LIVE UPDATES
Bota

Fotoja prekëse nga lufta e Kosovës, propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe

29 Gusht 2021, 12:48 Nga DOSJA
Fotoja prekëse nga lufta e Kosovës, propaganda ruse e paraqet si

KOSOVË– Ishte një prej refugjatëve që u përndoqën nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë. Madje, imazhi i saj u zgjodh në mesin e fotografive më të mira të shekullit, si dëshmi e kohës. Por, imazhi i saj u keqpërdorë nga Ambasada ruse në Afrikën e Jugut, duke i ndërruar kombësinë në përpjekje për të shtrembëruar të vërtetën.

Fotografia e cila për nënën Sherife Luta është dëshmi e vuajtjeve që ka përjetuar, u manipulua dhe u përdorë në tweetin propagandues të ambasadës Ruse, në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s. Ndërkohë që për këtë nuk kanë reaguar institucionet e Kosovës.

Një Cheap Fake si ky e lëndoi Sherife Lutën, pasi thotë se fotografia e fotoreporterit Damir Sagolj, i kujton historinë e dhimbshme të popullit të Kosovës dhe përjetimet e asaj kohe. Derisa apelon qeverinë që të luftojë dezinformimin.

Unë e kam parë që e kanë bë këtë fotografi si lajm të rrejshëm. Fotografia shihet vet, e ka domethënien e vet. Fotografia nuk mundet me dalë e rrejshme. Kjo fotografi nuk mundet me qenë e rrejshme sepse popullata ruse bënë gjithçka, qysh ka bërë gjatë luftës të vitit ’99, edhe tash mundet me bë. Fotografinë e kam parë që e kishin qitë, kjo fotografi kinse nuk jam unë shqiptare, por është serbe. Kjo fotografi më ka prekur në zemër sepse kjo foto është e vërtetë, qysh me i bë ato rrena. Por, nuk munden me i bë ato rrena kur kjo është e vërtetë”, thotë ajo.

Luta e cila kishte qëndruar si refugjate për tre muaj në Maqedoni, e kujton shumë mirë ditën kur Sagolj e kishte shkrepur fotografinë.

Kjo fotografi më kujton vuajtjet e shqiptarëve gjatë vitit ’99, çka ka hequr populli shqiptar prej forcave serbe. E mbaj mend unë atë ditë kur është shpallë (shkrepur) fotografia, kur kemi ikë prej luftës prej forcave serbe, kur kemi marrë udhëtimin me mijëra refugjatë, me vajzën në krahë, duke ecur e lodhur me vajzën në krahë, pa hëngër e pa pirë, në Bllacë kjo fotografi, kameramani boshnjak e ka bërë këtë fotografi. Ku e shihte më rrezik, shkonte e fotografonte”, tregon ajo.

Ajo thotë se Kosova duhet të mobilizohet në mënyrë që të ndalë tendencat e tilla të Rusisë.

Ata janë duke u munduar ta zhdukin këtë foto, mirëpo realiteti shihet vet, s’mundet kurrkush me e zhduk këtë. Duhet me marrë masa Qeveria, me ju përgjigj Rusisë, sepse kjo foto nuk është e rrejshme, tregon çka ka hekë populli shqiptar. Nuk jam vetëm unë që kam hekë, por krejt populli shqiptar ka hekë për këtë vend. Sot, duhet me u gëzuar që jemi të lirë”, thotë ajo.

Sesa e rëndësishme është për të fotografia, nëna Sherife Luta thotë se e dëshmon më së miri me fjalët e së bijës që dikur e mbante në duar.

Ajo është krenare shumë. Kur e sheh këtë fotografi, thotë: ‘Oj nanë, ke mbet simbol i historisë’”, thotë ajo.

Dren Gërguri, pedagog i shkencave të komunikimit në UP, thotë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme pasi Cheap Fake të tillë janë të rrezikshëm sepse devijojnë realitetin dhe i shtyjnë njerëzit që të besojnë në diçka që nuk është e vërtetë.

Rasti i fotografisë së manipuluar të një nënë shqiptare që në atë rast fotografia e manipuluar paraqitet edhe me kombësi tjetër, është shembull shumë i mirë që tregon se, fatkeqësisht, manipulimet mund të përdoren edhe për propagandim. Rasti i fotografisë tregon sesi një manipulim i tillë mund të përdoret edhe për qëllime propaganduese dhe madje interneti tashmë e mundëson që ajo shumë lehtë mund të shpërndahet gjithandej. Kur një fotografi e tillë e manipuluar shpërndahet në Afrikë të Jugut, kjo nënkupton që po shpërndahet në një teren të përshtatshëm që propaganda të jetë efektive, sepse ne mund të supozojmë lirshëm që në atë pjesë të botës nuk është se mund të kenë shumë informacione për luftën e Kosovës, rrjedhimisht propaganda atje mund të jetë shumë më efektive sesa në një vend të Evropës, ku veçse e dinë se çfarë ka ndodhur në fund të të 90-ve në Kosovë”, thotë ai./Telegrafi/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dren gërguri lufta e kosovës sherife luta dren gërguri lufta e kosovës sherife luta


Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë