22 Dhjetor 2022, 22:54
Nga k.m.
Foto ilustruese
Forcat e sigurisë të talibanët përdorën forcë dhe arrestuan disa persona, teksa shpërndan protestën e grave afgane, të organizuar kundër ndalesës që ato të studiojnë në universitete. Talibanët njoftuan për ndalesën që gratë të ndjekin shkollimin në universitete më 20 dhjetor, përmes një letre që Ministria e Arsimit iu dërgoi institucioneve të arsimit të lartë. Ky vendim u dënua nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara.
Një grup prej afër 50 grash të veshura me hixhabë dhe disa duke mbajtur maska, u mblodhën në kryeqytetin afgan, Kabul, më 22 dhjetor për të protestuar paqësisht kundër vendimit. Ato brohoritën slogane kundër ndalesës, por u sulmuan dhe protesta u shpërnda nga forcat e sigurisë së talibanëve, thanë për Radion Evropa e Lirë pjesëmarrëset dhe dëshmitarët.
Pjesëmarrëset në protestë kishin planifikuar që të mblidheshin jashtë ndërtesës së Universitetit të Kabulit, që është institucioni më i madh dhe më prestigjioz i edukimit në Afganistan. Por, ato ndryshuan vendin e protestës, pasi një numër i madh i forcave të sigurisë u dislokuan para këtij universiteti.
Basira, që ishte pjesëmarrëse në protestë, i tha REL-it se forcat e sigurisë rrahën disa nga pjesëmarrëset dhe i arrestuan, ndërsa të tjerat arritën të largoheshin. Raportohet se edhe një numër i gazetarëve që po mbulonin protestën, janë arrestuar.
“Fatkeqësisht, talibanët sërish e shndërruan protestën tonë në dhunë”, tha ajo.
Ajo shtoi se nuk e di numrin e saktë të grave të arrestuara, por tha se e di që një grua e quajtur Zahra Mandaj është arrestuar së bashku me katër gra të tjera. Autoritetet talibane nuk kanë komentuar për këtë incident, por Ministria e Arsimit të Lartë, në qeverinë talibane, ka mbrojtur vendimin për ndalimin e shkollimit të grave në arsimin e lartë.
Nida Mohammad Nadim tha gjatë një interviste për televizionin afgan se ndalesa ishte e domosdoshme për të parandaluar përzierjen e studentëve me studentet në universitete, sepse ai beson se disa prej lëndëve që jepeshin në këto universitete shkelin parimet e islamit. Ai po ashtu tha se studentet kanë injoruar instruksionet islamike, përfshirë edhe mënyrën e veshjes, dhe po ashtu nuk kanë respektuar rregullin që të shoqërohen nga një familjar mashkull sa herë që udhëtojnë.
“Ato po visheshin sikur të shkonin në dasma. Këto vajza nuk kanë ndjekur rregullin e hixhabit”, tha ai.
Autoritetet po ashtu kanë bërë të ditur se vendimi për ndalimin e shkollimit të grave në universitete do të jetë në fuqi deri në një njoftim të ri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se talibanët po tentojnë të dënojnë gratë afgane “me një të ardhme të errët dhe pa mundësi” duke ua pamundësuar atyre që të ndjekin shkollimin në universitete.
Më 22 dhjetor, Turqia dhe Arabia Saudite u bënë shtetet e fundit me shumicë myslimane që dënuan vendimin e talibanëve. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga talibanët që të tërheqin menjëherë vendimin. Shtetet e Grupit Shtatë (G7) po ashtu thanë se ndjekja në bazë gjinore përbën krim kundër njerëzimit, duke dënuar fuqishëm vendimin për ndalimin e grave që të shkollohen në universitete./REL
talibanët
Bota
22 Dhjetor 2022, 22:36
k.m.
Shefi i Agjencisë Federale të Inteligjencës gjermane, Bruno Kahl
Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të sh&...
Bota
22 Dhjetor 2022, 22:16
k.m.
Foto ilustruese
TETOVË- Edhe pse në mëngjes dyshohej për vetëvrasaje, pas hetimeve, 16-vjeçari i gjetur i pajet&...
Bota
22 Dhjetor 2022, 21:08
F.M
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një 14-vjeçar është sulmuar sot në veri, në Lagjen “Kroi i Vitakut” në veri t...
Bota
22 Dhjetor 2022, 20:00
d.a.
Kuvendi i Kosoves
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka miratuar të enjten në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sekto...
Bota
22 Dhjetor 2022, 19:33
d.a.
Zelenskyy
SHBA- Kritikët e krahut të djathtë në SHBA kanë qortuar presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky për veshjen ...
Bota
22 Dhjetor 2022, 19:37
d.a.
Eva Kaili
BELGJIKË- Eurodeputetja greke Eva Kaili do të qëndrojë edhe një muaj në burg, ashtu siç vendosën dhe n...
Bota
22 Dhjetor 2022, 19:28
d.a.
Svecla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se situata e sigurisë në veri të...
Bota
22 Dhjetor 2022, 19:13
d.a.
Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i tha Zërit të Amerikës se Asociacioni i k...
Bota
22 Dhjetor 2022, 19:02
d.a.
Zelenskyy dhe Biden
SHBA- SHBA do të bëjnë për Ukrainën gjithçka që është në fuqinë e tyre, siguro...
Bota
22 Dhjetor 2022, 18:51
d.a.
Lufta ne Ukraine
UKRAINË- Tronditëse janë gjetjet e një hetimi tetë-mujor nga gazetarët e "New York Times" (N...