LIVE UPDATES
Ekonomi

NAREA: Vonesa e rivlerësimit po bllokon tregun, të ardhurat nga shitja e banesave të para të përjashtohen nga tatimi

Sipas NAREA, në përpjekje për të ndihmuar vazhdimësinë e kontributit pozitiv që ky sektor jep në ekonominë shqiptare tatimi duhet të përcaktohet në vlerë dhe në kategori të ndryshme, për subjekte tregtare dhe individ, pasi ndryshon momenti i pagesës.

12 Korrik 2024, 13:51 Nga M.B
NAREA: Vonesa e rivlerësimit po bllokon tregun, të ardhurat nga shitja
Foto ilustruese

TIRANA- Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) propozon disa ndryshime në skemën e tatimit mbi të ardhurta nga shitja e pasurive të paluajtshme. Sipas NAREA, në përpjekje për të ndihmuar vazhdimësinë e kontributit pozitiv që ky sektor jep në ekonominë shqiptare tatimi duhet të përcaktohet në vlerë dhe në kategori të ndryshme, për subjekte tregtare dhe individ, pasi ndryshon momenti i pagesës.

Në momentin e kalimit të titullit të pronësisë, nëse pasuria në transaksion ka shërbyer si vendbanim i parë për të paktën 5 vite nga momenti i marrjes në pronësi, ose nëse provohet që ka shërbyer si banesë e parë për të paktën 50% të kohës së zotërimit, atëherë transaksioni me këtë pasuri të përjashtohet nga Tatimi mbi Fitimin Kapital të Realizuar. Sipas NAREA, një praktikë e tillë ndiqet në 2/3 e vendeve të OECD.

NAREA propozon që, në momentin e kalimit të titullit të pronësisë, nëse ka fitim Kapital të tatueshëm, baza e tatueshme (çmimi i shitjes – çmimi i blerjes/marrjes në pronësi) të korrigjohet me normën e inflacionit vjetor, për çdo vit nga momenti i blerjes deri në atë të shitjes, si dhe me kostot financiare të gjeneruara në momentin e marrjes në pronësi apo dhe gjatë zotërimit (kostot e financimit të blerjes, interesat e huave bankare hipotekore, ato te restaurimeve etj).

Nëse ka kapital të realizuar, pasi baza e tatueshme është korrigjuar si me sipër, NAREA propozon që e ardhura kapitale të tatohet me jo me tepër se 3%. Nëse të ardhurat e fituara nga shitja e pasurisë se paluajtshme, ri-investohen në blerje të një pasurie tjetër, brenda 12 muajve nga momenti i shitjes, atëherë tatimi i marrë nëpërmjet kapitalit të realizuar të rimbursohet.

Sipas NAREA, shembujt në shtete si Hungaria, Italia, Gjermania dhe SHBA, tregojnë se ri-investimi brenda 12 muajve i të ardhurave të fituara nga shitja e një pasurie, jo vetëm që nuk tatohen por dhe nxitet për tu përdorur si oksigjen për sektorët e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin, që sot sigurojnë 25-35% të rritjes së GDP në vend.

Kjo incentivë shërben shumë mirë edhe si mjet për ndjekjen e flukseve të parasë, për evidentimin e pjesës së shëndetshme që injektohet në sektorit e pasurive të paluajtshme dhe atë të ndërtimit, si dhe mitigimin e risqeve të lidhura me pastrimin e parave.

Ndërkohë, NAREA vëren se vonesa në trajtimin parlamentar të propozimit ligjor për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe paqartësia për të ardhmen ka sjell efekte tepër negative në bllokimin momental të tregut. Me zvarritjen e trajtimit të këtij propozimi, thellohet hendeku i pronave në shitje duke u tërhequr nga tregu deri në sqarimin përfundimtar të tij.

Mbështetur në të dhënat kombëtare të këtij sektori, NAREA vëren se në krahasim me vitet kur ky tatim mbahet në nivelin 15%, gjatë periudhave të lehtësirave fiskale ku norma e tatimit aplikohet jo më shumë se 3%, sektori jo vetëm që njeh rritje dhe zgjerim por dhe buxheti arkëton të ardhura më tepër, në nivelet 35-40 milionë euro.

Nga krahasimi i 5 viteve te fundit, tregon se në vitet 2020-21-22 ku tatimi ka qenë në nivelet 3%, për buxhetin e shtetit janë realizuar mesatarisht 44 milionë euro të ardhura për çdo vit nëpërmjet këtij tatimi, pra rreth 60% me tepër në krahasim me vitin 2019 ku tatimi ka qenë 15%.

“Në këtë kontekst, si NAREA ne ndajmë qëndrimin se një barrë fiskale kaq e lartë, prej 15% ngadalëson transaksionet, duke ngurtësuar investimet, konsumimin e stokut dhe sjellë tkurrjen në këtë sektor, duke çuar në rënie të tij me 250-300 milionë euro; ndikon negativisht në të ardhurat buxhetore të realizuara, me të paktën 35-40 milionë euro; nxit informalitetin, duke prodhuar mënyra më të sofistikuara për të shmangur barren; neutralizon efektin pozitiv të çdo iniciative për korrigjime të bazës së tatueshme,” thuhet në deklaratën e NAREA.

shoqata kombëtare e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme të shqipërisë

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës