LIVE UPDATES
Ekonomi

AKEP: 51% e abonentëve kanë internet me shpejtësi të lartë

Sipas këtij klasifikimi, tashmë më shumë se gjysma e abonentëve në Shqipëri kanë internet të shpejtë në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, 12% e abonentëve kanë shpejtësi lidhjeje ulta të shpejtë, me më shumë se 100 Mbps.

2 Shkurt 2024, 14:07 Nga I.A
AKEP: 51% e abonentëve kanë internet me shpejtësi të
Foto Ilustruese

TIRANË- Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) konstaton se shpejtësia e lidhjeve të internetit fiks në Shqipëri është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. Sipas AKEP, në vitin 2022, 51% e abonentit me linja fikse kishin një shpejtësi maksimale lidhjeje më të lartë se 30 Mbps (megabit për sekondë), ndërsa në vitin 2016, vetëm 1% e abonentëve kishin një lidhje me shpejtësi të tillë.

AKEP vlerëson se kjo prirje pritet të rritet në vitet e ardhshme pasi shpejtësitë e shkarkimit po bëhen gjithnjë e më shumë një levë konkurruese mbi të cilën mbështeten ofruesit e shërbimeve të internetit për të tërhequr abonentë. Aktualisht, disa ofrues të shërbimeve të internetit propozojnë lidhje interneti për familjet me shpejtësi shkarkimi deri në 2,5 Gbps.

Sipas standardeve të Komisionit Europian, lidhjet broadband mund të klasifikohen në tre kategori: “Broadband bazë”, për shpejtësi shkarkimi më pak se 30 Mbps; “Broadband i shpejtë” për shpejtësi shkarkimi ndërmjet 30 dhe më pak se 100 Mbps; “Broadband ultra i shpejtë” për shpejtësi shkarkimi prej 100 Mbps ose më shumë.

Sipas këtij klasifikimi, tashmë më shumë se gjysma e abonentëve në Shqipëri kanë internet të shpejtë në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, 12% e abonentëve kanë shpejtësi lidhjeje ulta të shpejtë, me më shumë se 100 Mbps.

Rritja e shpejtësisë së lidhjeve është drejtpërdrejt e lidhur me zhvillimet teknologjike dhe investimet në rrjetet të reja të fibrës optike. Pjesa e lidhjeve të bazuara në fibra optike në vitin 2022, arriti në 61% të lidhjeve, nga vetëm 11% në 2016. Fibra optike përgjithësisht mundëson ofrimin e shërbimit me shpejtësi shumë më të larta krahasuar me teknologjinë e mëparshme, që bazohej kryesisht në lidhjet me tela bakri.

Pesha e abonentëve që kanë një lidhje DSL (me tela bakri) ka rënë në 19%, nga 63% që kishte qenë në vitin 2016. Megjithatë, AKEP vëren se, pavarësisht tendencës së përgjithshme të të gjithë ofruesve të shërbimeve broadband fikse për t’i dhënë përparësi lidhjeve me fibra dhe për të migruar gradualisht shërbimet e ofruara nga rrjetet e tjera në fibra, dallimet teknologjike në portofolin e shërbimeve të ofruara aktualisht vazhdojnë nga secili operator.

One Albania dhe Vodafone Albania ende mbështeten shumë në rrjetet e tyre historike të bakrit dhe kabllove koaksiale, ndërsa operatorët e tjerë, që kanë ndërtuar së fundmi rrjetin e tyre, ofrojnë shërbimet e tyre kryesisht mbi fibra optike.

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve në fund të muajit shtator 2023 arriti në pak më shumë se 611 mijë, në rritje me 1.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vitet e fundit, tregu i internetit ka ndjekur një tendencë të qëndrueshme në rritje, edhe për shkak të një baze relativisht të ulët dhe prapambetjes në depërtimin e linjave fikse.

Marrë nga Monitor.al

akep

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë