All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Temperaturat rekord në vitin 2023 japin sinjal alarmi

Që nga muaji qershor të këtij viti Copernicus Climate Change Service (C3S) çdo muaj po mat temperatura të reja rekord: pason përkatësisht muaji duke u konsideruar si më i nxehti - korriku, gushti, shtatori e tani edhe tetoti – i të gjitha kohërave. Që edhe nëntori e dhjetori 2023 sërish do të shënojnë temperatura rekord, kjo konsiderohet tashmë si e sigurtë. Jo vetëm në ajër, por edhe temperatura e sipërfaqes së detrave sivjet shpallet si vlerë rekord.

16 Nëntor 2023, 08:20 Nga a.l
Temperaturat rekord në vitin 2023 japin sinjal alarmi
Temperatura
All - Paragraf - 1

Tetori 2023 në mbarë botën ishte muaji më i nxehtë i matur ndonjëherë. Sipas shërbimit të BE-së për ndryshimin e klimës, Copernicus, temperatura mesatare e sipërfaqes globale ishte 1,7 gradë mbi temperaturën mesatare të vlerësuar për tetorin përpara fillimit të industrializimit (periudha e refrencës vitet 1850-1900).

Që nga muaji qershor të këtij viti Copernicus Climate Change Service (C3S) çdo muaj po mat temperatura të reja rekord: pason përkatësisht muaji duke u konsideruar si më i nxehti - korriku, gushti, shtatori e tani edhe tetoti – i të gjitha kohërave. Që edhe nëntori e dhjetori 2023 sërish do të shënojnë temperatura rekord, kjo konsiderohet tashmë si e sigurtë. Jo vetëm në ajër, por edhe temperatura e sipërfaqes së detrave sivjet shpallet si vlerë rekord.

"Ne mund të themi me siguri të madhe, se 2023 është viti më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve të temperaturës dhe ndërkohë kemi 1,43 gradë mbi mesataren e periudhës para industrializimit", thotë Samantha Burgess, zëvendësdrejtore e C3S. Bashkë me të dhënat e këshillit për klimën IPCC, rezulton, se tetori 2023 ishte "tetori më i nxehtë në më shumë se 125.000 vjet", shkruan Burgess në platformën e internetit Linkedin. IPCC ndryshe nga C3S i referohet edhe vlerave të matjes së shufrave të akullit që nxirren duke shpuar shtresat e akullnajave, rrathët e pemëve dhe kalçifikimeve në korale.

Emisionet e efektit serë në nivele rekord

Drejtori i Copernicus Carlo Buontempo thotë, se është e qartë, që "temperaturat rekord sivjet japin një sinjal alarmi!" Për të minimizuar rrezikun e botës që po ngrohet gjithnjë e më shumë, duhet të pakësohen radikalisht emisionet e efektit serë - "e kjo duhet të ndodhë shumë shpejt. Ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë dijen që posedojmë dhe politika si dhe zakonet e mënyra jonë e sjelljes duhet të përshtaten me këtë domosdoshmëri", thotë Buontempo në bisedë për DW.

Si një ndër shkaqet për vitin e nxehtë 2023 konsiderohen emisionet e larta të efektit serë përmes djegies nga përdorimi i energjisë fosile. Në vitin 2022 ato arritën një nivel të lartë rekord në mbarë botën, sipas World Meteorological Organization (WMO). Vetëm emisionet e dioksidit të karbonit CO2, sipas këtyre të dhënave, kanë qenë rreth 50 përqind më shumë se niveli i paraindustralizimit dhe ato do të rriten edhe më tej në vitin 2023.

Aktualisht sipërmarrjet e mëdha të regjistruara në bursë po i ngadalësojnë masat e tyre për dekarbonizimin, sikurse tregon Net-Zero-Tracker – një analizë e sipërmarrjes së të dhënave MSCI. Ekziston rreziku, që për këtë arësye të ketë më shumë emisione, nga 1,5 grad që është objektivi i lejueshëm, thuhet më tej.

Sipas raportit të fundit vjetor të Programit të OKB-së për Mjedisin (UNEP) 20 vendet më të rëndësishme të nxjerrjes së naftës dhe gazit, ndër to SHBA, Kina, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë që deri në vitin 2030 të nxjerrin edhe më shumë naftë, gaz e qymyr, që si rrjedhojë mund ta çonte ngrohjen globale në  mbi 2 gradë.

"El-Niño" vetëm pjesërisht përgjegjës për temperaturat rekord të 2023

2023 është edhe viti i së ashtuquajturës dukuria "El-Niño". Kjo dukuri e motit që përsëritet ka bërë që të ngrohet temperatura e sipërfaqes së Oqeanit Paqësor në pjesën lindore. Por megjithatë temperaturat e sivjetme rekord nuk shpjegohen dot vetëm me dukurinë "El-Niño", thotë për DW drejtori i Copernicus Buontempo.

"Nga sinjalet e temperaturës vetëm një pjesë ka të bëjë me rajonin e dukurisë "El-Niño", pjesa tjetër më e madhe vjen nga rajone të tjera. Ajo që ka ndodhur sivjet në Kanada, SHBA apo Europë nuk ka të bëjë me "El-Niño" por me ndryshimin e klimës të bërë nga dora e njeriut." Sivjet shumë shtete të Europës por edhe të Amerikës së Veriut u përballën sërish me të nxehtin rekord dhe me zjarre masive në pyje.

Objektivi për të mos lejuar ngrohjen globale me më shumë se 1,5 grad me ritmet aktuale duket se do të jetë i vështirë të realizohet. Por nëse nuk arrihet ky objektiv rrezikon të ketë pasoja në shumë drejtime. Numri i vdekjeve nga të nxehtit në të ardhmen mund të rritej me 370 përqind – edhe sikur rritja e temperaturës mesatare globale të mbetej nën 2 grad. Këtë e venë në dukje studiueset dhe studiuesit në një raport të ri në revistën shkencore "The Lancet".

Më shumë viktima dhe dëme prej motit ekstrem

Në mbarë botën njerëzit sot përballen me të nxehtit ekstrem dy herë më shumë se në periudhën 1986 deri më 2005. Të nxehtit në rritje bën, që të punohet më pak ose të bëhet më pak stërvitje në natyrë. Në Gjermani p.sh. në vitin 2022 nga të nxehtit ka pasur 34 milionë orë pune më pak. Po ashtu nga të nxehtit në mbarë botën shtohet rreziku për zjarre dhe përhapjen e sëmundjeve infektive tropikale.

Por edhe reshjet ekstreme, që po shpeshtohen prej ndryshimit të klimës të shkaktuar nga njeru, krijojnë viktima dhe dëme me vërshime e përmbytje që shkatërrojnë infrastrukturën e bujqësinë./DW

el nino

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen