Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për vitin 2023, ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 2 pikë (50%), duke shfaqur një performancë mesatare të njësive publike me buxhet të madh dhe ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2022, i cili është vlerësuar me 2.7 pikë (67%).
TIRANË- Qeveria mori vlerësim të dobët në menaxhimin e investimeve publike buxhetore konform planit që ka miratuar Kuvendi në buxhetin e vitit 2023.
Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik dhe Raportimit Financiar pranë Ministrisë së Financave vlerësoi se treguesi “Realizimi i shpenzimeve kapitale” paraqet devijimin nga plani i realizimit të shpenzimeve kapitale në një vit kundrejt shpenzimeve kapitale totale të planifikuara me ligjin e buxhetit vjetor në Kuvend.
Për vitin 2023, ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 2 pikë (50%), duke shfaqur një performancë mesatare të njësive publike me buxhet të madh dhe ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2022, i cili është vlerësuar me 2.7 pikë (67%).
Për ato njësi, të cilat paraqesin një performancë të ulët të realizimit të këtij treguesi, evidentohet se shkaqet kryesore janë të lidhura kryesisht me kryerjen e procedurave të prokurimit.
Një tjetër tregues i rëndësishëm për eficiencën e investimeve publike, sipas Drejtorisë së Kontrollit Financiar është “Investimet kapitale shumëvjeçare janë hedhur në sistem sipas planit kontraktual të disbursimit”.
Ky është një tregues tjetër i rëndësishëm, i cili paraqet shumat totale të shpenzimeve për projektet e investimeve në periudhën e vlerësimit (një ose disavjeçare) me shumën totale të planit shumëvjeçar të parashikuar për projektet.
Për periudhën analizuese (2023) ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 2.54 pikë (ose 63%) të nivelit referues. Vihet re, se në krahasim me vitin paraardhës 2022, vlerësimi ka pësuar një rënie të lehtë (3.15 pikë ose 79%).
Drejtoria e Kontrollit në Ministrinë e Financave vë në dukje se, një pjesë e njësive të varësisë të marra në analizë shfaqen problematika lidhur me parashikimin e fondeve në fillim të vitit buxhetor, gjë e cila ka sjellë dhe diferencat apo devijimet e planeve buxhetore.
Gjithashtu, rishikimi i buxhetit kryhet duke i kaluar fondet nga projektet me ecuri më të ulët në ato me ecuri më të lartë. Ecuria e ulët mund të jetë rezultat edhe i planifikimit të gabuar, ku nuk janë mbajtur parasysh faktorët që mund të pengojnë ecurinë e projektit gjatë vitit.
Investimet publike zëri më produktiv i arkës së shtetit vuan nga mosrealizimi i lartë i planit dhe përqendrim i alokimeve në dy muajt e fundit të vitit.
Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se gjatë muajit dhjetor 2023 u paguan 430 milionë euro në zërin “investimet publike”. Kjo shumë ishte sa 38% e fondit vjetor të investimeve publike prej 118 miliardë lekësh (1,1 mld eurosh) që u realizua gjatë vitit të kaluar.
Zëri i investimeve mbeti gjithashtu i parealizuar edhe në raport me planin. Nga 135 miliardë lekë të planifikuara për t’u investuar më 2023 u realizuan 118 miliardë lekë, ose 12% më pak se plani./MONITOR
Denis Derralla TIRANA- Denis Derralla, Drejtor i Mbikëqyrjes në BSH, ka thënë se Banka e Shqipërisë nuk ...
foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ende vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të raportit të krediv...
Foto ilustruese TIRANA- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një deklaratë të fundit ka pohuar se ekonomia pritet të ruaj...
Foto ilustruese TIRANË- Fitimet e tregut të sigurimeve arritën një rekord të ri për vitin 2023. Sipas të dhënave ng...
foto ilustruese TIRANË- Banka e Shqipërisë ka vendosur të aplikojë për herë të parë një shtesë kund&...
foto ilustruese TIRANË- Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda dhe zonat p...
Foto ilustruese TIRANA- Energjia diellore duket se po rrit ndjeshëm peshën e saj në totalin e kapaciteteve të prodhimit në vend. T...
Takimi TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi takimin përmbyllës me misionin e Fondit Monetar Nd&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) propozon ...
Foto ilustruese KOSOVA- Qeveria e Kosovës ka mbrojtur Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), që u miratua në lex...