“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Çfarë e lidh Hagën me Serbinë?! Shtëpia e Thaçit dhe e Veselit bastisen në të njëjtn ditë si para 27 viteve, nuk resht
6 Nëntor 2020, 11:48Nga DOSJA
KOSOVË- Ditën e sotme, EULEX-i, ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit të Hashim Thaçit dhe ish-kryetrait të Partisë Demokratike Kadri Veselit, të cilët aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit në Hagë.
Po pse bastisja ndodhi pikërisht në këtë ditë?
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka reaguar pas bastisjeve që ka kryer sot Specialja. Ai thotë se pikërisht në këtë ditë edhe para 27 viteve, Serbia ka bastisur shtëpinë e zyrtarëve të lartë.
Adil Behramaj thotë se në vitin 1993, në kohën kur bëhej përpjekja për formimin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, policia serbe kishte bastisur për një ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit. Ai thotë se asokohe ata kërkonin t’i arrestonin, ndërsa sot Specialja kërkon material për t’i gjykuar.
“Ka qenë viti 1993, kur policia serbe kishte bastisur në të njëjtën ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe atë të Kadri Veselit. Dytë në atë kohë ishin në kulmin e përpjekjeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, 27 vjet pas, sërish po bastisen përnjëherë shtëpitë e tyre. Por, atëherë i kërkonin për t’i arrestuar. Ndërsa, këta tjerët po kërkojnë material për t’i gjykuar. As pas gati tri dekadave nuk reshtën përpjekjet për t’i gjykuar themeluesit e UÇK-së”, ka thënë ai.
Tashmë Krasniqi, Thaçi, Veseli dhe Selimijanë të prangosur në Hagë. Një natë më parë, Dhoma e Specializuar konfirmoi aktakuzën kundër ish-presidentit Hashim Thaçit, dy ish-kryeparlamentarëve Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që aktualisht ndodhen në dhomat e paraburgimit. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka folur për situatën zgjedhore në SHBA. Në një intervistë për mediat gjermane ai është shprehur se gjëja më e ...
ITALI-Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Sardenjën Jugore të Italisë, ku një autobuz në të cilën ndodheshin disa emigrantë është përfshirë në një akisde...
SHBA -Amerika pas tre ditësh të përfundimit të procesit të votimit nuk ka ende një fitues të zgjedhjeve presidenciale. Amerikanët siç duket dhe në foto j...
Në një analizë të gazetës gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung të premten (06.11.) theksohet se megjithëse, zgjati me dekada, Hashim Thaçi, që deri t...
KOSOVË- Forcat policore të EULEX-it, kanë reaguar pas lajmit se gjenden në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës. Nëpërmjet një postimi në Facebook ata e ...
SHBA- Kandidati president për zgjedhjet e Amerikës, i cili po “lufton” me Donald Trump në zgjedhjet e SHBA 2020, ka pësuar tragjedi të pakonceptueshme në jetën ...
KOSOVË- Presidentja e përkohshme e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të detyrës ka vizituar dhe ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugo...
GREQI- Banorët e ishullit Samos në Greqi janë evakuar. mediat vendase bëjnë me dije se kjo ka ndodhru për shkak se pasgoditjet e tërmetit vazhdojnë ende dhe qyt...
SHBA- Dy djemtë e Presidentit amerikan Donald Trump kanë nxjerr irritimin e tyre në lidhje me votuesit republikanë në SHBA. Pasi rezultati i zgjedhjeve deri tan...