LIVE UPDATES
Ekonomi

Për blerje të shtëpive e konsum, qytetarët rritën kërkesat për kredi në bankat e Kosovës

Sipas BQK-së, kjo rritje është ndikuar pozitivisht nga perspektiva e favorshme e tregut të patundshmërive.

1 Shtator 2023, 13:58 Nga k.m.
Për blerje të shtëpive e konsum, qytetarët rritën
Foto ilustruese

Pesë banka në Kosovë, prej tyre tre me rëndësi sistemike, kanë treguar se ka pasur rritje të kërkesës për kreditë për blerjen e shtëpive, ndërsa gjashtë banka, prej tyre tre me rëndësi sistemike, deklaruan rritje të kërkesës për kreditë konsumuese. Qytetarët e Kosovës kanë rritur kërkesat për të marr kredi për blerjen e shtëpive dhe kreditë që janë shfrytëzuar për konsum. Kështu thuhet në raportin “Anketa e kreditimit bankar, numër 16“, të prezantuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar se bankat komerciale në tremujorin e dytë të 2023-së kanë rritur normën e aprovimit të kredive për ekonomitë familjare.

“Pesë banka, prej tyre tre me rëndësi sistemike, raportuan për rritje të kërkesës për kreditë për blerjen e shtëpive, ndërsa gjashtë banka, prej tyre tre me rëndësi sistemike, deklaruan rritje të kërkesës për kreditë konsumuese”, thuhet në anketë.

Sipas BQK-së, kjo rritje është ndikuar pozitivisht nga perspektiva e favorshme e tregut të patundshmërive.

“Faktorët që ndikuan pozitivisht dinamikat në kërkesën për kredi ishin nevoja për financimin e shpenzimeve të konsumit (indeks pozitiv 0.34) dhe në një nivel më të ulët pozitivisht ndikoi edhe perspektiva e tregut të patundshmërive (indeks pozitiv 0.19)”.

Anketa thekson se në tremujorin e ardhshëm, cilësia e portfolios kreditore e ekonomive familjare do të përkeqësohet.

“Gjatë tremujorit të tretë 2023, bankat presin që cilësia e portfolios kreditore e ekonomive familjare të përkeqësohet tutje, bazuar në vlerën pozitive të indeksit. Saktësisht, pritjet e bankave për raportin e kredive jo-performuese rezultuan në indeks pozitiv 0.17, deklaruar nga tri banka, ku dy nga to janë banka me peshë të lartë në kreditim dhe me rëndësi sistemike”.

Bankat gjithashtu kanë raportuar rritje të qasjes në financim për këtë tremujor.

“Bankat raportuan rritje të qasjes në financim gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023. Rezultati i agreguar i përgjigjeve të bankave u bazua në përgjigjet e shtatë bankave (prej tyre katër banka me rëndësi sistemike) të cilat deklaruan rritje të financimit, përderisa dy nga bankat deklaruan rënie të financimit (një nga bankat kishte rëndësi sistemike). Për tremujorin e ardhshëm, në përgjithësi bankat presin rritje të gjithsej qasjes në financim deri në një masë më të lartë se sa ai i tremujorit aktual me indeks pozitiv prej 0.45”.

Për sa i përket financimit kreditor për bizneset, institucioni më i lartë financiar në vend thotë se kërkesa për kredi shënoi rritje në nivel më të ulët se sa në tremujori i parë 2023.

“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, kërkesa për kredi nga ana e ndërmarrjeve shënoi rritje në nivel më të ulët se sa në tremujorin e parë 2023.

Saktësisht, përgjigjet gjeneruan indeks pozitiv prej 0.31 e shprehur nga gjashtë nga gjithsej dhjetë banka pjesëmarrëse në anketë. Gjithashtu, kërkesa për kredi rezultoi të jetë më e lartë krahasuar me pritjet e bankave për TM2 2023 të shprehura në anketën e kaluar”.

Tutje thuhet se bankat komerciale nuk presin lëvizje të rëndësishme në kërkesën për kredi nga bizneset gjatë tremujorit të ardhshëm.

“Ky rezultat u ndikua nga përgjigjet e shtatë bankave, ku prej tyre tre banka (dy me rëndësi sistemike) deklaruan rënie të kërkesës për kredi në përgjithësi dhe katër banka tjera (një me rëndësi sistemike) që deklaruan rritje të kërkesës për kredi nga ndërmarrjet.

Kërkesa për financim të investimet fikse pritet të shënoi rënie gjatë tremujorit të tretë 2023 dhe kërkesa për financim të inventarëve dhe kapitalit punues pritet të mbetet e pandryshuar. Njëkohësisht, cilësia e aplikacioneve të pranuara për kredi nuk pritet të ketë ndryshime të rëndësishme”, vijon raporti.

Mbështetja e bizneseve në kreditim nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) thuhet se ka pasur rol kryesor në lehtësimin e standardeve kreditore.

“Faktori që deri në një masë ndikoi pozitivisht standardet kreditore, duke i ofruar siguri sektorit bankar, ishte mbështetja nga FKGK me indeks pozitiv 0.21. Pra, mbështetja nga FKGK-së dhe rreziku i ulët i perceptuar në tregun e patundshmërive ndikuan pozitivisht kushtet dhe rregullat e aplikuara. Përderisa, mbështetja nga FKGK, toleranca më e lartë ndaj rrezikut dhe presioni i konkurrencës në mes të bankave ndikoi pozitivisht pritjet e bankave mbi kushtet dhe rregullat gjatë tremujorit të ardhshëm”.

Në fund, bankat kanë raportuar se pritet të ketë rritje të kredive jo-performuese për bizneset dhe ekonomive familjare.

“Katër banka, ku dy prej tyre me rëndësi sistemike, presin rritje të kredive jo-performuese të ndërmarrjeve, kundrejt tre bankave, gjithashtu dy prej tyre me rëndësi sistemike, të cilat presin të njëjtën dinamikë për kreditë jo-performuese të ekonomive familjare”./Monitor

bqk

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër