23 Dhjetor 2022, 11:50
Nga l.S

KOSOVË- Pas tensioneve në veri të Kosovës, disa gazetarë të mediave vendase kanë rënë pre e sulmeve nga disa persona të maskuar.
Gazeta Sinjali shkruan se pre e dhunës ka rënë edhe punëtori i një kompanie që merret me tregtimin e artikujve të bujqësisë, kopshtarisë, ngrohjes dhe ftohjes. Mësohet se paraditen e djeshme, 46-vjeçari, F.I., teksa po udhëtonte për të shpërndarë mallin në komunat e pjesës veriore të Kosovës, dyshohet se është kërcënuar me armë zjarri nga 4 persona të maskuar në Leposaviç, të cilët i kanë dëmtuar edhe automjetin.
Menjëherë pas ngjarjes, viktima ka shkuar në Mitrovicën e Jugut, nga ku ka denoncuar edhe rastin te organet e hetuesisë. Sakaq, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe që çojnë në identifikimin e autorëve të dyshuar. Autorët akuzohen për veprat penale, 'Kanosje' dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’.
Kujtojmë se janë bërë 14 ditë që nga momenti kur grupe të serbëve lokalë të veriut, në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit serb, i cili dyshohet për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor, Dejan Pantiç, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak.
Autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë kapacitete për heqjen e barrikadave por, se janë duke i dhënë kohë misionit të NATO-s dhe KFOR-it, që ta bindë komunitetin lokal që t’i zhbllokojë vetë rrugët.
kosove
Bota
23 Dhjetor 2022, 09:53
a.l
BND
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të saj të inteligjencës së ja...
Bota
23 Dhjetor 2022, 09:46
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i është kthyer punës në Kiev pas vizitës së ti...
Bota
23 Dhjetor 2022, 09:33
a.l
Wagner
KOREJA E VERIUT- Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ka mohuar një raportim mediatik ku pretendohej se kishte furnizuar me mu...
Bota
23 Dhjetor 2022, 09:08
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
TIRANË- Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Ja...
Bota
23 Dhjetor 2022, 08:46
I.A
Bedri Elezi
TIRANË- Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se grupet kriminale në veri të Kosovës kanë rrëmbyer 6 g...
Bota
23 Dhjetor 2022, 08:37
I.A
Bedri Elezi
TIRANË- Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi deklaroi se 6 gra serbe janë rrëmbyer në veri të Mitrovicës dhe dys...
Bota
23 Dhjetor 2022, 08:27
I.A
Nino Calabro dhe Francesca Di Dio
ANGLI- Një çift i ri sicilian janë cilësuar nga mediat italiane si viktimat e një vrasjeje tro...
Bota
23 Dhjetor 2022, 08:24
f,m,d,a
Policia greke
GREQI- Një 15-vjeçar është përdhunuar në grup nga shokët e tij të klasës, për një mu...
Bota
23 Dhjetor 2022, 08:07
a.l
Porsche
SHBA- Porsche do të zëvendësojë benzinën me ajër dhë ujë.Prodhuesi i automjeteve ka mbushur një G...
Bota
23 Dhjetor 2022, 07:37
a.l
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump është zbuluar se ka kryer një komplot të jashtëligjshëm për të ...