LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë miraton rregulloren me kërkesat teknike për integrimin në SEPA

Kjo rregullore është hartuar në kuadër të procesit të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në zonën SEPA, të njohur si “Tregu Unik i Pagesave në Euro”.

4 Prill 2024, 12:28 Nga M.B
Banka e Shqipërisë miraton rregulloren me kërkesat teknike
Banka e Shqipërisë

TIRANA- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi të mërkurën rregulloren “Për përcaktimin e kërkesave për transfertat e kreditit dhe të debitimit direkt në Euro”. Kjo rregullore është hartuar në kuadër të procesit të aplikimit të Shqipërisë për anëtarësim në zonën SEPA, të njohur si “Tregu Unik i Pagesave në Euro”. Anëtarësimi në SEPA është një objektiv i Bankës së Shqipërisë për të nxitur modernizimin e tregut të sistemeve të pagesave dhe integrimin e tyre me tregjet evropiane, si dhe me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA është pjesë e projektit “Për modernizimin e sistemeve të pagesave në Ballkanin Perëndimor” si dhe objektiv i qeverisë shqiptare për të përmbushur një nga kriteret e planit të BE-së për rritjen ekonomike të Ballkanit. Rregullorja e miratuar këtë javë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë transpozon plotësisht dispozitat e rregullores së BE-së për kërkesat teknike dhe të biznesit për transfertat e kreditit dhe debitë e drejtpërdrejta në euro.

Ajo ka si objekt kryesor përcaktimin e kërkesave teknike për transaksionet e transfertave të kreditit dhe të debitimit direkt të kryera në monedhën Euro brenda Shqipërisë dhe ndërmjet Shqipërisë dhe zonës SEPA, ku si operatorit i Shërbimit të Pagesës (OShP-ja) e paguesit ashtu edhe e përfituesit janë në Shqipëri ose një nga OShP-të është në Shqipëri dhe tjetri brenda zonës SEPA, ose i vetmi OShP i përfshirë në transaksionin e pagesës ndodhet në Shqipëri. Rregullorja do të zbatohet edhe për transfertat e kreditit dhe debitimet direkte në Lekë, për aq sa është e mundur nga pikëpamja teknike dhe operacionale. Disa prej kërkesave kryesore teknike janë: Identifikuesi i llogarisë së pagesave duhet të jetë IBAN, standardi për formatin e mesazhit të pagesës duhet të jetë standardi ISO 20022 XML; fusha e të dhënave të dërgesave duhet të lejojë 140 karaktere. Skemat e pagesave mund të lejojnë një numër më të madh karakteresh, përveç se në rastin kur pajisja e për

dorur për dërgimin e informacionit ka kufizime teknike në lidhje me numrin e karaktereve, ku në këtë rast zbatohet kufiri teknik i pajisjes, informacioni i referencës së dërgesës dhe të gjithë elementët e tjerë të të dhënave të ofruara duhet të transmetohen plotësisht dhe pa ndryshime ndërmjet OShP-ve në zinxhirin e pagesave; pasi të dhënat e kërkuara të jenë të disponueshme në formë elektronike, transaksionet e pagesave duhet të lejojnë përpunimin plotësisht të automatizuar elektronik në të gjitha fazat e procesit në të gjithë zinxhirin e pagesave (nga fundi-në-fund, direkt nëpërmjet përpunimit), duke mundësuar kryerjen e të gjithë procesit të pagesës në mënyrë elektronike pa pasur nevojë për përdorimin përsëri të çelësave ose ndërhyrje manual; skemat e pagesave nuk duhet të vendosin asnjë kufi minimal për shumën e transaksionit të pagesës që lejon transfertat e kreditit dhe debitimet direkte, etj.

Për pagesat që nuk janë pjesë e SEPA-s, Këshilli Mbikëqyrës mund të vendosë kërkesa të ndryshme nga përcaktimet e bëra në këtë rregullore. Me qëllim aplikimin për pjesëmarrje në SEPA, OShP-të, që janë subjekt i kësaj rregulloreje, duhet të marrin masat e nevojshme që të përshtatin aktivitetet dhe funksionimin e tyre me kërkesat e kësaj rregullore, brenda 180 ditëve nga miratimi i zgjerimit të shtrirjes gjeografike SEPA-s në Shqipëri nga Këshilli Europian i Pagesave. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) pritet të vendoset brenda mesit të këtij viti, ndërsa integrimi i plotë në SEPA dhe nisja e ofrimit të shërbimeve mund të kërkojnë deri në dy vjet kohë. Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë./ Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale