21 Dhjetor 2022, 08:09
Nga a.l
Queen Elizabeth II
BRITANI- Kanë kaluar tre muaj nga vdekja e Mbretëreshës dhe antëarët e familjes ruajnë në zemrat e tyre kujtimet më të bukura që kanë kaluar me të. Familja mbretërore, e udhëhequr nga mbreti Charles , do të mblidhet këtë kohë Krishtlindjesh në Sandringham, një traditë e krijuar nga nëna e tij ku do të kujtojnë momentet e përbashkëta të monarkut ndërsa shënojnë festën e tyre të parë pa të.
Mbreti Charles pritet gjithashtu të nderojë Mbretëreshën në fjalimin e tij në ditën e Krishtlindjes, i pari i tij si monark. Vitin e kaluar, Mbretëresha reflektoi mbi rëndësinë e familjes në fjalimin e saj, duke vënë në dukje me ëmbëlsi ardhjen e fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle, adashes së saj Lilibet Diana.
Siç shkruajnë edhe mediat e huaja, në atë kohë, ajo nuk e kishte takuar ende foshnjën. Takimi i tyre i parë erdhi kur Harry dhe Meghan u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar në qershor për festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës.
Megjithatë, ajo foli me dashuri për vajzën e vogël, si dhe për të ardhurit e tjerë të vitit 2021, djalin e Princeshës Eugenie , Augustin, vajzën e Princeshës Beatrice, Sienna dhe fëmijën e tretë të Zara dhe Mike Tindall, Lucas.
Duke iu drejtuar kombit në fjalimin e saj të Krishtlindjes 2021, Mbretëresha tha: Të rriturit, kur rëndohen nga shqetësimet, ndonjëherë nuk arrijnë ta shohin gëzimin në gjëra të thjeshta, ku fëmijët jo. Dhe për mua dhe familjen time, do të ketë gëzim në Krishtlindje, pasi ne kemi mundësinë të kujtojmë dhe të shohim përsëri mrekullinë e sezonit festiv përmes syve të të rinjve tanë. Fëmijë, nga të cilët ishim të kënaqur të mirëpresim edhe katër të tjerë këtë vit.
Komentet e saj erdhën menjëherë pasi Harry dhe Meghan shpërndanë foton e tyre të parë të Lilibet. Ata publikuan një portret të çmuar familjar si kartolinën e tyre të Krishtlindjes për vitin 2021, duke treguar familjen duke pozuar në disa shkallë me djalin Archie të ulur në prehrin e Harrit dhe Meghan duke ngritur Lilibet në ajër./Dosja.al
mbreteresah elizabeth 2
Bota
21 Dhjetor 2022, 08:12
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Gazetarët e një redaksie lajmesh janë sulmuar mbrëmjen e kaluar në Mitrovicë të Veriut.&nbs...
Bota
21 Dhjetor 2022, 08:18
Kosovë
KOSOVË- Tensionet dhe bllokadat i shërbejnë interesave kriminalë nga grupime të cilat në këtë zonë...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:55
a.l
Forcat Eulex
KOSOVË- Situata paraqitet e tensionuar në veri. Policia e Kosovës po vazhdon të qëndrojnë me orar të zgjatu...
Bota
21 Dhjetor 2022, 08:00
Zvonko Veselinoviç
KOSOVË- Zvonko Veselinoviç, u lind në Mitrovicë. Që në fillim të viteve 2000 është...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:58
Xhelal Sveçla
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka akuzuar kryetarin e Listës S...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:57
Foto Ilustruese
AFGANISTAN- Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë dënuar vendimin e qeverisë së Afganistanit të udhëhequr nga...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:49
KOSOVË- Kosova e ka në agjendë dhe po zhvillon punime për çështjen e blerjeve të dronëve të prodhimit turk, Bayra...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:46
Donald Trump
TIRANË- Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të publikojë dosjet pjes&...
Bota
21 Dhjetor 2022, 07:31
a.l
Shpërthim në veri
KOSOVË- Orët e para të mëngjesit të sotëm janë raportuar dy shpërthime me bomba të...
Bota
20 Dhjetor 2022, 22:00
A.B
Antarktida
SHBA- Nëse mendoni se pak ajër i ftohtë dhe borë mund të forcojnë humorin tuaj për pushime, NASA thot&eu...