“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Dita e 23-të! Më shumë se 700 civilë të vrarë, sulme në Lviv, Macron bisedë me dy liderët
18 Mars 2022, 07:03Nga DOSJA
UKRAINË– Sot është dita e 23-të e pushtimit rus të Ukrainës. Një nga viktimat më të reja të luftës brutale është një fëmijë dyvjeçar, i cili vdiq kur trupat ruse bombarduan fshatin ukrainas të Novi Petrivtsi, në veri të Kievit. Më shumë se 700 civilë, përfshirë 52 fëmijë, u vranë në Ukrainë midis 24 shkurtit dhe 15 marsit, tha nënsekretarja e përgjithshme e OKB-së për Çështjet Politike, Rosemary DiCarlo.
BBC raporton, se Aeroporti Ndërkombëtar Lviv është goditur pas sulmeve ruse. Tre shpërthime ndodhën mëngjesin e sotëm në qytetin ukrainas Lviv. Nuk dihet ende nëse ka viktima apo të lënduar. Presidenti i SHBA, Joe Biden ka biseduar ditën e sotme me presidentin kinez Xi Jinping. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi në Tëitter se kishte biseduar me presidentin francez Emanuel Macron dhe tha se të dy liderët theksuan rëndësinë e “vazhdimit të dialogut paqësor”. Macron pas bisedës me Zelenskyy ka telefonuar Putin, ku i ka kërkuar të respektohet një armëpushim dhe ka theksuar se sulmet në Mariupol duhet të përfundojnë.
Rusia do të kërkojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për laboratorët biologjikë amerikanë në Ukrainë, në lidhje me të dhënat e reja të zbuluar. Zëvendës Përfaqësuesi i Parë i Federatës Ruse në OKB, Dmitry Poljanski, është kërkuar që takimi të mbahet sot në orën 15:00 me kohën e Evropës Qendrore.
KIEV- CNN ka sjellë në mënyrë të shkurtuar se çfarë ka ndodhur ditën 23-të të luftës në Ukrainë, duke sjellë ngjarjet më të rëndësishme të ditës.Qindra k...
UKRAINË- Në Ukrainë, lufta e pistë ndot edhe ëndrrat e fëmijëve, të cilët për fat të mirë nuk e humbin naivitetin e tyre. “Së pari do të fitojmë luft...
Nga Le FigaroNikola Tesla është aeroporti i vetëm evropian i cili vazhdon të sigurojë lidhjen ajrore me Rusinë: dy fluturimet direkte të Air Serbia, nisen dhe k...
BULLGARI- Ish-kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov dhe dy anëtarë të partisë së tij GERB u liruan pa akuza të premten vonë pasi kaluan mbi 20 orë në paraburg...
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin u tërbua kundër Perëndimit dhe mburrej se po luftonte për ‘vlerat universale’ të të gjithë rusëve sot, ndërsa ki...
UKRAINË- Agjencia për Migracion e Kombeve të Bashkuara tha të premten se rreth 6.5 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, derisa 3.2 milionë të tj...
SHKUP- Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zgjatur deri më 15 prill ndalimin e eksportit të drithërave, si miellit, grurit, misrit, elbit, farave të lulediellit, ...
UKRAINË- Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk ka deklaruar se Rusia po përgatitet për një sulm të tmerrshëm me “laboratorë biologjikë’....
Nga Vjosa OsmaniAkomodimi i autokratëve sot vetëm i trimëron ata nesër. Koncesionet ndaj tiranëve nuk janë kurrë të përkohshme dhe asnjëherë nuk sjellin paqe të...
KOSOVË- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon nuk beson se Kosova do të mund të anëtarësohet shpejtë në NATO. Gazeta Express sh...