LIVE UPDATES
Ekonomi

Agjencitë imobiliare kërkojnë rishikimin e formulës për vendosjen e çmimeve të referencës, të përfshihet edhe amortizimi i apartamenteve te pallatet e vjetra

Drejtuesit e agjencive kryesore imobiliarë pohuan për Monitor se rishikimi i çmimeve të referencës ishte i domosdoshëm, me qëllim përafrimin me vlerat e tregut. Shqetësuese për ta mbetet mosndryshimi i formulës së llogaritjes, e cila nuk ofron çmim referencial sipas vjetërsisë së pronës.

4 Tetor 2023, 07:15 Nga A.B

Agjencitë imobiliare kërkojnë rishikimin e formulës për

Agjentët imobiliarë të tregut të pasurive të paluajtshme e konsiderojnë të gabuar formulën që përdoret për llogaritjen e çmimeve të referencës, pasi nuk përfshin amortizimin e pallateve të vjetra apo atyre të ndërtuara në 20 vitet e fundit.

Drejtuesit e agjencive kryesore imobiliarë pohuan për Monitor se rishikimi i çmimeve të referencës ishte i domosdoshëm, me qëllim përafrimin me vlerat e tregut. Shqetësuese për ta mbetet mosndryshimi i formulës së llogaritjes, e cila nuk ofron çmim referencial sipas vjetërsisë së pronës.

“Mendoj se rritja e çmimit të referencës e rregullon tregun e pasurive të paluajtshme. Gjykoj se shqetësuese te rritja e çmimeve të referencës është që në një zone kadastrale të gjithë objektet marrin të njëjtën vlerë. Në të gjitha prononcimet që kam pasur qoftë edhe me grupet e interesit kemi kërkuar që çmimi i referencës të jetë sipas vjetërsisë së pronës apo sipas logjikës së tregut. Nuk mundet që një pallat i viteve ‘70- ‘80 të ketë po të njëjtën vlerë reference me një pallat të viteve 2020-2022. Dhe në vijim do të jetë vetë tregu që do ta tregojë këtë realitet me apartamente që shiten nën referencën e re të përcaktuar”, thotë Dritan Leka nga agjencia e pasurive të paluajtshme “Century 21 CPM Smart”.

Edhe drejtuesi i agjencisë imobiliare “Century 21” z. Jonian Antoni gjykon se formula që në Shqipëri llogaritet referenca është e gabuar, pasi nuk merr parasysh amortizimin e pronës.

“Nuk është logjike që një shtëpi e vjetër dhe amortizuar të llogaritet me të njëjtën vlerë reference me një të re të sapondërtuar. Nëse do të ecnim me parime perëndimore ne duhet të kishim në konsiderate edhe amortizimin e pronës. P.sh, një pronë e re në cilëndo zonë apo lagje të Shqipërisë e ndërtuar me parametra të reja do të jetë gjithnjë më cilësore dhe gjithnjë më e shtrenjtë sesa një godinë banime e ndërtuar 15-20 vite më parë. Sipas mendimit tim çmimi i referencës së publikuar duhet të ishte për pronat e reja, dhe pastaj nga çmimi i referencës, kur pronat shiten të reduktohej me një formulë çdo 10 vite 20% e vlerës.

Pra nëse blinim një pronë që është ndërtuar 10 deri 20 vite më parë çmimi i referencës llogaritet -20%, nëse blinim një që është ndërtuar 20-30 vite më parë çmimi i referencës do të ishte -40% e kështu me radhë”, veçoi ai.

Për drejtuesin e agjencisë imobiliare “Future Home” Fatjon Hysenbelliu vendimi për rritjen e referencave do të sjellë shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve. “Nëse do të vazhdohet me ketë ritëm në horizont shoh ngërç dhe rritje çmimesh. Kjo do të ndikojë edhe te ndërtimet e reja që taksa mbi marrjen e lejes në disa zona të Tiranës është dyfishuar, pra referenca do të ketë një ndikim shumë të madhe në rritjen e çmimeve në muajt në vazhdim”. Për këtë arsye ai rekomandon rihapjen e procesit të rivlerësimit të pronave me qëllim amortizimin e kostos për qytetarët me çmimet e reja.

Hyrja në fuqi në fund të muajit Korrik të vendimit që rishtonte çmimet e referencës së apartamenteve shkaktoi debate në sektorin e ndërtimit dhe tregun e pasurive të paluajtshme. Çmimet e referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës u rritën nga 5 deri 76%.

Përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve kundërshtuan sërish çmimet e reja të referencës. Pas letrës që i dërguan kryeministrit Edi Rama, ata i kërkuan publikisht me herët në një takim të mbajtur me shoqatat e tjera të biznesit rishikimin e çmimeve të reja, pasi siç pohoi kryetari i Bordit drejtues të Shoqatës Erjon Harizi se për shkak të llogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe të strehimit social nëpërmjet çmimeve të referencës kostoja mesatare e ndërtimit rritet 40%.

Kryeministri Edi Rama pohoi se çmimet e referencës nuk ndryshojnë, pasi apartamentet në Tiranë po shiten me çmime deri në 5,000 euro për metër katror dhe nga ndërtuesit deklarohen çmime larg së vërtetës. Rama tha se ato nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, por në bazë të tregut. Për shkak të rritjes së taksave nga ndryshimi i çmimeve të referencës drejtues të Shoqatës së Ndërtuesve paralajmëruan më herët shtrenjtim të çmimeve të apartamenteve nga 150 deri 300 euro për metër katror./MONITOR

agjensite imobiliare

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë