LIVE UPDATES
Bota

U godit nga rrufeja, ndërron jetë 64-vjeçarja në Prevallë të Kosovës

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Radion Evropa e Lirë se rreth orës 12:14 është raportuar për një incident ku rrufeja ka goditur pesë persona, katër prej të cilëve morën lëndime më të lehta.

18 Gusht 2024, 14:39 Nga M.B
U godit nga rrufeja, ndërron jetë 64-vjeçarja në
Prevallë, Prizren.

KOSOVA- Një grua ka vdekur nga plagët e marra pasi u godit nga rrufeja mesditën e 18 gushtit në Prevallë të Prizrenit, konfirmuan nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Radion Evropa e Lirë se rreth orës 12:14 është raportuar për një incident ku rrufeja ka goditur pesë persona, katër prej të cilëve morën lëndime më të lehta.

“Gruaja që ishte në gjendje më të rëndë u dërgua në emergjencë në Prizren.Për shkak të plagëve të marra nga rrufeja, ajo ka ndërruar jetë”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Nga Policia thanë se viktima, 64-vjeçare, ishte nga komuna e Ferizajt. Prevalla është një vendpushim skijimi dhe fshat turistik, i cili është afërsisht 30 kilometra larg Prizrenit./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi