Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Euro është zhvlerësuar me 1.1% që nga fillimi i këtij viti dhe me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

TIRANË- Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën me një rënie të mëtejshme dhe ka shënuar një rekord të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.73 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Euro është zhvlerësuar me 1.1% që nga fillimi i këtij viti dhe me 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo periudhë është karakterizuar nga një ofertë e lartë e Euros dhe shtim të subjekteve që shesin monedhën europiane për ta konvertuar atë në Lekë. Ndërkohë, kërkesa për Euro paraqitet sporadike dhe e përqendruar kryesisht në mbyllje të muajve kalendarikë.
Me hyrjen e tremujorit të dytë, agjentët mendojnë se është e pritshme një rritje e mëtejshme e ofertës valutore, e shkaktuar kryesisht nga shtimi i turizmit. Të dhënat e deritanishme për hyrjet e shtetasve të huaj tregojnë një ecuri në stanjacion për periudhën janar-shkurt, por, pavarësisht kësaj, edhe në tremujorin e parë presionet zhvlerësuese kanë vijuar.
Sipas burimeve nga tregu, Banka e Shqipërisë ka vazhduar ndërhyrjet në tregun valutor, që e kanë ngadalësuar rënien e kursi të Euros, por pa e ndalur dot plotësisht.
Sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2025 Banka Qendrore bleu 1 miliard e 27 milionë euro, për objektivit të rritjes së rezervës valutore, por në pjesën më të madhe në funksion të qëllimit për të frenuar forcimin e kursit të këmbimit të Lekut. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.
Kjo jep një tablo më të qartë të ndikimit të bankës qendrore në kursin e këmbimit. Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve, rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun do të kishte qenë edhe më e madhe.
Këtë vit, Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm. Ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025.
Rreziqet inflacioniste, për momentin, nuk po japin ndonjë efekt në kursin e këmbimit.
Ndërkohë, duket se politika fiskale e qeverisë vazhdon të ushtrojë një ndikim shtesë në favor të forcimit të Lekut. Për dy muajt e parë të vitit, suficiti buxhetor arriti një vlerë rekord prej 130 miliardë lekësh, në rritje me 11.5% krahasuar me një vit më parë./Monitor.al
Fitimi neto që të gjitha bizneset realizuan në vendin tonë erdhi në ulje në vitin 2024. Ndonëse në raporte modeste me ...
Kthimi nga investimi i rezervës valutore shënoi rritje të lehtë vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, kthi...
Foto Ilustruese TIRANË- Për një krahasim lidhur me efektet që një krizë gjeopolitike mund të sjellë mbi inflacionin...
Një valë e re inflacioni po bëhet gjithnjë e më e mundshme. Inflacioni do të sillte një cikël të ri në rritj...
Rritja potenciale e ekonomisë shqiptare sot mbështetet më shumë te kapitali dhe më pak te puna. Analizat e Bankës së Shqip&...
Skema e re e shpërndarjes se bonusit të pensionistëve po aplikohet që nga muaji janar i këtij viti. Burimet nga Ministria e Ekonomis&...
Banka Botërore ka rishikuar lehtë në ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar at...
Bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, ndërsa çmimet e naftës ranë me ritme të forta, pas njoftimit për n...
Pas sektorit të shërbimeve (bareve, restoranteve dhe hotelerisë) dhe ndërtimit, brenda pak muajve, Tatimet kanë publikuar pagat refer...
Banka e Shqipërisë bleu shifrën astronomike të 1 miliardë e 27 milionë eurove në tregun valutor gjatë vitit 2025, nj&e...