6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Edi Rama nuk mund të shkojë si flamurmbajtës në Kosovë dhe t'i kërkojë Kurtit që t'i besojë lidershipin e Procesit të Berlinit, kur që në takimin e parë në Tiranë, i kërkoi hapur në konferencë shtypi që të përfshihej në Ballkanin e Hapur. Ishte Kurti që insistonte në Procesin e Berlinit. Tani Rama i kërkon takim për të bindur Kurtin që Kurti kishte të drejtë? Nuk është thjesht mungesë koherence, është mungesë turpi. Kurti po ia kursen këtë turp Ramës dhe kjo është arsyeja më e vogël që nuk duhet ta takojë.
Kryeministri i Shqipërisë do të nisë nesër një tur të çuditshëm ballkanik me temë Procesin e Berlinit. I çuditshëm sepse, që nga themelimi deri sot, ngjarjet që kanë ndodhur e përjashtojnë Edi Ramën, nga çdo rol tutori apo flamurmbajtësi i këtij procesi.
Shqipëria nuk mund të jetë tutore sepse është përfituese, nuk mund të ketë status më të veçantë se 5 shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Tutorët janë mbi 6 palët, në Berlin, Paris dhe Bruksel. Ata janë garantuesit e këtij procesi, pikërisht që asnjëra palë të mos përfitojë.
E kundërta e Ballkanit të Hapur, ku Vuçiç dhe Rama, duke futur në mes Zaevin, tentuan të përfshijnë Ballkanin Perëndimor në një proces të drejtuar nga ata, për përfitimet e tyre politike dhe ekonomike. Në një proces ku garant ishin vetëm liderët autokratë dhe si rrjedhim jetëgjatësinë do ta kishte aq sa dëshira e tyre për t'i dhënë kredite njëri- tjetrit. Sot, kur Ballkani i Hapur dështoi, si një nga themeluesit dhe promovuesit e tij, Edi Rama nuk mund të jetë as flamurmbajtës i Procesit të Berlinit.
Ai nuk mund të shkojë si flamurmbajtës në Kosovë dhe t'i kërkojë Kurtit që t'i besojë lidershipin e Procesit të Berlinit, kur që në takimin e parë në Tiranë, i kërkoi hapur në konferencë shtypi që të përfshihej në Ballkanin e Hapur. Ishte Kurti që insistonte në Procesin e Berlinit. Tani Rama i kërkon takim për të bindur Kurtin që Kurti kishte të drejtë? Nuk është thjesht mungesë koherence, është mungesë turpi. Kurti po ia kursen këtë turp Ramës dhe kjo është arsyeja më e vogël që nuk duhet ta takojë.
Anulimi pa asnjë arsye i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Gjakovë, si sanksion i parakohshëm, si flamurtar i masave kundër Kosovës, në kulmin e krizës në Veri, do të kishte krijuar një konflikt në çdo marrëdhënie ndërshteterore, sado vllazërore. Në rastin e Shqipërisë me Kosovën, kjo ishte më shumë se incident diplomatik, më shumë se embargo, ishte një goditje pas shpine, pikërisht në momentin kur i duhej më shumë mbështetja për të përballuar krizën e sajuar nga Vuçiç.
Pasi bëri këtë, pasi paraqiti një projekt për Asociacionin e Komunave serbe duke injoruar plotësisht Kosovën, pasi mbushi kancelaritë perëndimore me tezën e barazimit të agresorit me viktimën, Rama në vend të ndjesës, po kërkon një takim në rolin e liderit rajonal, po kërkon nga ai që goditi pas shpine, ta legjitimojë si negociator të rajonit, si liderin paqësor pa të cilin Ballkani Perëndimor nuk bën dot.
Kjo do të thotë që Kurti ta rrotullojë brenda vetes thikën që ka ende në shpinë. Propozimi i tij për mbledhjen e përbashkët, në vend të një takimi mes dy Kryeministrave që i shërben vetëm Edi Ramës, është madje shumë i avancuar, amniston një vendim të papranueshëm, në të mirë të marrëdhënieve mes shqiptarëve.
Liderët e opozitës në Kosovë, që kanë dalë me vrap të shajnë Kurtin me shpresën se do përfitojnë nga vizita e Ramës, mund ta kenë harruar se si po ky Kryeministër ka bërë të njëjtën gjë me Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hotin për Ballkanin e Hapur. Njësoj i vuri në pozitën inferiore të paqeprishësit të 3 kryeministrat e të treja partive kryesore që janë sot në opozitë. Në emër të Ballkanit të Hapur, në emër të paqes që po sillte Rama me Vuçiç, apo në emër të paqes së re që do sjellë negociatori i pakërkuar, gjithmonë Kosova është keqpërdorur, është nxjerrë në dritë të keqe, pavarësisht se kush ka qenë Kryeministër.
Sa më shumë kredite i kanë dhënë Ramës, aq më në pozitë të vështirë i ka vënë ai në të shkuarën dhe akoma më keq po bën tani. Nëse mendojnë se vizita dyditore e Kryeministrit të Shqipërisë do t’u shërbejë për një aleancë të gjerë kundër Kryeministrit të Kosovës, duhet të mësojnë nga e shkuara dhe e tashmja për të parë se në të ardhmen, ky shkëmbim kreditesh do ta dëmtojë më shumë Kosovën.
Ermonela Felaj dhe Alfred Balla Raportimi para Kuvendit i kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, kaloi pa ...
U duk si një gjest i bukur për t’u shprehur mirënjohjen SHBA-ve, veçanërisht për Kosovën. Një ftesë p&eum...
Klodian Tomorri Ekonomia shqiptare po merr gjithmonë e më shumë fytyrën e një çifligu bejlerësh. Të paktën, ...
Peter Lucas Nuk ka asgjë që Joe Biden nuk do ta bënte për t’u bërë qejfin vendeve që i duan të keqen Shteteve...
Ditmir Bushati Në vitin 2003, në Selanik, udhëheqësit e BEsë morën vendimin largpamës për t’u ofruar anë...
Enton Abilekaj Me siguri Kryeministri i Shqipërisë, kur ka hedhur zyrtarisht idenë e Konferencës pa limit mes Kosovës dhe Serbis&e...
Meri Lika Tani që po shkruaj këto rreshta, unë nuk e di, dhe as nuk mund ta marr me mend se kush do ta fitojë garën e ashpër ...
Takimi Nga Edward P. Joseph Nëse dikush mund ta kuptojë përplasjen e 'shëmtuar' dhe të panevojshme mes Shteteve të Bas...
“Project Syndicate” Epoka e stabilitetit global pas vitit 1945 ka mbaruar njëherë e mirë. Nga bota bipolare e Luftës së ...
Nga Enton Abilekaj Prej 2 javësh situata në Veriun e Kosovës vazhdon të jetë kaotike. Mediat raportojnë nga vendngjarja, se pro...