LIVE UPDATES
Bota

Çertifikata e Gjelbërt Dixhitale, pasaportë për të udhëtuar brenda BE.-së

17 Mars 2021, 16:32 Nga DOSJA
Çertifikata e Gjelbërt Dixhitale, pasaportë për të

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian ka propozuar futjen në përdorim të pasaportave të koronavirusit që do t’u lejonin 450 milionë banorëve të udhëtonin lirisht deri në verë brenda bllokut prej 27 vendesh anëtare. Plani, i cili do të diskutohet javën e ardhshme gjatë samitit të udhëheqësve të BE-së, parashikon krijimin e çertifikatave të vaksinimit me qëllim lehtësimin e udhëtimit nga një vend anëtar tek tjetri. Tema është diskutuar prej javësh dhe ka rezultuar të ketë krijuar ndasi. Industria e udhëtimit dhe vendet e Evropës jugore që mbështeten tek turizmi, si Greqia dhe Spanja, kanë kërkuar futjen me shpejtësi të këtij mekanizmi, që mund të ndihmojë në shmangien e karantinave dhe detyrimit për t’u testuar.

“Të gjithë dëshirojmë që të fillojë sezoni turistik. Ne nuk mund të humbasim një sezon tjetër”, tha Zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian Vera Jourova për radion publike çeke. “Turizmi, dhe gjithashtu kultura dhe sektorë të tjerë që varen nga turizmi vuajnë shumë. Flitet për dhjetëra miliona vende pune“.

Tema është diskutuar për javë të tëra dhe ka shkaktuar përçarje.

Disa shtete anëtare, përfshirë Francën, argumentuan se do të ishte e parakohshme dhe diskriminuese të futen pasaporta të tilla pasi një shumicë e madhe e qytetarëve të BE-së nuk kanë pasur qasje tek vaksina deri më tani.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, më pak se 5% e qytetarëve evropianë janë vaksinuar plotësisht mes vonesave në shpërndarjen dhe prodhimin e vaksinave. Komisioni Evropian, megjithatë, beson se mund të arrijë objektivin e tij që 70% e popullsisë në moshë madhore të BE-së të vaksinohet deri në fund të verës.

Për të siguruar aderimin e të gjitha vendeve anëtare, komisioni propozoi që të ashtuquajturat Çertifikatat e Gjelbërta Dixhitale, të cilat duhet të jenë falas, do t’u jepen banorëve të BE-së të cilët mund të provojnë se janë vaksinuar, por gjithashtu edhe atyre që kanë rezultuar negativë në testimin për virusin ose që provojnë se janë rikuperuar prej tij.

“Vaksinimi nuk do të jetë një parakusht për të udhëtuar”, tha komisioni. “Të gjithë qytetarët e BE-së kanë një të drejtë themelore për lëvizjen e lirë në BE dhe kjo vlen pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo. Certifikata e Gjelbër Dixhitale do ta bëjë më të lehtë ushtrimin e kësaj të drejte, nëpërmjet edhe çertifikatave të testimit dhe rikuperimit”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se çertifikatat “do të ndihmojnë në rritjen e turizmit dhe ekonomive që mbështeten shumë tek ai”, ndërsa sektori i aviacionit i Evropës u kërkoi qeverive të BE-së të sigurohen që fletëkalimet të jenë gati në kohë për kulmin e sezonit të udhëtimeve verore.

Komisioni propozoi që të gjitha vaksinat e stampuara nga Agjencia Evropiane e Barnave duhet të njihen automatikisht, por gjithashtu u ofroi qeverive mundësinë për të përfshirë vaksina të tjera si vaksinën Sputnik të Rusisë ose Sinovac të Kinës, të cilat nuk kanë marrë autorizimin e BE-së.

Komisioni Evropian garantoi se “do të sigurohet një nivel shumë i lartë i mbrojtjes së të dhënave” dhe tha se certifikatat do të lëshohen në format dixhital për t’u treguar në telefonat inteligjent ose në letër.

Zyrtarët e BE-së shpresojnë gjithashtu që çertifikatat e vaksinave të bindin vendet anëtare të cilat kanë futur kufizime të udhëtimit që synojnë ngadalësimin e ritmit të infeksioneve të reja, për t’i hequr masat e tyre. Krahu ekzekutiv i BE-së ka paralajmëruar më parë gjashtë vende se masat e tyre kufizuese ndaj udhëtimit, të cilat në Belgjikë shkojnë deri në ndalimin e udhëtimeve jo-thelbësore, mund të dëmtojnë parimin thelbësor të BE-së për udhëtimin e lirë dhe mund të dëmtojnë tregun e lirë të përbashkët.

Komisioni tha se certifikatat duhet të pezullohen sapo Organizata Botërore e Shëndetësisë të deklarojë fundin e pandemisë së COVID-19.

Nëse bihet dakord nga udhëheqësit e BE-së, propozimi do të duhet të miratohet nga ligjvënësit e BE-së për të hyrë në fuqi.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pasporta e vaksimit pasporta e vaksimit

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty