LIVE UPDATES
Politike

Gjykata, vendi i vetëm për Edi Ramën në Kosovë

16 Janar 2020, 18:05 Nga DOSJA
Gjykata, vendi i vetëm për Edi Ramën në Kosovë

Diçka e pazakontë ka ndodhur në raportet Kosovë -Shqipëri. Edi Rama ka paditur Ramush Haradinajn pas zënkave disa mujore me deklarata. I akuzuar se është bërë pjesë e planeve për ndarjen e Kosovës dhe pasurisë së Trepçës, Rama po dëshiron ta pastrojë emrin e tij para Gjykatave në Prishtinë. Lajmi u publikua pikërisht kur në Kosovë po shënohej përvjetori i Masakrës së Reçakut. Në reagimet e shumëta, Kryeministrit të Shqipërisë iu përmend miqësia me Vuçiqin dhe qasja armiqësore ndaj vëllait kosovar. Ka kohë që Edi Rama s’ka shkelur në Kosovë, e kur të vijë duket se destinacioni i vetëm i tij do të jetë Gjykata ku do t’i duhet të japë prova kundër deklaratave të Haradinajt.

Serinë e sulmeve dhe fyerjeve ndaj Ramush Haradinajt, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ashtu siç kishte deklaruar para disa muajsh, e ka konkretizuar me një padi të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Kjo padi ka ardhur pas deklarimeve të më hershme të kryeministrit në detyrë, se Edi Rama, bashkë me Hashim Thaçin e Aleksandar Vuçiqin kishin hartuar planin e ndarjes së Kosovës dhe grabitjes së 10 miliardë eurove.

Haradinaj. Me t’u publikuar lajmi ka thënë se Ramës do t’i përgjigjet në gjykatë, ndërsa Zyra  e Haradinajt ende nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare lidhur me padinë. Lajmi ka bërë bujë për shkak se një rasti të tillë vështirë se mund t’i gjendet precedenti, ndërkohë zërat që kritikojnë Ramën pas një veprimi të tillë janë të shumtë.

Avokati i njohur kosovar Dastid Pallaska ka shpjeguar sot se si ligjërisht mund të zhvillohet e gjithë kjo. Ai ka thënë se Edi Ramës do t’i duhet ta vërtetojë vet para gjykatës se nuk është ‘tradhtar’.

“Kjo do të thotë se – po që se padia tejkalon pengesat e shumta procedurale dhe do të shqyrtohet meritorisht – Kryeministri i Shqipërisë do ta ketë barrën e provës për të vërtetuar se nuk është “tradhtar.”, ka shkruar Pallaska.

Pa reaguar nuk kanë qëndruar as nga kampi i Haradinajt. Ish-deputeti Muharrem Nitaj, ka thënë se bazuar në logjikën e padisë, Rama duhet të ngre edhe mijëra të tilla për gjithë ata që kanë thënë se Rama është një prej ideatorëve të korrigjimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.

“Kjo ma kujton perlën e atij plakut: “S’pata gajle qe m’ranë ujqit ndër dele, por u merzita shumë pse qent’ e mi hanin mish bashkë me ta! Dhe meqë ra fjala, ky zotnia u dashka të ngre padi ndaj mijëra njerëzve, shqiptarë e të huaj, të cilët kanë thënë se pikërisht Edi Rama ishte njëri prej ideatorëve të shkëmbimit të territoreve!”, ka shkruar Nitaj.

Ka folur edhe kreu i PD’së, Lulzim Basha, duke e quajtur një ‘perversitet të shëmtuar anti-kombëtar’.

Ndërkohë në mediat serbe është bërë një ‘festë’ e vërtetë, të cilat kanë raportuar me shumë pompozitet lidhur me një padi të tillë të cilën Rama ia ka ngritur Ramush Haradinajt.

Por kur kishte filluar fundi i raporteve Rama-Haradinaj.

Gjatë takimit në Berlin në fundin e prillit 2019, presioni i Edi Ramës ndaj Haradinajt në sy të Macronit dhe Merkelit për ta hequr taksën, kishte bërë që kryeministri në detyrë të shpërthente në ofendime banale ndaj Ramës.

Një presion të tillë Haradinaj e kishte zbuluar në një intervistë për T7, ku kishte thënë se kryeministri i Shqipërisë i kishte bërë presion për ta heq taksën më shumë se sa Merkel dhe Macron, gjë që nuk i kishte pëlqyer fare Ramës.

Rama kishte mohuar deklarimet e Haradinajt atë kohë dhe kishte thënë se në mënyrë jo të drejtë po bënë publike pjesë të bisedave konfidenciale.

“Askush s’i ka bere Ramushit presion ne Berlin për te hequr taksen. Unë jo e jo. Madje askush as ia ka kërkuar hiç qe ta heqë taksen! Unë jo e jo. Përkundrazi”, kishte thënë Rama.

Kjo përplasje në Berlin kishte qenë vetëm fillimi. Në çdo studio televizive të dy politikanët sa herë u jepe rasti shkëmbenin akuza dhe kundër akuza.

E deklarimet për të cilat Rama ka ngritur padi, Haradinaj i kishte thënë në një intervistë për emisionin e gazetarit shqiptar, Artur Zheji.

Haradinaj pati thënë se ai, me anë vendosjes së taksës dhe ngrirjes së dialogut me Serbinë, kishte shpëtuar minierën e Trepçës nga ndarja, si një ndërmarrje me shumë fitim që ishte parashikuar ti takonte serbëve në planin e ndarjes së kufijve, duke përmendur kështu emrat e Ramës, Thaçit e Vuçiqit.

“Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepça jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe jo Serbia”. Unë Ndalova grabitjen e këtyre 10 miliardë euro, që do të  realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë  në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, kishte thënë Haradinaj.

Pas këtyre deklarimeve të Haradinajt, Rama kishte paralajmëruar padi gjatë një intervistë të dhënë për Opinion, pasi sipas tij deklarime të tilla janë gënjeshtra të Ramush Haradinajt.

Ndërkohë përplasjet nuk ndaleshin. Ato u rikthyen përsëri pas lansimit të idesë së ashtuquajtur ‘minishengen ballkanik’. Mohimi që një ide e tillë kishte marrë nga Prishtina zyrtare kishte zemëruar Edi Ramën i cili nuk ngurronte që të drejtonte kritika dhe akuza në drejtim të Kosovës duke e pasur Vuçiqin në krah.

Haradinajn e kishte  cilësuar si gënjeshtar dhe të paditur, pasi kryeministri në detyre kishte thënë se përmes idesë së Minishengenit, Edi Rama po tenton që të heq taksën 100 % që Kosova kishte vendosur ndaj produkteve të Serbisë. Ndërkohë vendimin e institucioneve të Kosovës për të mos marrë pjesë në takimet për projektin e Minishengenit e kishte quajtur si ‘vetëizolim’. Kësaj here Rama se kishte në anën e tij as Hashim Thaçin.

Marrën nga /GazetaExpress/

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ramush hajradinaj edi rama ramush hajradinaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen