26 Prill 2023, 10:01
Nga f.i
Kenneth Law
BRITANI E MADHE- Zbulimi tronditës është bërë nga The Times ku një kuzhinier kanadez ka furnizuar të rinjtë në Britani me një helm vdekjeprurës për t’u mundësuar që të vrasin veten. Kenneth Law ka dy vjet që ua dërgon substancën njerëzve vulnerabël anembanë botës nga një zyrë postare pranë Torontos.
Në artikullin nga The Times thuhet se ai e shiti helmin në një faqe interneti të maskuar për të mashtruar autoritetet për qëllimin e tij të vërtetë. Mësohet se deri në shtatë vdekje, përfshirë katër në Mbretërinë e Bashkuar, janë të lidhura me helmin, që ende nuk është emërtuar. Personi më i vjetër që thuhet se ka vdekur ishte 38 vjeç dhe më i riu ishte 17 vjeç.
Law i tha një gazetari që paraqitej si një blerës vetëvrasës, ndërsa iu mburrej njerëzve se ai po bënte “punën e Zotit”. Ai gjithashtu pretendoi se e kishte dërguar produktin te “qindra” njerëz në MB. Më përpara në një përballje tjetër me një gazetar në një qendër tregtare në periferi të Torontos, ku po dorëzonte një sërë pakosh, Law tha: “Unë po shes një produkt”.
David Parfett, nga Maidenhead, babai i Tom, një 22-vjeçari që vrau veten pasi bleu helmin nga kompania e Law, tha pët The Times: Unë mendoj se ai është njeriu që i dha në mënyrë efektive një armë të mbushur djalit tim. Besoj se djali im do të ishte ende gjallë nëse nuk do të ishte ky njeri dhe kjo substancë. Mendoj se ai po luan Zotin. Ai me vetëdije po furnizon njerëzit me një substancë që t’u marrë atyre jetën dhe fiton një lloj kënaqësie të çoroditur.
Substanca, e cila ka shkaktuar të paktën 70 vdekje në MB dhe Evropë, është e ligjshme për t’u shitur – dhe ka përdorime të tjera, ndërsa mjekët kanë ngritur shqetësime për disponueshmërinë e saj në mënyrë të përsëritur. Ndihma për vetëvrasje është e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada dhe dënohet me deri në 14 vjet burg në të dy vendet.
Bota
26 Prill 2023, 09:44
f.i
Giampaolo Turazza dhe Vilma Vezzaro
ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një çift i moshuar u gjet&...
Bota
26 Prill 2023, 09:45
I.A
Avioni
GJERMANI- Tre avionë ushtarakë rusë që fluturonin pa sinjale transponder janë kapur në hapësirën ajrore nd&e...
Bota
26 Prill 2023, 09:33
I.A
Tucker Carlson
SHBA- Prezantuesi televiziv Tucker Carlson dhe Fox News kanë ranë dakord që rrugët e tyre të ndahen.
"Ne e fal&eum...
Bota
26 Prill 2023, 09:34
f.i
foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francën, pasi një vajzë 5-vjeçare ësht&e...
Bota
26 Prill 2023, 09:32
Gjermani
GJERMANI- Aksioni i doganës gjermane të martën ishte pjesë e një kontrolli të përgjithshëm kundër pun...
Bota
26 Prill 2023, 09:08
f.i
Tangaraju Suppiah
SINGAPOR- Singapori ka ekzekutuar një burrë për komplot për trafikimin e kanabisit, pavarësisht lutjeve p&e...
Bota
26 Prill 2023, 09:24
I.A
Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zbutur qëndrimet ndaj qeverisë Kurti. Në një intervistë...
Bota
26 Prill 2023, 09:15
I.A
Raketa
NORVEGJI- Një raketë kërkimore e lëshuar herët në mëngjes nga Suedia Space Corp (SSC) nga Qendra Hapësinore ...
Bota
26 Prill 2023, 09:03
Vladimir Putin
RUSI- Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dytë, atletët rusë janë duke shpresua...
Bota
26 Prill 2023, 08:54
f.i
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Ekspertët kanë arritur një ‘hap të rëndësishëm përpara’ në k...