All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Fotovoltaikët, licencat e dhëna në prodhim arrijnë rreth 470 MW

Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë licenca për prodhim në kapacitet rreth 470  MW.

12 Korrik 2024, 14:41 Nga M.B
Fotovoltaikët, licencat e dhëna në prodhim arrijnë rreth 470
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANA- Energjia diellore duket se po rrit ndjeshëm peshën e saj në totalin e kapaciteteve të prodhimit në vend. Të dhënat zyrtare tregojnë se aktualisht Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë licenca për prodhim në kapacitet rreth 470  MW. Bëhet fjalë për projekte që janë në zbatim dhe që në vitet në vazhdim pritet të hyjnë në prodhim, duke ulur kështu varësinë e vendit ndaj “hidros” që vijon të mbetet dominues.

Projektet më të fundit për të cilin Enti dha licencimin ishin ditët e fundit për një impiant 100MW në zonën e Ballshit dhe një tjetër 10 MW në fshatin Allprenaj, njësia administrative Golem. Në vend impianti më i madh fotovoltaik, ai i Karavastasë i dhënë nga qeveria përmes ankandit, ka filluar prodhimin teksa për Spitallën që gjithashtu është fituar nga e njëjta kompani, Voltalia, ministria bëri të ditur pak ditë më parë se po vazhdojnë punimet.

Prodhimi i energjisë nga impiantet fotovoltaikë ka një peshë modeste në raport me totalin.  Në 4 muajt e parë fotovoltaikët në tregun e lirë prodhuan mbi 12.8 mijë MW kurse ata që kanë marrëveshje me Furnizuesin e Tregut të Lirë 19.5 mijë teksa prodhimi neto vendas ishte 3.1 milionë MW.

Pesha e fotovoltaikëve llogaritet në vetëm 1 për qind të totalit nga janari në prill 2024. Gjithsesi ky raport pritet të ndryshojë këtë vit kur janë një sërë projektesh që po hyjnë në prodhim. Vetëm pak ditë më parë, qeveria shpalli 8 fituesit për ankandin hibrid të fotovoltaikëve ndërsa një ofertë u la rezervë.

Oferta me çmimin më të ulët ishte 39.7 euro MWh ndërkohë që mesatarja për të gjithë ofertat ishte 51.3 euro dhe një kapacitet 283. 93 MWH. Gjatë ankandit hibrid qeveria ka garantuar vetëm blerjen e energjisë për 15 vite ndërkohë që sigurimi i tokës ka qenë detyrë e vetë kompanive.

Kushti për pjesëmarrjen në ankand ka qenë për një kapacitet jo më të vogël se 10 MW dhe jo më të madh se 100 MW dhe me një çmim tavan prej 59.97 euro/MW./ Monitor

fotovoltaiket

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë