5 Nëntor 2024, 19:25
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon me 175 lekë për litër. Ndërkohë, raportohet se Maqedonia e Veriut e ka ulur sërish çmimin e naftës, duke e tregtuar atë për 120 lekë për litër. Edhe pse në bursë çmimi i naftës ka rënë, kjo ulje nuk reflektohet ende në tregjet shqiptare. Sipas Euronews Albania, mjaftojnë 50 euro për të mbushur plot një rezervuar makine me naftë në Maqedoninë e Veriut. Me 3075 denarë, ose 4920 lekë, mund të marrësh plot 44.8 litra naftë.
Edhe pse derivatet e naftës pësuan një rritje drastike gjatë pandemisë dhe ulja e çmimeve nuk është e madhe, Maqedonia e Veriut ende ka çmimin më të ulët në rajon. Në Shqipëri, qytetarët paguajnë më shumë për një litër naftë, ku çmimi shkon në 1.8 euro. Pas saj vijnë qytetarët e Sllovenisë dhe Kroacisë, me përkatësisht 1.50 euro për litër dhe 1.45 euro për litër. Megjithëse Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në rajon, për ekspertin e ekonomisë, Abil Baush, këto çmime nuk përputhen me uljen e madhe të naftës në tregjet globale.
“Gjatë pandemisë, Komisioni Rregullativ i Derivateve të Naftës dhe Energjetikës filloi të bëjë kalkulimet në bazë ditore. Kalkulimet që bëhen në tregjet botërore u aplikuan në bazë ditore dhe në njësi ditore. Ashtu siç ‘fluturon’ çmimi i derivateve të naftës, i cili për momentin në tregjet globale është jashtëzakonisht i ulët dhe në rënie, edhe pse jemi në një periudhë kur çmimet normalisht do të rriteshin, për shkak të luftës dhe krizave globale, kalkulimi bëhet sipas këtyre kushteve”, deklaron eksperti i ekonomisë Abil Baushi.
Çmimi në Maqedoninë e Veriut përbëhet nga marzhi tregtar, kompensimi për financimin e aktiviteteve për mjedisin, kompensimi për rezervat e detyrueshme të naftës, si dhe akciza. Për çdo litër nafte, këto taksa dhe tarifa i kushtojnë qytetarëve 15.83 denarë ose 25.33 lekë. Sipas Profesorit Baush, deri në fund të vitit pritet të ketë ulje të mëtejshme të çmimit.
“Deri në fund të vitit mund të kemi ulje të lehtë të çmimeve dhe një lloj stabiliteti në derivatet e naftës, pasi tregjet e mëdha kanë stabilizuar prodhimin pas ndikimit rus në tregjet e naftës”, tha eksperti.
Përveç uljes së çmimit të naftës, ulje të konsiderueshme pati edhe për benzinën. Çmimi i benzinës u ul me 1.5 denarë dhe një litër kushton 75.50 denarë ose 120.83 lekë.
cmimi i naftes
Ekonomi
5 Nëntor 2024, 15:54
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga 1 janari do t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë të energj...
Ekonomi
4 Nëntor 2024, 14:57
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Që nga stabilimentet e prodhimit të vezëve, të bizneseve që trajtojnë të brendshmet e kafsh...
Ekonomi
4 Nëntor 2024, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat k...
Ekonomi
1 Nëntor 2024, 12:18
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sektori bankar ka arritur të përmbushur plotësisht deri kërkesat minimale për instrumente të kapitali...
Ekonomi
1 Nëntor 2024, 07:37
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Sektori i industrisë shënoi rënie vjetore me 8,91%, në tremujorin e dytë të vitit 2024, m&eum...
Ekonomi
31 Tetor 2024, 20:59
M.B
Richard Record
TIRANA- Në raportin e saj të fundit për gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Banka Botërore parashikon nj&e...
Ekonomi
31 Tetor 2024, 07:27
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në projektbuxhetin 2025 është parashikuar të financohen rreth 8,8 miliardë (88 milionë euro) p&...
Ekonomi
31 Tetor 2024, 07:17
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Vitin që vjen qeveria e Shqipërisë do të angazhojë edhe tre koncesione të reja PPP në Korridorin...
Ekonomi
30 Tetor 2024, 07:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ecuria e shlyerjes së faturës totale të Strasburgut, vijon të mbetet e ngadaltë, edhe pse buxhetit rreziko...
Ekonomi
29 Tetor 2024, 08:11
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Çmimi i shitjes së vajit të ullirit sivjet arrin në nivele rekord. Në fabrikat e përpunimit nga Mar...