LIVE UPDATES
Bota

Vrasja e oficerit të lartë të inteligjencës ukrainase në Kiev, Ukraina eleminon dy agjentët e huaj që punonin për Rusinë: I rezistuan arrestimit

Policia kombëtare e Ukrainës tha se dy agjentët e vrarë ishin qytetarë të një vendi të huaj, pa dhënë detaje të mëtejshme, ndërkohë nga Moska nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme lidhur me rastin.

13 Korrik 2025, 16:28 Nga r.ll
Vrasja e oficerit të lartë të inteligjencës ukrainase
pamje nga vrasja e oficerit ukrainas

KIEV- Ukraina tha se dy agjentë që punonin për Rusinë janë vrarë pasi një oficer i lartë i inteligjencës ukrainase u qëllua për vdekje të enjten. Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Malyuk, tha në një deklaratë me video se dy agjentë që punonin për shërbimin e sigurisë së Rusisë, FSB, ishin gjurmuar dhe eleminuar pasi i rezistuan arrestimit të dielën në mëngjes.

Vrasja e tyre vjen pasi Kolonel Ivan Voronych u qëllua disa herë në një parking makinash në Kiev në mes të ditës, pasi iu afrua një sulmues i paidentifikuar i cili iku nga vendi i ngjarjes. Të dielën, policia kombëtare e Ukrainës tha se dy agjentët e vrarë ishin qytetarë të një vendi të huaj, pa dhënë detaje të mëtejshme, ndërkohë nga Moska nuk pati asnjë përgjigje të menjëhershme lidhur me rastin.

Pamjet e kamerave të sigurisë të incidentit më 10 korrik - të verifikuara nga agjencia e lajmeve Reuters - treguan një burrë që po dilte nga një ndërtesë në lagjen jugor Holosiivskyi të Kievit pak pas orës 09:00 sipas orës lokale, ndërsa një burrë tjetër vrapoi drejt tij. SBU tha të dielën se të dyshuarit kishin ndjekur lëvizjet e Kolonel Voronych para sulmit dhe iu dërguan koordinatat e një vendi të fshehur ku gjetën një pistoletë me silenciator.

Thuhet se pasi qëlluan për vdekje kolonelin, ata u përpoqën të "fshiheshin", por u kapën pas një hetimi të përbashkët me policinë kombëtare. SBU-ja përqendrohet kryesisht në sigurinë e brendshme dhe kundërzbulimin, ashtu si MI5 e Mbretërisë së Bashkuar. Por ajo ka luajtur një rol të spikatur në sulmet sabotuese dhe vrasjet thellë brenda Rusisë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Burime brenda shërbimeve të sigurisë së Ukrainës i thanë BBC-së se SBU ishte përgjegjëse për vrasjen e gjeneralit të rangut të lartë rus Igor Kirillov në dhjetor 2024. Në prill, gjenerali Yaroslav Moskalik u vra në një sulm me bombë me makinë në Moskë, për të cilin Kremlini fajësoi Kievin.

Vdekjet e kësaj jave vijnë pasi sulmet ruse në Ukrainë kanë arritur nivele rekord. Të martën, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ishte përballur me sulmin më të madh ajror rus ndonjëherë. Në qershor, Ukraina regjistroi numrin më të lartë të viktimave civile mujore në tre vjet, sipas OKB-së. Luftimet kanë vazhduar gjithashtu në vijën e frontit, me ushtrinë ruse që po shënon përparime të ngadalta në Ukrainën lindore dhe po rimerr kontrollin e pjesës më të madhe të rajonit Kursk të Rusisë, të cilin forcat e Kievit e pushtuan në një ofensivë të papritur verën e kaluar. Përpjekjet për të negociuar një armëpushim në luftën më shumë se trevjeçare kanë dështuar.

ivan voronych lufta ukraine-rusi vasyl malyuk

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë