Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
U arrestuan në demonstratat në mbështetje të Imamoglut, lirohen 14 të rinjtë në Turqi, akuzoheshin për fyerje ndaj presidentit Erdogan
Të gjithë ata ishin arrestuar gjatë demonstratave në mbështetje të kryetarit të bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu, një kundërshtar politik i Erdoganit, arrestimi i të cilit më 19 mars shkaktoi një lëvizje protestash të paprecedentë në Turqi.
30 Maj 2025, 19:44Nga N.F
Erdogan
TURQI- Një gjykatë në Stamboll urdhëroi sot lirimin e 14 të rinjve të cilët ishin ndaluar që nga fundi i marsit me akuzën e fyerjes së presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Të gjithë ata ishin arrestuar gjatë demonstratave në mbështetje të kryetarit të bashkisë së qytetit, Ekrem Imamoglu, një kundërshtar politik i Erdoganit, arrestimi i të cilit më 19 mars shkaktoi një lëvizje protestash të paprecedentë në Turqi.
Megjithatë, duhet theksuar se gjyqësori turk nuk i hoqi akuzat e ngritura kundër 14 të rinjve, shumë prej të cilëve janë nën 20 vjeç. Sipas opozitës turke, më shumë se 300 të rinj janë ndaluar në muajt e fundit, zakonisht me akuza për pjesëmarrje në tubime të paligjshme. Shumica u liruan në prill, duke qenë se shumë prej tyre ishin studentë dhe vazhdimi i burgosjes së tyre do të dëmtonte studimet e tyre.