LIVE UPDATES
Bota

Vizita e Macron në SHBA do ti japë fund "ftohjes" mes dy vendeve

Presidenti i Francës Macron zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA. Kjo vizitë do t’i japë fund zyrtarisht ftohjes mes dy vendeve dhe mund të artikulojë afërsinë gjermano-franceze.

1 Dhjetor 2022, 10:30 Nga d.a.
Vizita e Macron në SHBA do ti japë fund "ftohjes" mes dy
Biden dhe Macron

SHBA- Këtë të enjte (01.12) në Shtëpinë e Bardhë ka një program nderi për vizitën e parë shtetërore zyrtare të një presidenti të huaj qëkurse Joe Biden ka marrë postin në janar 2021. Do të dëgjohen himnet kombëtare franceze dhe amerikane. Ushtria sipas traditës do të shtjerë 21 herë me top dhe krerët e ushtrisë do të salutojnë me nderime ushtarake presidentin francez Emmanuel Macron dhe mikpritësin e tij Biden. "Kjo është një vizitë e rëndësishme për ne, gjatë së cilës nuk është fjala vetëm për drejtim, por edhe për partneritet", tha një zëdhënës i pallatit Elysée për mediat në prag të kësaj vizite. "Ne do të angazhohemi në të edhe për projektet gjermano-franceze dhe interesat europiane." Kësisoj vizita  mund të artikulojë edhe unitetin sa u përket  marrëdhënieve gjermano-franceze, të cilat kanë pasur së fundi disa fërkime.

"Udhëtimi i Macron-it pritet t'i japë fund edhe episodit të pakëndshëm të të ashtuquajturit Aukus-Deal, ndonëse kjo nuk mund të harrohet plotësisht", thotë Yves Boyer për DW. Ai është specialist për marrëdhëniet transatlantike dhe profesor në Ecole Polytechnique të Parisit. Aukus është një marrëveshje e shtatorit 2021, sipas së cilës SHBA dhe Britania e Madhe do të mbështesin Australinë për zhvillimin dhe përdorimin e nëndetësve atomike. Në fakt kantjeri francez Naval Group do të duhej të furnizonte Australinë, dhe Parisi nuk ishte informuar paraprakisht për Aukus – ndonëse akordi francezo-australian duhej të tërhiqej. Ministri i atëhershëm i Jashtëm i Francës Jean-Yves Le Drian e quajti Aukus "një goditje pas shpine". Përkohësisht Franca e tërhoqi ambasadën nga SHBA-ja dhe Australia. Por toni tashmë është qetësuar gjatë vitit të kaluar dhe "Macron sërish do të mund të rikthejë rolin e Francës ,'aleates më të vjetër', sepse Franca nën Napoleon Bonaparte ia shiti shtetin e Louisianas, djepin e SHBA-së, Shteteve të Bashkuara të Amerikës", shpjegon Boyer.

Konsensusi gjermano-francez "shenjë e mirë për Europën"

Në agjendën e vizitës janë gjithashtu bisedime në fushën e studimeve hapësinore dhe bërthamore, sektorë, në të cilët Franca dhe SHBA kanë marrëveshje konfidenciale, thotë studiuesi. "Por Macron do të diskutojë me Biden edhe të ashtuquajturin 'Inflation Reduction Act' (IRA) e do të jetë zëdhënësi jozyrtar i BE-së, që do të minimizojë efektin e këtij ligji proteksionist", mendon Boyer. Kjo paketë prej 430 miliardë dollarësh e vendosur sivjet nga SHBA është një përzierje e uljes së taksave dhe subvencioneve, që duhet të financojë kryesisht sipërmarrjet e qendrueshme. Nga pala europiane kjo rregullore konsiderohet si proteksioniste – edhe sepse investimet synohet të tërhiqen në SHBA dhe qytetarët synohet të joshen për të blerë produkte si automjete elektrike të markave amerikane.

Gjermania dhe Franca javën e kaluar ranë dakord që të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e politikës industriale duke e cilësuar këtë si një "përgjigje e fortë europiane ndaj IRA-s". Yann Wernert, Policy Fellow në qendrën Jacques Delors në Berlin e vlerëson këtë akord. "Eshtë impresionuese, që është arritur kjo ujdi mes Gjermanisë dhe Francës. Gjermania tradicionalisht i përmbahet mbrojtjes së tregtisë së lirë, ndërkohë që Franca është më e hapur kundrejt proteksionizmit", komenton ai në bisede për DW. "Një konsensus i tillë është një shenjë e mirë për Europën, pasi së fundi ka pasur dukshëm tension në raportin gjermano-francez." Franca dhe Gjermania, si dy fuqitë ekonomike të BE-së, konsiderohen si motori i saj.

Modeli ekonomik i Gjermanisë konsiston fuqishëm tek eksportet, dhe vendi ka vepruar në të kaluarën sipas motos "ndryshim përmes tregtisë", p.sh. duke iu referuar Kinës dhe Rusisë. Por që pas invazionit rus në Ukrainë kjo politikë kritikohet ashpër jo vetëm në Francë, por ka krijuar edhe në Gjermani varësi problematike nga gazi rus.

Pozita në NATO

Edhe sa i përket pozicionimit në aleancën mbrojtëse NATO të dominuar fort prej SHBA-së deri më sot dukej qartë kontrasti gjermano-francez. "Në shtypin francez shpesh ndihet një farë distance ndaj NATO-s", mendon eksperti Wernert. "Gjermania është më afër SHBA-së, shqetësimi nga një ftohje transatlantike është më i madh. Gjermania tregohet më e rezervuar ndaj nismave europiane të mbrojtjes dhe nuk do të riskojë ndonjë thyerje me NATO-n." Ndërsa Macron angazhohet fort për një politikë të BE-së për mbrojtjen dhe gjatë mandatit të tij të parë I turbulloi ujërat, kur e cilësoi NATO-n si me "tru të vdekur".

Por edhe ky kontrast tashmë duket të jetë tejkaluar, gjë që do të dalë në pah edhe gjatë vizitës së Macron-it në SHBA, thekson historiania Nicole Bacharan, eksperte për marrëdhëniet transatlantike në fondacionin e Parisit për Shkencat Politike. "NATO u rigjallërua nga lufta e Putinit – është e qartë, se ajo është e nevojshme", thotë Bacharan për DW. "Në Europë do të dislokohen së shpejti edhe 300.000 ushtarë shtesë të NATO-s." Uashingtoni përmes ftesës që i ka bërë Francës e pranon rëndësinë e aleancës amerikano-europiane. "Në kohë krizash prioritet ka unanimiteti", thekson ekspertja. Presidenti Biden në shtator 2021 gajtë takimit me Macron në Romë për herë të parë e pranoi zyrtarisht, që nisma europiane e mbrojtjes është e rëndësishme dhe plotësuese për NATO-n./DW/

macron ne shba takimi biden-macron

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen