LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dëshmia rrëqethëse e Miço Konomit: Si e pashë ish-deputetin gjysmë të vdekur në burgun e Tiranës

24 Maj 2019, 11:19 Nga DOSJA
Dëshmia rrëqethëse e Miço Konomit: Si e pashë

TIRANË- Historia e panjohur e disidentit komunist, ish-deputetit të Kuvendit Popullor, Xhavit Qesja, i cili në vitin 1956 kur ishte student i Filozofisë në Moskë, përkrahu politikën e Hrushovit duke iu kundërvënë udhëheqjes komuniste të Tiranës. Përse nuk pranoi ai t’i kërkonte falje Enver Hoxhës, dhe internimi e ishullin e Zvërnecit dhe më pas në burgun e Burrelit ku bëri 70 ditë grevë urie….?!

Nga Dashnor Kaloçi, TemA

Po të ishte gjallë Karl Marksi dhe të merrte vesh se komunistët shqiptarë torturohen deri në djegien e trupit me hekur të skuqur në zjarr dhe me heqien e thojve të këmbëve me pinca, siç është rasti i Kristo Budos, ay, pra Marksi, do të shkulte flokët e kokës dhe do të dënonte me ashpërsinë më të madhe këto akte dhunë e antinjerzore”. Kështu shprehej në një nga 40-të letrat që i dërgonte Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Punës së Shqipërisë në mesin e viteve ‘60-të, Xhavit Qesja, që ndodhej i internuar në Kampin e Zvërnecit, i cili kishte qenë një nga komunistët e parë të rrethit të Krujës, Komisar i Brigadës së 23-të partizane gjatë Luftës, Komisar i Komandës së Qarkut të Tiranës në vitin 1945, antar i Komitetit Qëndror, deputet dhe Sekretar Politik i Qarkut të Shkodrës e Beratit, si edhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Elbasanit deri në vitin 1958 kur u arrestua i akuzuar si armik i popullit. Po cila ishte e kaluara e Xhavit Qeses, ku kishte studjuar ai dhe përse e arrestuan atë në vitin 1958?

Përse e mbajtën Xhavitin të izoluar në ishullin e Zvërnecit, cilat ishin pikpamjet e tij lidhur me vijën politike që po ndiqte Nikita Hrushovi dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik në atë kohë dhe përse ai iu kundërvu vijës politike të Enver Hoxhës? Çfarë qëndrimi mbajti Xhaviti në ishullin e Zvërnecit ku asokohe vuanin dënimin disa nga ish-funksionarët e lartë të Shtetit e PPSH-së, të cilët Enver Hoxha i kishte shpallur armiq e i kishte damkosur si revizionistë dhe çfarë kërkonte ai në letrat që i dërgonte Byrosë Politike?

Kush ishte Xhavit Qesja?

Xhavit Qesja u lind në vitin 1923 në qytetin e Krujës prej nga është dhe origjina e familjes së tij tepër të njohur dhe të pasur në atë qytet.. Pasi mbaroi shkollën unike në vëndlindjen e tij, familja e dërgoi Xhavitin në gjimnazin e Tiranës të cilin ai e mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1941. Që kur ishte në bankat e atij gjimnazi, Xhaviti ra për herë të parë në kontakt me idetë komuniste dhe së bashku me disa nga shokët e e tij të shkollës u aktivizua në grupet edukative apo të simpatizantëve të Partisë Komuniste siç quheshin ata në atë kohë. Pas mbarimit të gjimnazit ai punoi për pak kohë në administratën e Drejtorisë së Postës së Tiranës dhe më pas u largua nga ajo punë për arsye se Qarkori Komunist i Tiranës i drejtuar nga Gogo Nushi e dërgoi atë për të punuar në organizimin e Partisë në rrethin e Krujës.

Në atë kohë që Xhaviti shkoi në Krujë, falë rrethit të gjerë miqësor që kishte, ai menjëherë krijoi dhe celëulën e parë komuniste të atij qyteti duke qenë vetë drejtuesi kryesor i saj. Xhaviti e udhëhoqi Qarkorin Komunist të Krujës për disa kohë dhe më pas ai u muar dhe me formimin e çetës partizane Krujë-Ishëm së bashku me Rexh Deliun që u caktua Komandant i saj. Në vitin 1944 kur u krijua Brigada e 23-partizane, Xhavit Qesja u caktua Komisar i saj dhe në atë detyrë ai mori pjesë në të gjitha betejat që zhvilloi ai formacion partizan deri në mbarimin e Luftës.

Gjatë periudhës së Luftës, Xhaviti u dërgua nga krerët e PKSH-së në Qarkun e Dibrës me qëllim që të merrte kontakt me familjen e madhe të Kaloshëve dhe bashkarisht të organizonin rezistencën e mëtejshme kundër forcave gjermane. Që në vitet e para të Luftës kur Xhaviti ishte në Qarkorin Komunist të Tiranës, ai u njoh me një vajzë të re të quajtur Meriban Najdeni, e cila do të bëhej dhe bashkëshortja e ardhshme e tij. Meribani ishte me origjinë nga rrethi i Dibrës dhe familja e saj kishte ardhur në Tiranë aty nga viti 1930-të.

Në atë kohë që Xhaviti u njoh me Meribanin, ajo ishte një ndër komunistet e pakta të Qarkorit të Tiranës dhe për kontributin e madh që dha gjatë Luftës, në 28 nëntorin e vitit 1944 kur u zhvillua parada e madhe para Hotel “Dajtit”, ku parakaluan brigadat partizane, ajo ishte një nga dy partizanet e vetme që ishin në atë tribunë fare pranë Enver Hoxhës dhe personaliteteve të lartë të udhëheqjes së PKSH-së e Frontit Demokratik.

Xhaviti deputet dhe antar i Komitetit Qendror të PPSH-së

Menjëherë pas mbarimit të Luftës që në ditët e para të dhjetorit të vitit 1944, Xhaviti u caktua me detyrën e Komisarit pranë Komandës së Qarkut të Tiranës me gradën e majorit. Pasi qëndroi disa muaj në atë detyrë, aty nga fillimi i vitit 1945 ai filloi punë në aparatin e Komitetit Qëndror të PKSH-së, ku përveç leksioneve që jepte në Shkollën e Dakos (Kursi i Partisë) ai dha një kontribut të madh në organizimin dhe funksionimin e organizatave bazë të Partisë Komuniste shqiptare në rrethet e ndryshme të vëndit.

Aty nga viti 1947 Xhaviti u caktua si Sekretar Politik i Qarkorit të Partisë në rrethet e Shkodrës dhe më pas në atë të Beratit ku punoi deri aty nga viti 1955. Në atë vit Xhaviti u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik në degën e Filozofisë pranë Shkollës së Lartë të Partisë në Moskë, ku ai ishte një ndër studentët më të përgatitur pasi njihte e zotëronte në mënyrë perfekte gjuhët frënge, italiane, angleze dhe ruse. Në atë shkollë Xhaviti studjoi deri në atë kohë që u mbajt Kongresi i XX-të i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe ai ishte një nga studentët shqiptarë që përkrahu pa asnjë rezervë vendimet liberale të atij kongresi dhe frymën hrushoviane që dominoi aty.

Duke qenë se ajo vijë politike që po ndiqte Nikita Hrushovi në atë kohë binte ndesh me qëndrimin e Enver Hoxhës dhe PPSH-së, organizata bazë e studentë shqiptarë që studjonin në atë shkollë e kritikuan ashpër atë për shkelje të vijës së partisë. Po kështu në atë kohë u thirrën në ambasadën shqiptare disa nga shokët e Xhavitit, si Iljaz Spahiu e Thoma Deljana të cilat studjonin në të njëjtën shkollë me të dhe ata u kritikuan ashpër në organzatën e Partisë të Ambasadës për qëndrimin liberal që ata kishin mbajtur ndaj pikpamjeve të shokut të tyre, Xhavit Qeses, dhe përse nuk e kishin kritikuar atë. Pas asaj mbledhje Xhavitit i’u komunikua urdhëri i ardhur nga Tirana, në të cilin thuhej se ai duhej t’i ndërpriste studimet dhe të kthehej urgjent në Shqipëri.

Në atë kohë që ai u kthye në Tiranë, vazhdonte të ishte deputet i Kuvendit Popullor dhe gjatë pushimit të një seance, vetë Enver Hoxha i futi krahun dhe e këshilloi që të hiqte dorë nga pikpamjet e tija. Por edhe pas atij takimi me Enver Hoxhën, Xhavit Qesja jo vetëm që nuk i ndërroi mendimet e pikpamjet që kishte, por përkundrazi i qëndroi me besnikëri asaj çka kishte thënë që në Bashkimin Sovjetik.

Izolimi 10-vjet në Kampin e Zvërnecit

Nisur nga ai qëndrim që po mbante Xhavit Qesja i cili binte krejt në kundërshtim me vijën politike që po ndiqte asokohe Enver Hoxha dhe PPSH-ja, atë e hoqën nga Tirana dhe e dërguan në detyrën e nënkryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Qarkut të Elbasanit. Edhe gjatë asaj kohe që ishte në atë detyrë, Xhaviti nuk i ndryshoi pikpamjet e tij lidhur me vijën politike të PPSH-së dhe si rezultat i atij qëndrimi aty nga viti 1958 atë e arrestuan dhe e dërguan në internim në ishullin e Zvërnecit (pranë Vlorës) ku asokohe mbaheshin të izoluar disa nga ish-funksionarët e lartë të PPSH-së të cilët Enver Hoxha i kishte shpallur armiq.

Pak kohë pasi Xhavitin e çuan në atë kamp, bashkëshorten e tij Meribanin e hoqën nga puna (aparati i Kryeministrisë) dhe nuk e lejonin që të shkonte për ta takuar Xhavitin në Zvërnec. Gjatë periudhës që Xhaviti qëndroi i izoluar në kampin e Zvërnecit, ai u dallua si një nga më konsekuentët nga të gjithë ish-funksionarët e lartë komunistë që ishin të internuar aty me urdhërin e Enver Hoxhës, si Tuk e Filip Jakova, Gjin Marku, Agron Çorati, Mark Ndoja, Zef Mala, Tahir e Muhedin Kadare, Pllumb Dishnica, Kadri Hoxha, Iljaz Ahmeti, Maqo Çomo, Kristo Budo, Vaso Marku, Qamil Disha etj. Gjatë asaj kohe edhe pse Xhaviti ndodhej në kushte shumë të vështira jetese, ai zbatonte me përpikmëri dhe rigorozitet një program dhe regjim ditor shumë strikt.

Falë gjuhëve të huaja që zotëronte në mënyrë perfekte, ai studjonte vazhdimisht, mbante shënime për çështje të ndryshme ekonomike, shfrytëzonte një revistë në gjuhën angleze për problemet ndërkombëtare dhe kishte dy fletore të trasha në të cilat mbante shënime për letërsinë botërore. Po kështu gjatë atyre viteve që qëndroi në atë kamp internimi, Xhaviti merrej me përkthimin e “Kapitalit” të Marksit, libër të cilin e botoi në shqip Instituti i Studimeve marksiste -leniniste, pa i vënë emrin e përkthyesit.

Xhaviti ishte shumë i ndjeshëm ndaj padrejtësive e vuajtjeve që kishin hequr shokët e tij që ndodheshin në atë kamp dhe duke mos i duarur dot ato, ai i shkruante vazhdimisht letra Byrosë Politike. Në një nga ato letra, ku ai denonconte dhunën e torturat çnjerzore që u ishin bërë shokëve të tij, ndërmjet të tjerash shkruante: “Po të ishte gjallë Marksi dhe të merrte vesh se komunistët shqiptarë torturohen deri në djegien e trupit me hekur të skuqur në zjarr dhe heqjen me pinca të thonjëve të këmbëve siç është rasti i Kristo Budos, ai (Marksi) do të shkulte flokët e kokës dhe do të dënonte me ashpërsinë më të madhe këto akte dhunë e antinjerzore”.

Në një letër tjetër që Xhaviti i dërgoi Byrosë Politike në atë kohë që PPSH-ja dha orientimin (urdhërin) për prishjen e shkatërrimin e kishave, xhamiave dhe objekteve të tjera të kultit, midis të tjerash ai shkruante: “Ju muarrtë një vendim shumë të gabuar, ju mund të shkatërroni xhamitë, kishat dhe objektet e tjera fetare të kultit, por kurrë nuk do të arrini të ndaloni me dekrete e detyrim, ndjenjat njerzore, koshiencën, ndërgjegjen e besimet e tyre të trashëguara në shekuj”. Gjatë asaj kohe që Xhaviti qëndroi i internuar në Zvërnec, ai ishte ndër të vetmit që nuk pranoi asnjëherë që të merrte pjesë në votime.

Xhaviti deklaroi përpara Komandës së Kampit të Zvërnecit, se ai nuk merrte pjesë në votime për arsye se nuk ishte dakort me programin e Frontit Demokratik dhe vijën e Partisë që e udhëhiqte atë. Duke parë qëndrimin e Xhavitit, në vitin 1966 atë e arrestuan dhe e nxorrën në gjyq ku ai nuk pranoi që të fliste dhe t’ju përgjigjej pyetjeve që i bëheshin. Përgjigjia e tij e vetme ishte: “Nuk kam punë me gjyqin. Çështjet e mia ia kam thënë Partisë dhe vetëm ajo mund t’i shqyrtojë e jo gjyqi”. Pas asaj Xhavitin e dënuan me dhjetë vjet burg politik dhe nga Zvërneci e çuan në burgun e Burrelit.

70 ditë në grevat e urisë në burgun e Burrelit

Gjatë periudhës afro 30-të vjeçare që Xhaviti qëndroi si në ishullin e Zvërnecit, ashtu dhe në burgun e Burrelit, ai herë pas here hyri në greva urie duke i’u kërkuar autoriteteve të burgjeve që ata të zbatonin ato rregulla që kishin hartuar vetë. Aty nga fillimi i viteve ’60-të, kur Xhaviti ishte në Zvërnec, ai mësoi se i kishte ardhur një pako me libra nga Italia, (“Komedia Hyjnore” e Dantes etj) të cilat i’a kishte dërguar kushëriri i tij Xhemal Ferra, apo siç njihej ndryshe Konti Ferra. Njerzit e Sigurimit nuk donin t’ia jepnin librat, ndonëse “Komedia Hyjnore” nuk ishte e ndaluar dhe shitej lirëshëm nëpër librari. Xhaviti reagoi menjëherë ndaj asaj padrejtësie që po i bëhej dhe njoftoi komandën se në rast se nuk i jepeshin librat brenda pesë ditëve, ai do të shpallte grevën e urisë.

Pas pesë ditëve librat nuk i’a dhanë dhe Xhaviti shpalli grevën e urisë e nuk pranonte të merrte ushqimin që i jepej nga Komanda e Kampit. Ajo grevë vazhdoi për tetë ditë me rradhë dhe Xhaviti nuk futi asgjë në gojë. Të gjithë shokët e tij i qëndruan pranë dhe mundoheshin që t’i lagnin buzët me ujë pasi nga çasti në çast prisnin vdekjen e tij. Ditën e tetë kur Sigurimi e pa se ai po vdiste, nga frika se mund të mbanin përgjegjësi u detyruan dhe i’a dhanë librat, pasi e panë se nuk mund ta gjunjëzonin dot atë.

Gjatë 30-vjetëve që Xhaviti qëndroi në burgje dhe internime, bëri 70 ditë greva urie duke u kërkuar autoriteteve të komandës që të zabtonin ato ligje që regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte hartuar vetë. Nisur nga ai qëndrim konsekuent që mbante Xhaviti gjatë kohës që vuante dënimet, shpesh herë ai u bë objekt i torturave më çnjerzore. Lidhur me këtë, Dr. Miço Konomi ka dëshmuar: “Një ditë më thërritën në birucat e Burgut të Ri të Tiranës për të vizituar një të sëmurë. Kur hyra në qelinë e tij e pashë të shtrirë përdhe gjysëm të vdekur dhe nuk lëvizte asnjë nga gjymtyrën e trupit.

Kur e pyeta se si quhej, ai m’u përgjigj me një zë të shuar: Jam Xhavit Qesja. Kur e pashë se në ç’gjendje ishte katandisur u thashë atyre të komandës se nuk kisha ç’ ti bëja, pasi atij i ishte qelbëzuar gjysma e kokës dhe duhej dërguar urgjent në spital.”

Lirohet në 1991-in, pas 30-vjetësh burg e internim

Pasi kishte kalur plot 30-vjetë në burgje dhe internime, aty nga viti 1990-të kur pritej që në Shqipëri të vinte për vizitë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Perez de Kuelar, Xhavit Qesen e nxorrën nga burgu kur ai ishte në moshën 67-vjeçare. Në atë kohë ai u bashkua me bashkëshorten e tij, Meribanin, e cila e detyryar nga lufta e klasave kishte bërë një ndarje formale me të, me qëllim që të shkollonte fëmijët.

Ndonëse me një shëndet të keqësuar nga vuajtjet, torturat dhe grevat e urisë që Xhaviti kishte zhvilluar gjatë viteve të burgut, përsëri ai gjente forca dhe shkonte vazhdimisht në Bibliotekën Kombëtare ku studjonte për orë të tëra. Disa nga miqtë e tij të burgjeve që e dinin se ç’kishte hequr ai, i sugjeronin shpesh që të shkruante kujtimet, por ai u përgjigjej:

“Unë nuk luftoj me të vdekurit, pikpamjet e mia ia kam parashtruar Byrosë Politike me letra dhe vetë Enver Hoxhës që kur ishte gjallë”. Xhaviti u nda nga jeta në vitin 1994, pasi kishte plotësuar pengun e vetëm: takimin me të birin, Shpëtimin, pas 30-vjetësh. Në kujtesën e të gjithë miqve të tij, ish-të dënuar etj, Xhavit Qesja ka mbetur si një nga disidentët komunistë më konsekuent në pikpamjet e tij dhe që nuk u gjunjëzua asnjëherë përpara presioneve e torturave çnjerzore që iu bënë për 30-vjet me radhë.

(Marrë nga TemA)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur dashnor kaloci dossier nga dashnor kaloci enver hoxha miço konomit xhavit qesja dashnor kaloci dossier nga dashnor kaloci enver hoxha miço konomit xhavit qesja


Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!