“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Aktualitet
‘Emergjencë!’/Kryeprokurori italian: Mafia shqiptare, më e rrezikshme se ‘Ndragheta’
2 Shkurt 2022, 19:48Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ITALI– Kryeprokurori i Barit, Roberto Rossi ka ngritur alarmin mbi rrezikun që po paraqet krimi i organizuar shqiptar dhe ai italian. Në një intervistë për “Ansa.it”, Rossi thekson se krimi i organizuar shqiptar që vepron në Itali është i ngjashëm me grupin mafioz “Ndraghetta”. Gjatë fjalës së tij, kryeprokurori ka përmendur edhe mafian shqiptare dhe ndërlidhjen e saj me italianët.
“Këtu ka një emergjencë kombëtare krimi i organizuar shumë i ngjashëm me ‘Ndrangheta’, por që është shumë herë më i rrezikshëm sepse nga njëra anë ka dhunën e mafies rurale dhe nga ana tjetër ka ‘inteligjencën’ e mafies së biznesit”, shprehet kryeprokurori Rossi. Ndërsa më pas është ndalur për të shpjeguar lidhjet e mafias së Foggias dhe “Ndranghetës”.
“Kemi disa prova. Për drogën punojnë me shqiptarët dhe nëpërmjet tyre kanë marrëdhënie me Kolumbinë për të sjellë kokainën. Marrëdhënia është shumë e fortë me shqiptarët. Duke qenë një mafia që ka investuar shumë, ajo ka ndërtuar marrëdhënie të forta ekonomike si në Italinë e Veriut, Ballkanin dhe Kolumbinë. Për këtë kemi ndërtuar një urë bashkëpunimi me prokurorin e antimafias shqiptare,”– u shpreh ai.
Ai vë në dukje më tej mafia e Foggia-s, apo e quajtur “mafia e katërt” tashmë është e globalizuar në kuptimin që ka marrëdhënie shumë të fortë me krimin e organizuar shqiptar, ndërsa investojnë dhe për të ardhmen.
“Disa djem të bosëve të drogës kanë studiuar në Milano, në universitete prestigjioze. Më shumë se një sinjal i dëshirës për t’u ndarë nga familja, ata janë formuar në kontekste sociale ku qarkullojnë pasuri dhe të ardhura të shumta.”
Eduarti, një ish-mësues fizkulture nga fshati Xhafzotaj i Shijakut, emigrant në Itali, po kthehej në shtëpi në 19 qershor 2020, kur u ndalua nga policia në pikë...
GREQI- Pasditen e sotme u arrestua vrasësi i dyshuar i 19-vjeçarit Alkis Kampanos , i cili ra i vdekur nga goditjet qorre në të gjithë trupin dhe thika n...
LEZHË– Zjarri ka pushtuar lagunën e Knallës në Shëngjin! Që prej orës 12:00, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë lagunën, e vazhdon të jetë a...
LEZHË- Vazhdon edhe pas 7 orësh zjarri në lagunën e Knallës në Lezhë! Deri më tani përllogaritet që të jenë djegur 10 ha tokë, ndërsa flakët po përhapen të...
TIRANË– 11 forca politike dorëzuan të hënën në KQZ kërkesën për t’iu bashkuar garës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Sot, në një mbledhje...
TIRANË – Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi takim me organizatën homologe të saj në Malin e Zi. Në takim ku ishte e pranishme dhe kryetarja e ...
TIRANË – Grupi kriminal i drejtuar nga Emiljano Shullazi është dënuar me 55 vite burg. Ata u shpallën fajtorë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Kri...