Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, ndërkohë që besimi në bizneset e tregtisë dhe të industrisë, si dhe besimi konsumator regjistruan përsëri rënie.
Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) iu rikthye rritjes në muajin gusht, pas frenimit të ndjeshëm që kishte pësuar në muajin korrik. Sipas rezultateve të vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, TNE u rrit me 2.1 pikë krahasuar me muajin korrik, ndërsa qëndron 14.1 pikë mbi mesataren afatgjatë.
Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e shërbimeve dhe ndërtimit, ndërkohë që besimi në bizneset e tregtisë dhe të industrisë, si dhe besimi konsumator regjistruan përsëri rënie.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 5.1 pikë përqindje në muajin gusht. Ky tregues qëndron rreth 30 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues, ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin në këtë sektor janë në rritje, ndërsa ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.
Treguesi i besimit në shërbime u rrit ndjeshëm me 8.6 pikë përqindje në muajin gusht. Niveli i këtij treguesi qëndron në intervalin e vlerave më të larta historike, rreth 24.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje të fortë. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë në rritje.
Treguesi i besimit të industrisë ra me pesë pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar nga vlerësimet jo optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse. Megjithatë, ky tregues qëndron 8.8 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve për prodhimin në këtë
sektor dhe për çmimet që këto biznese do të vendosin në të ardhmen, janë në rënie.
Treguesi i besimit në tregti u tkurr me 2.8 pikë përqindje në muajin gusht, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit. Megjithatë, bizneset e sektorit presin një rritje të porosive dhe të ecurisë së biznesit në të ardhmen e afërt. Niveli aktual i këtij treguesi qëndron rreth 12.5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rënie.
Treguesi i besimit konsumator vijoi të bjerë lehtësisht edhe në muajin gusht, me 0.5 pikë përqindje. Megjithë rënien e dy muajve të fundit, niveli aktual i treguesit mbetet 1.6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e muajit gusht u përcaktua nga pritjet më pak optimiste për situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar për lart./Monitor
Një studim i pavarur i ekspertëve të INSTAT në rreth 13 mijë ndërmarrje gjeti një lidhje pozitive ndërmjet rritjes s&e...
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) (pjesë e Bankës Botërore) dhe përfaqësues të qeveris&e...
Në vitin e tretë të zbatimit kontrata koncesionare (PPP) e shërbimeve laboratorike po rezultuan e paparashikueshme në aspektin e fina...
Foto Ilustruese TIRANË- Në Shqipëri në pesë vitet e fundit është aplikuar në 85 raste për mbrojtje të nj&...
Mundësitë më të mira për punësim janë fusha ku duhet të përqendrohet më së shumti qeveria shqiptare sip...
Foto ilustruese Çmimet e larta pas luftës në Ukrainë kanë ndryshuar burimet e importit të vendit dy vitet e fundit. Të...
Punësimi në sektorin bankar shqiptar po rritet dhe ka arritur nivelin më të lartë në gjashtë vitet e fundit. Sipas të...
foto ilustruese Kreditimi i ekonomisë pësoi frenim në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re për k...
rritet nafta Çmimet e naftës po i afrohen nivelit 200 lekë për litër. Ditët e fundit çmimi në tregun vendas me ...
foto ilustruese Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që jepet në kryeqytet ka shënuar sërish rritje të ndjeshme në...