LIVE UPDATES
Ekonomi

Fillon faza III e fiskalizimit! Vetëm 45% e bizneseve janë gati, kontabilistët paralajmërojnë rritje të informalitetit nga

1 Shtator 2021, 05:09 Nga DOSJA
Fillon faza III e fiskalizimit! Vetëm 45% e bizneseve janë gati,

Nga 1 shtatori ka nisur zbatimi i fazës së tretë dhe të fundit të procesit të fiskalizimit.

Në fazën III do të përfshihen bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë me konsumatorin, ndërsa në fazën e dytë që nisi në 1 korrik u përfshinë subjektet që kryenin transaksione pa para në dorë.

Në total janë 120,000 tatimpagues që kanë detyrimin të fiskalizohen, sipas të dhënave zyrtare të tatimete, nga të cilët 34 mijë duhet të kishin filluar që në fazën e dytë dhe 86 mijë në fazën e tretë.

Por, teksa afati i fazës së tretë ka mbërritur, vetëm 45% e subjekteve janë pajisur me certifikatën elektronike nga AKSHI. Sipas të dhënave të DPT deri tani janë pajisur 53, 492 subjekte me certifikatë elektronike, që është hapi i parë për të zbatuar procesinPara nisjes të fiskalizimit të gjitha bizneset duhet të pajisen me certifikatën elektronike të cilën e lëshon AKSHI me një kosto vjetore prej 4,000 lekësh dhe të jenë të regjistruara në portalin SelfCare. Kjo certifikatë u nevojitet tatimpaguesve për të kryer të gjitha llojet e shërbimeve që ofron e-Albania.

Tatimet kanë njoftuar se deri tani janë 23,345 biznese të Fiskalizuara (jo të gjithë që kanë marrë certifikatën e kanë filluar zbatimin), ose gati 20% e atyre që kanë detyrimin për ta bërë. Ditët e fundit raportohet se ka pasur dyndje të subjekteve në kompanitë që ofrojnë kasa ose zgjidhje fiskale, teksa bizneset i lënë procedurat gjithnjë në momentin e fundit.

Faza e tretë konsiderohet nga kontabilistët si më delikatja për t’u zbatuar për shkak të numrit të lartë të sipërmarrjeve që kanë detyrimin të fiskalizohen. Në total janë 86,000 biznese që nga 1 Shtatori do të ndryshojnë faturimin. Konfuzioni pritet të shtohet më shumë, pasi pas 1 shtatorit Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka njoftuar nuk do të pranojë dokumentacionin tatimor ekzistues. Afati i përdorimit të tij ishte deri më 31 gusht 2021.

Pavarësisht se kontabilistët paralajmëruan problematika për ndërveprimin e bizneseve që janë fiskalizuar dhe atyre që ende nuk kanë ndryshuar mënyrën e faturimit, administrata tatimore nuk ka njoftuar nëse do të ketë shtyrje të afatit për përdorimin e faturës tatimore ekzistuese. Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi se numri i ulët i bizneseve të pajisur me certifikatë elektronike do të krijojë probleme me bizneset e pafiskalizuara. Mospranimi i faturave të pafiskalizuara sipas kontabilistit Dhamo, jo vetëm që do të detyrojë shumë subjekte të pafiskalizuara të ushtrojnë aktivitetin në informalitet, por do të çojë deri në mbylljen e tyre.

Më herët DPT për mosnjohjen e faturave të pafiskalizuara tha këtë sqarim për Monitor. “Përmbushja e detyrimeve që burojnë nga ligji është detyrim për të gjitha subjektet e ligjit. Të gjithë subjektet tatimpagues që mbartin detyrimin të lëshojnë fatura, me hyrjen e plotë në fuqi të ligjit do të duhet të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizuara. Për efekte fiskale pas datës 1 Shtator nuk do të jenë të vlefshme faturat e tjera (jo të fiskalizuara) përveç rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj. Duke qenë se ky proces është një proces i ri, administrata tatimore ka garantuar suportin dhe mbështetjen për çdo subjekt tatimpagues si para fillimeve të efekteve të ligjit edhe në vijim, duke garantuar edhe mosndëshkueshmërinë e rasteve të kundërvajtjeve të konstatuara të cilat rezultojnë të paqëllimshme apo që kanë ardhur jo për faj të tatimpaguesit. Gjithsesi, është detyrim ligjor për çdo tatimpagues që të angazhohet dhe të marrë masat e nevojshme për përmbushjen e detyrimeve ligjore”, nënvizuan tatimet.

Ecuria e fiskalizimit

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare nnga tatimet, janë 23,345 biznese të fiskalizuara dhe 21,9 mln fatura të fiskalizuara që prej 1 Janarit të këtij viti. Tatimpagues që kanë lëshuar fatura me parë në dorë në total janë 15,993 dhe tatimpagues që kanë lëshuar fatura pa para në dorë janë 15,403. Nga të dhënat rezulton se numri i faturave me para në dorë është 20,6 mln dhe i faturave të fiskalizuara pa para në dorë është 1,3 mln.

Nga 1 korriku nisi faza II e fiskalizimit. Për shkak të mbingarkesës procesi u shoqërua që në ditët e para me bllokim të portalit SelfCare. Kontabilisti Armand Mala pohoi më herët për Monitor se e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe nga 1 Shtatori, për shkak të numrit të lartë të subjekteve që kanë detyrimin të fiskalizohen. “Me fillimin e procesit shqetësuese për këto subjekte mbetet pjesa e pranimit në portalin SelfCare dhe kalimin e të dhënave në server për shkak të numrit të lartë të bizneseve që do të ndryshojnë mënyrën e faturimit”, tha z. Mala.

Sakaq DPT njoftoi se çdo tatimpagues prej datës 1 Shtator do të ketë mbështetjen e plotë të administratës tatimore ku punonjës të trajnuar të saj do të ofrojnë ndihmën e tyre në terren për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e fiskalizimit. Fushata në mbështetje të biznesit në terren do të zgjasë për 3 muaj. Bazuar në një akt normativ që hyri në fuqi në 1 korrik, subjektet janë të përjashtuara nga gjobat e lidhura me fiskalizimin deri në 31 dhjetor të këtij viti./D.Azo/MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi fiskalizimi fiskalizimi

Sondazh

Poll
Ekonomi 31 Gusht 2021, 10:53

Ku janë 60,000 fëmijë shqiptarë?

Mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020). Shqipëria numëro...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet