretari i Jashtëm britanik ka folur në samitin e paqes në Kajro, ku ai u bëri thirrje liderëve ...
Bota
21 Tetor 2023, 17:13
Aleksander Vuçiç me pesëshen diplomatike
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas takimit...
Bota
21 Tetor 2023, 17:11
a.l
Gaza
GAZA- Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit deklaron se karvani i sotëm i kamionëve me ushqime dhe ndihma në Gaz...