12 Korrik 2024, 12:17
Nga M.B
Takimi
TIRANA- Ministri i Financave, z. Ervin Mete, priti në një takim Shefen e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, znj. Anke Weber. Takimi u zhvillua në përmbyllje të vizitës së Misionit të FMN-së në Shqipëri. Ministri Mete dhe shefja e Misionit të FMN-së biseduan në lidhje me ecurinë e ekonomisë dhe treguesit kryesorë makroekonomikë, duke vlerësuar se përgjithësisht situata makrofiskale në vend paraqitet e qëndrueshme dhe pritshmëritë për rritjen e mëtejshme ekonomike janë pozitive.
Te dyja palët diskutuan gjithashtu edhe mbi rishikimin e Strategjisë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave me fokus rritjen e mirëadministrimit fiskal. Ministri u shpreh se drafti është në proces finalizimi dhe së afërmi do të publikohet për konsultim publik.
Në veçanti Ministri Mete përmendi zhvillimet më të fundit ekonomike në Shqipëri, ku rritja ekonomike në tremujorin e parë të vitit 2023 u vlerësua 3.63%, ndërsa niveli i inflacionit arriti në 2.1 % në muajin qershor, me rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë kur ishte në nivelin 4.5%.
Ministri theksoi faktin se borxhi publik pas një periudhe të gjatë zbriti nën 60% të PBB-së në 58.9% në fund të vitit 2023 dhe projektohet të vazhdojë trajektoren rënëse edhe për periudhën në vijim. Sa i përket të ardhurave në buxhetin e shtetit, Ministri vlerësoi se niveli i mbledhjes së të ardhurave ka vijuar të jetë pozitiv, ku për periudhën 5-mujore të vitit 2024 ato arritën në rreth 287.1 miliardë lekë, 11.2% më shumë se 5-mujori i vitit 2023, ndërkohë që në fund të vitit parashikohen të arrijnë për herë të parë në 28.8% të PBB-së.
Ministri vuri në dukje se tashmë është miratuar Strategjia e re e Menaxhimit të Financave Publike deri në vitin 2030, e cila vë theksin në rritjen e transparencës dhe kontrollit më të mirë të shpenzimeve publike. Ministri Mete dhe Shefja e Misionit të FMN, diskutuan gjithashtu edhe mbi rishikimin e Strategjisë Afatmesme të Mbledhjes së të Ardhurave me fokus rritjen e mirëadministrimit fiskal.
Ministri u shpreh se drafti është në proces finalizimi dhe së afërmi do të publikohet për konsultim publik. Nga ana e saj, Shefja e Misionit të FMN-së vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Financave në lidhje me garantimin e qëndrueshmërisë së financave publike dhe vijimin e konsolidimit fiskal./ Monitor
fmn ervin mete
Ekonomi
12 Korrik 2024, 07:28
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia e sektorit nuk po ndalet. Të dhënat e...
Ekonomi
12 Korrik 2024, 07:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Normat tavan të interesit për kreditë konsumatore janë ulur përsëri për gjashtëmujorin e dy...
Ekonomi
11 Korrik 2024, 16:48
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën mbi Ekspertizën e Tranzicionit Ekonomik (CETEx &nd...
Ekonomi
10 Korrik 2024, 15:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Tregu i qirasë financiare (lizingut) u rrit me ritme më të shpejta vitin e kaluar. Sipas shifrave të Bankë...
Ekonomi
10 Korrik 2024, 07:31
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Infrastruktura e çelësave publikë që ka në thelb sigurinë për shërbimet elektronike ...
Ekonomi
10 Korrik 2024, 07:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Raporti i kredive me probleme për institucionet financiare jobanka shënoi rritje vitin e kaluar. Sipas të dh&eu...
Ekonomi
10 Korrik 2024, 07:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e ...
Ekonomi
9 Korrik 2024, 22:43
N.F
Të dhënat
TIRANË- Në qershor, çmimet ishin rreth 2% më të shtrenjta në krahasim me të njëjtin muaj t&eu...
Ekonomi
9 Korrik 2024, 11:58
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pesha e depozituesve të mëdhenj ndaj totalit të depozitave bankare shënoi përsëri rritje të...
Ekonomi
8 Korrik 2024, 14:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sinjale negative për skemën e sigurimeve, punësimi pa pagë rritet më tej më 2023Punësimi pa page...