Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të paktën 59 njerëz u vranë dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, në orët e hershme të së dielës, thanë autoritetet.
MAQEDONI E VERIUT - Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u zgjuan të hënën për ta nisur mbajtjen e një jave të gjatë të zisë kombëtare, një ditë pas zjarrit vdekjeprurës në një klub nate që tronditi vendin duke vrarë dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.
Të paktën 59 njerëz u vranë dhe 155 të tjerë u lënduan si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, në orët e hershme të së dielës, thanë autoritetet.
Autoritetet kanë premtuar hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe kanë arrestuar dhjetëra të dyshuar në lidhje me zjarrin, përfshirë zyrtarë qeveritarë.
Çfarë ndodhi në klubin e natës?
Zjarri në klubin e natës në Kocan shpërtheu në orët e hershme të të dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë, thanë autoritetet.
Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa bendi ADN po përformonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia prej llamarine e klubit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.
Deri më tani janë identifikuar 35 viktima – prej tyre 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi. Mbi 155 persona janë shtruar në spitale - kryesisht në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, tha se 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Më shumë se 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare, sipas ministrit të Brendshëm, Pance Toskovski. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi, thanë autoritetet.
Hetimi
Autoritetet maqedonase premtuan hetim të shpejtë dhe të plotë, duke thënë se po sigurohet dokumentacioni për diskotekën e djegur, si dhe për personat e dyshuar të lidhur me zjarrin. Kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, tha se pesë prokurorë janë angazhuar për ta hetuar ngjarjen.
"Për momentin, janë lëshuar urdhra për mbledhjen e provave" dhe po merren në pyetje persona, tha Kocevski.
Toskovski tha se autoritetet kanë arrestuar anëtarë të grupit muzikor, djalin e pronarit të klubit dhe zyrtarë qeveritarë. Ai shtoi se kanë identifikuar 20 të dyshuar në lidhje me zjarrin, 15 prej të cilëve janë në mbajtje.
Në mesin e të arrestuarve është edhe menaxheri i klubit të natës “Pulse”. Klubi i natës nuk kishte licencë të vlefshme, sipas Toskovskit.
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se licenca ishte lëshuar në mënyrë të paligjshme nga Ministria e Ekonomisë dhe premtoi se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.
"Pavarësisht se kush janë, nga cila institucion, nga çfarë niveli, nga cila parti apo profesion", tha Mickoski./REL
Arbër Ademi MAQEDONIA E VERIUT- Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, pas ngjarjes tragjike në Koçan, në një konfere...
Foto ilustruese SHBA - Uashingtoni ndërkohë ka adresuar parajmërime të qarta ndaj Iranit dhe Rusisë. Këto janë...
Foto ilustruese SHBA - Që nga takimi mes përfaqësuesve të SHBA dhe Ukrainës në qytetin saudit, Xhida ka s...
Andrej Lazarov MAQEDONI E VERIUT - Andrej Lazarov, një futbollist profesionist 25-vjeçar, vdiq si hero në orët e para të së...
Foto ilustruese GJERMANI - Në Dresden, një qytet barok me famë botërore, më 11 shtator të vitit të kaluar, një...
Flamujt në gjysmë shtizë MAQEDONIA E VERIUT- Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e para të m&e...
foto ilustruese JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani thanë se kishin sulmuar sot aeroplanmbajtë...
foto nga ndezja e qirinjve dhe vënia e luleve MAQEDONI E VERIUT- Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në qendrën e ...
bartolomeu STAMBOLL- Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka dërguar ngushëllimet presidentit të Maqedonisë së Veriut&nb...
foto ilustruese SHKUP- Në klinikën Urgjente të Kirurgjisë në kompleksin “Nënë Tereza” gjatë ditës ...