Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Dita Antikorrupsion, Basha risjell Vettingun në Politikë: Është koha për angazhim
9 Dhjetor 2021, 10:14Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka rikthyer propozimin e tij për Vetting në Politikë pikërisht në Ditën Kundër Korrupsionit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se arsyeja se përse Shqipëria ka ende probleme në shumë fusha është korrupsioni, ndaj edhe sheh si të vetmen zgjidhje pastrimin e politikës me mekanizmin e vettingut.
“Arsyeja pse fatkeqësisht Shqipëria renditet gjithmonë e më shumë e fundit për gjërat që ua lehtësojnë jetën shqiptarëve dhe e para për ato që ua bëjnë të pamundur atë, është korrupsioni. Është korrupsioni që varfëron qytetarët, që dëmton demokracinë, që shpopullon vendin, që vret besimin tek e ardhmja. Ndaj këtë #9Dhjetor, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, përballë kapjes së shtetit nga paligjshmëria dhe pandershmëria, është koha për një angazhim dhe mobilizim të të gjithë shoqërisë për të ecur me vendosmëri përpara në përballjen me korrupsioni dhe të korruptuarit për pastrimin e politikës nga abuzuesit dhe njerëzit e lidhur me krimin dhe korrupsionin, për një politikë të pastër në shërbim të familjeve shqiptare dhe mirëqënies së tyre,”-shkruan Basha.
TIRANË-Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur në nisje të fjalimit të tij, se ka dërguar një propozim kryetares së Kuv...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali deklaroi gjatë fjalës së saj në Kuvend se reforma në Drejtësi në Shqipëri...
TIRANË– Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk kishte asnjë informacion se përse zona e Yzverishtit ka kohë që është pa energ...
TIRANË – Menjëherë pas mbledhjes së sotme të qeverisë, ka folur edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila bëri të ditur se në këtë mbledhje është ...
TIRANË– Ministrja e Kulturës Elva Margariti u shpreh gjatë seancës së Kuvendit se memorandumi i Mirëkuptimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, i hap rrugë ...
TIRANË – Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme edhe një vendim të rëndësishëm për posedimin e armëve me qëllim kontrollin e tyre. Menjë...
TIRANË– Këto ditë pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë më 11 dhjetor Kuvendin ...