20 Qershor 2022, 11:28
Nga j.c
Miliç Minja Sakoviç
MALI I ZI- Ditën e premte është ekzekutuar në një atentat mafioz në Budva Miliç Minja Sakoviç, një nga anëtarët e lartë të klanit mafioz malazez “Skaljar“.
Për shkak të luftës së gjatë mes klanit "skalping" dhe "Kavac", Sakoviç ishte shumë i kujdesshëm. Ai dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar.
Policia e Beogradit ishte në kërkim të Miliq Shakoviçit me dyshimin se ai ka marrë pjesë në ekzekutimin e liderit të tifozëve të Partizanit, Aleksandar Stankoviç, i njohur ndryshe si Sale Mutavi, i cili u vra më 13 tetor 2016 në Beograd.
Sipas mediave malazeze, vendi ku u ekzekutua 35-vjeçari ka të bëjë me shumë vrasje mafioze dhe quhet “trekëndëshi fatal i Budvës.”
Trekëndëshi i Budvës
Sakoviç u vra më 17 qershor rreth orës 23.30 në restorantin Budva “Korkovado”. Vrasësi iu afrua teksa ishte duke darkuar me miqtë dhe qëlloi të paktën 8 herë në drejtim të tij.
Trekëndëshi fatal i Budvës
Trekëndëshi fatal i Budvës, pra hapësira mes hoteleve “Mogren” dhe “Avala” dhe parkingut në sheshin e Diellit, ishte fatal për shumë djem “të mafias”. Viktima e parë u shënua më 1 shtator 1991, kur u vra Vlastimir Zecevic, i njohur si Micko Talijan nga Kotorri. I plagosuri rëndë Zeçeviç arriti të shkonte në makinën e tij dhe të shkonte në spital vetë, ku ndërroi jetë nga pkagët e marra.
Tre vjet më vonë, më 4 gusht 1994, vetëm 50 metra nga vendi ku u vra Zeçeviçi, në parkingun përballë hyrjes së hotelit Avala, në një shpërthim shkatërrues të një Volksëagen Karado, u vra 27-vjeçari Boro Nedoviç nga Berane. Trekëndëshi i përgjakur mori viktimën e tretë më 27 shkurt 1997, Radoslav Rako Stanišić, 48 vjeç, i njohur si Raka Dillinger, u vra nga një armë automatike pranë “Mogren” .
Gjysmë viti pas atij krimi, shoku i Dillinger-it, Gjorgje Minja Bećir 47 vjeç nga Cetinja, u vra jo shumë larg atij vendi . Natën mes 4 dhe 5 gushtit 1997, një snajper goditi për vdekje Beqirin, i cili ndodhej në makinën e tij “Mazda”. Në ditën e fundit të majit të vitit 2002, në qendër të Budvës, u vra Blagota Baja Sekulić një orë pas mesnate, 37-vjeçari u qëllua në “grand cheroke” e tij. Ekzekutori që qëlloi me 20 plumba vdekjeprurës ndaj tij nuk u gjet kurrë.
Në fillim të gushtit 2008, Goran Pejoviq nga Nikshiqi u vra teksa ishte ulur me shokët e tij në tarracën “Palme” në qendër të Budvës dhe u plagos shoku i tij Vojkan Inić . Millosh Vidaković nga Panceva u vra në ditët e para të korrikut 2013 nën muret e qytetit të vjetër të Budvës. Vrasësi i është afruar dhe e ka qëlluar me 5-6 plumba në shpinë dhe më pas ka ikur.
Edhe për Goran Gjuriçkoviqin nga Budva më 27 tetor 2015 u qëllua teksa po ecte para restorantit të tij “Old Fisherman’s Pub”. Në vendin ku ndodhi ekzekutimi janë gjetur tre gëzhoja. Përveç trekëndëshit të përgjakshëm të Budvës, vende të tjera, plazhe dhe vendbanime të asaj bashkie bregdetare ishin skenë e përplasjeve mafioze dhe likuidimeve ekzekutimeve brutale, të cilat kryesisht mbetën të pazbuluara.
miliç minja sakovic
Bota
20 Qershor 2022, 10:47
d.d
Foto ilustruese
UKRAINË-Banorët e Kievit, kanë filluar të kthehen në normalitëet, pas pothuajse katër muaj lufte n&...
Bota
20 Qershor 2022, 11:01
j.c
Gustavo Petra
KOLUMBI- Gustavo Petro, ish-kryebashkiaku i Bogotas dhe ish-luftëtar rebel, është bërë presidenti i parë i majt...
Bota
20 Qershor 2022, 10:48
j.c
Foto ilustruese
MBRETËRIA E BASHKUAR- Shefi i ri i ushtrisë britanike paralajmëron për luftë. Gjenerali Sir Patrick Sanders t...
Bota
20 Qershor 2022, 10:44
d.d
KOSOVË-Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, ka paralajmëruar të h&eu...
Bota
20 Qershor 2022, 10:17
d.d
Annalena Baerbock
LUKSEMBURG-Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Annalena Baerbock, u shpreh se Gjermania po mbështet...
Bota
20 Qershor 2022, 10:28
F.M
Garda në Kosovë
KOSOVË- Kosova ka nisur përgatitjet për mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të K...
Bota
20 Qershor 2022, 09:57
d.d
Josep Borrell
BRUKSEL-Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian Josep Borrell i BE-së, tha se bllokada e Rusisë për eksportin...
Bota
20 Qershor 2022, 09:36
d.d
Bruno Le Maire
FRANCË-Ministri francez i Financave Bruno Le Maire, i ka quajtur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare një “shok demokratik...
Bota
20 Qershor 2022, 09:15
d.d
Pavlo Vyshebaba
UKRAINË- Pavlo Vyshebaba hyri në ushtri që ditën e parë që forcat ruse nisën sulmit në Ukrain&...
Bota
20 Qershor 2022, 09:13
Shtëpia në flakë, Gjakovë
KOSOVË- Një fëmijë më aftësi të kufizuara ka humbur jetën pasi sht&eu...