6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas burimeve nga tregu, Banka Qendrore ka ndërhyrë me blerje të euros më datat 3, 9 dhe 10 tetor. Megjithatë, agjentët e tregut shprehen se ndërhyrjet kanë qenë të përmasave më të vogla krahasuar me ato të muajve të verës.
TIRANA- Banka e Shqipërisë ka rifilluar ndërhyrjet në tregun valutor në dhjetëditëshin e parë të muajit tetor. Sipas burimeve nga tregu, Banka Qendrore ka ndërhyrë me blerje të euros më datat 3, 9 dhe 10 tetor. Megjithatë, agjentët e tregut shprehen se ndërhyrjet kanë qenë të përmasave më të vogla krahasuar me ato të muajve të verës.
Në veçanti, Banka e Shqipërisë ka realizuar blerje vetëm me banka të veçanta dhe kryesisht me ato që kanë kuotuar nivelet më të ulëta të kursit në blerje (bid) gjatë këtyre ditëve. Vlerat e valutës të blera gjatë këtyre operacioneve nuk janë bërë publike nga Banka e Shqipërisë.
Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë sidoqoftë nuk kanë sjellë rritje të kursit të këmbimit, që të enjten madje preku një minimum të ri historik, në vlerën e 98.7 lekëve. Megjithatë, mund të supozohet se në mungesë të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë, rënia e kursit të këmbimit të euros mund të kishte qenë edhe më e madhe.
Banka e Shqipërisë filloi ndërhyrjen direkte në tregun valutor në muajin maj të këtij viti, për shkak të presioneve rënëse mbi kursin e këmbimit euro-lek. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë zgjatën që prej muajit maj deri në fillim të muajit gusht. Informacioni zyrtar i blerjeve të Bankës së Shqipërisë është i kufizuar deri në fund të tremujorit të dytë.
Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka blerë gati 272 milionë euro në tregun valutor, nga të cilat 134.2 milionë euro në ankandet e planifikuara për nevojat e rezervës valutore, ndërsa edhe më shumë, 137.6 milionë euro, janë blerë me operacione të drejtpërdrejta, me qëllim për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut në kursin e këmbimit valutor.
Në mungesë të këtyre ndërhyrjeve me shumë mundësi kursi i euros do të kishte prekur nivele më të ulëta gjatë periudhës në fjalë. Pas tërheqjes së Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit gusht, kursi ka qëndruar në vijimësi poshtë kufirit të 100 lekëve. Nga ana tjetër, kjo tregon se rënia e kursit të euros është një dukuri më pak e lidhur me flukset valutore të pushimeve verore.
Gjatë vitit 2024, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve shumën prej 250-330 milionë eurosh. Vetëm për këtë qëllim në gjysmën e parë të vitit janë blerë 134 milionë euro, me një rritje prej 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; nëse shtojmë edhe blerjet direkte për të ndikuar kursin e këmbimit tashmë intervali i parashikuar i blerjeve për t’u blerë në tregun e brendshëm valutor është arritur qysh në gjysmën e parë të vitit./ Monitor
Foto ilustruese TIRANË- Bashkia e Tiranës planifikon të mbledhë këtë vit një rekord të ardhurash nga taksa e nd&eum...
Foto nga takimi TIRANA- Në datat 5-6 tetor 2024, u organizua "Shkolla Rinore për Edukimin Financiar", në ambientet e selisë nr. 2 ...
Foto ilustruese TIRANË- Ambicia e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, sjell me vete mundësi t...
Foto nga takimi TIRANA- Guvernatori i Bankës Kombëtare të Austrisë Robert Holzmann, zhvilloi një vizitë zyrtare në ...
Foto ilustruese TIRANA- Leku po ruan pozita të forta në kursin e këmbimit valutor edhe në pjesën e parë të muajit tetor....
Foto ilustruese TIRANË- Institucionet financiare jobanka të huadhënies e kanë mbyllur edhe gjysmën e parë të këtij ...
Foto ilustruese TIRANË- Enti Rregulolator ni Energjisë vendosi këtë javë në mbledhjen e fundit të Bordit të Komisio...
Foto ilustruese TIRANA- Kërkesat për miratimin e licencave të agjencive ndërmjetësuese për punësim do të shqyrtohen...
Foto ilustruese TIRANA- Rënia e kursit të këmbimit të euros me lekun po vazhdon të japë një efekt negativ mbi madhë...
Foto ilustruese TIRANË- Si pushteti qendror dhe ai vendor këtë vit ka shfaqur dobësi të mëdha në realizimin e prog...