LIVE UPDATES
Ekonomi

Bankat po konsolidojnë praktikën e kredive sindikale, 20 mln euro për centralin fotovoltaik në Fier

SPV Blue 2 është një kompani që ka si objekt kryesor të aktivitetit projektin e mësipërm. Ajo zotërohet nga kompanitë Blessed Investment dhe Matrix Konstruksion, ndërmarrje përkatësisht në pronësi të biznesmenëve Besnik Leskaj dhe Arian Leskaj.

3 Shtator 2025, 08:55 Nga I.A
Bankat po konsolidojnë praktikën e kredive sindikale, 20 mln euro
Foto Ilustruese

FIER- Sektori bankar shqiptar po konsolidon më tej praktikën e dhënies së kredive sindikale (të përbashkëta). Një grup (sindikatë) bankash tregtare, i përbërë nga Tirana Bank, Banka OTP Albania, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Union Bank kanë rënë dakord të japin një kredi në shumën e 20 milionë eurove për kompaninë SPV Blue 2. Kredia ka qëllim të financojë investimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në Sheq-Marinas të Fierit.

SPV Blue 2 është një kompani që ka si objekt kryesor të aktivitetit projektin e mësipërm. Ajo zotërohet nga kompanitë Blessed Investment dhe Matrix Konstruksion, ndërmarrje përkatësisht në pronësi të biznesmenëve Besnik Leskaj dhe Arian Leskaj.

SPV Blue 2 ka marrë gjatë muajit gusht edhe miratimin e Entit Rregullator të Energjisë për vendosjen e barrës siguruese mbi aksionet në favor të bankave huadhënëse.

Kreditë sindikale janë një instrument që po gjejnë përdorim të zgjeruar nga bankat tregtare shqiptare në vitet e fundit. Ato përdoren nga bankat si një zgjidhje për të ndarë rrezikun dhe për të financuar projekte të mëdha që, përndryshe, një bankë e vetme lokale nuk do të mund t’i financonte.

Vitin e kaluar, katër banka tregtare shqiptare i dhanë kompanisë Ayen AS Energji kredinë më të madhe sindikale në historinë e sektorit bankar shqiptar. Raiffeisen Bank (banka udhëheqëse e sindikatës), Banka OTP Albania, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe Tirana Bank disbursuan një kredi në vlerën e 110 milionë eurove në favor të kompanisë koncesionare të sektorit energjetik. Qëllimi i kredisë dishte rifinancimi i një kredie ekzistuese që kompania në fjalë kishte marrë nga banka turke Türkiye İş Bankasi (İş Bank).

Në raste të tjera, kreditë sindikale janë shfrytëzuar kryesisht për financimin e projekteve të të partneritetit-publik privat në infrastrukturën rrugore.

Në vitin 2023, Banka Amerikane e Investimeve, Tirana Bank dhe Union Bank miratuan një linjë kredie të përbashkët shoqërinë Dragobia Energy, në pronësi të Gener 2, subjekti kontraktor për ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar.

Kredia kishte fillimisht vlerën e 26 milion eurove, ndërsa në vazhdim palët nënshkruan edhe shtesa të tjera në kontratën e huasë.

Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank Albania, OTP Albania dhe Tirana Bank financuan një kredi të përbashkët prej 26 milion eurosh shoqërinë koncesionare “Orikum-Llogara”.

Në raste të tjera, financimi i PPP-ve është marrë përsipër nga një bankë e vetme. Në gusht të vitit 2018, BKT miratoi një hua deri në vlerën maksimale 9.5 miliardë lekë te kompania “Gjoka 87”, kompania që po zbaton projektin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit përmes një kontrate PPP-je me qeverinë shqiptare.

Në vitin 2017, BKT gjithashtu ka miratuar gjithashtu një kredi prej 28.5 milion euro te “Albania Highway Concession”, kompania që po zbaton kontratën koncesionare të përfundimit dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.

Në vitin 2024, BKT ka financuar, gjithashtu, me një hua prej afërsisht 36 milionë eurosh kompaninë Vlora International Airport (VIA), me qëllim ndërtimin e aeroportit të Vlorës, sipas marrëveshjes që subjekti koncesionar ka nënshkruar me qeverinë shqiptare.

Në muajin korrik të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime rregullatore, që lehtësojnë dhënien e kredive nga bankat tregtare për projektet strategjike në infrastrukturë.

Bankat do të ponderojnë ekspozimet ndaj shoqërive tregtare që financojnë projekte në infrastruktura strategjike transporti, me peshën e rrezikut 50% (më parë këto kredi ponderoheshin me peshë rreziku 100%), nëse plotësohen kushtet e parashikuara në rregullore.

Një veprim i tillë e bën më pak të kushtueshme dhënien e kredive të këtij lloji në terma të kapitalizimit dhe zgjeron hapësirat e bankave për të financuar projekte të këtij lloji./Monitor.al

besnik leskaj arian leskaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë