LIVE UPDATES
Ekonomi

“Duhet të iki, tutori po më merr në telefon”, rrëfimi i trishtë i 33-vjeçares që kërkon ndihmë: I dashuri më nxjer

12 Nëntor 2019, 13:21 Nga DOSJA
“Duhet të iki, tutori po më merr në telefon”,

TIRANË- Historia e dhimbshme e një 33-vjeçareje ka ardhur sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24. 33-vjeçarja me inicialet A.M. ka denoncuar në redaksinë e emisionit të ashtuquajturin të dashurin e saj që e shfrytëzon prej një muaji e gjysmë për prostitucion në Gjermani.

Një histori dashurie që do të nisë në qytetin e Fierit gjatë pushimeve verore, do të kthehet në makth për vajzën, e cila është braktisur nga të gjithë dhe tashmë kërkon ndihmë.

Varfëria dhe jetesa e vështirë me burrin do ta joshë 33-vjeçaren drejt një tjetër njohje më premtuese për të ardhmen. I dashuri që sapo kishte njohur në Fier i thotë vajzës se do të marr në Gjermani që të ndërtojmë të ardhmen bashkë, do të punojnë punë të ndershme dhe të jetojnë të lumtur dashurinë e tyre.

Kur A.M. mbërrin në Gjermani ëndrra e bukur do t’i kthehet në një makth, pasi përballet me një realitet të tmerrshëm dhe dhunues. I dashuri i saj do ta detyrojnë vajzën që të dalë në rrugë të punojë kundër vullnetit të saj. Për këtë dashuri, A.M. sakrifikon çdo gjë, por tani kërkon që të rikthehet në familje dhe te vajza që ndodhen në Greqi dhe prej disa kohësh ushqehen me mashtrime, pasi burri dhe vajza mendojnë se A.M. ndodhet me pushime në Gjermani.

Në një lidhje ‘skype’ ajo ngre akuza të rënda për personin që e shfrytëzon dhe dhunën shtazarake dhe kërkon ndihmë urgjente për t’u kthyer në Shqipëri.

“Më rrihte, më përplaste. Më ka vendosur edhe këpucën në fyt. Kemi qenë ne Greqi bashkë para se të shkonim në Gjermani. Më mashtroi, kur ka lekë sillet mirë, kur nuk ka më thotë mua që duhet të punoj unë të siguroj lekët. Nëse nuk dal në rrugë ai më rreh. Ndonjëherë i siguroj lekët, ndonjëherë nuk i siguroj. Dje luajti bixhoz, më kërkonte lekë të tjera. Me thotë do shkosh këtu do punosh këtu. Ai përmes telefonit me gjen klientë së bashku me shokët e tij”, tha 33-vjeçarja në një lidhje me ‘skype’.

Ajo tregoi më tej se si u njoh me personin që tani është kthyer në tutorin dhe dhunuesin e saj. “U njoha me të në ‘Facebook’, vjet shkuam në Greqi dhe atje punoja si punonjëse seksi. Unë mund të marr lekë sa për një kafe, asgjë tjetër, gjithë lekët i merr ai. Në Greqi kemi qëndruar 7 muaj, edhe atje klientët i gjente ai bashkë me shokët e tij.
Pastaj më nisi në shtëpinë time. Familja ime nuk dinte asgjë, heshta për hir të fëmijës tim. Ai mu betua se do rinisnim dhe një herë. Unë isha e martuar në Shqipëri, bashkëshortin e kam njohur me mblesëri. Ishim familje e varfër, prindërit e bënë për hir të ekonomisë. Ai më mashtroi dhe më mori në Gjermani”, deklaroi gruaja.

Ajo thotë se nuk njeh njeri në Gjermani dhe kërkon ndihmë sa më shpejt qoftë edhe duke e orientuar për ndihmë.

“Ju lutem më ndihmoni sa më shpejt, unë nuk kam asnjë shoqe këtu, asnjë të njohur, gjuhën nuk e di, as rrugët asgjë. Nuk kam si të kërkoj ndihmë këtu se s’di si të flas. Edhe sot në mëngjes më ka dhunuar, para 3-4 ditësh më nxiu komplet. Janë të mbyllura edhe banka edhe kisha, në bankë s’më lejon njeri të futem”, u shpreh ajo.

33-vjeçarja është detyruar të ndërpresë lidhjen me ‘skype’ pasi tutori po e kërkonte.

“Tani më duhet të largohem sepse tutori im po më merr në këto momente në telefon. Më pyet në telefon më thotë ‘Ku je’. I thashë që po pi kafe dua të qetësohem. Unë dua të rikthehem tek familja ime që sot. Vetëm 100 euro kam me vete, 70 euro këtu bën vetëm hoteli s’kam ku të shkoj”, tha e dëshpëruar gruaja.

Marrë nga Ballkan web

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale gjermani me zemer te hapur prostitucion ne gjermani tutori gjermani me zemer te hapur prostitucion ne gjermani tutori

Sondazh

Poll

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

Aksidenti me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, makina mori para bordurat e rrugës

VIDEO- Shpërthimi me tritol në butikun në Durrës, ja si u dëmtua biznesi i gruas

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE