LIVE UPDATES
Bota

Gjenerali grek në 1992 i dhuroi Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë/ Adnan Merovici tregon se përfundoi në duart

18 Tetor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Gjenerali grek në 1992 i dhuroi Ibrahim Rugovës një

KOSOVË- Adnan Merovici, i cili ka qenë një nga njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar me anë të një postimi në Facebook, se gjenerali grek Nikollae Girallakis i ka dhuruar një pistoletë Rugovës, së bashku me 200 fishekë në një takim në 19 korrik të 1992. Më pas ai ka rrëfyer se pistoletën, Rugova ia ka dhuruar atij duke u thënë: Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.

Postimi i plotë nga Adnan Merovci:
Kujtesë institucionale dhe personale:Gjenerali grek i dhuron revole dhuratë Presidentit RUGOVA! Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjenerali Nikollae GIRILLAKIS, kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat. Asgjë e pazakontë derisa ushtaraku GIRILLAKIS nuk ia dhuroi Kryetarit një revole “Beretta” 9 mm në një kuti me 200 fishekë. Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?” “Po pikërisht për RUGOVËN”, thanë. Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Mere, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë” . Diçka lidhej këtu dhe si i habitur vazhdova:
“RUGOVËS, njeriut të paqes, GANDIT të Ballkanit, i dhuroni armë?”“Po”, tha z. GIRILLAKIS. Në këtë moment ndjeva dhe kuptova si asnjëherë më parë thënien e babës për armën. (Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret). Duke dashur që zbërthimin e kësaj domethënieje t’ia atribuoja vetes thashë: “Është simbolikë shumë e saktë. Arma më e mirë është ajo që nuk përdoret kurrë. Si dhuratë për RUGOVËN kjo do jetë arma më e mirë në Ballkan”. Kërkova të ma shkruajnë një letër prejardhjeje të kësaj arme, sepse do të kemi probleme nëpër kufi. Nga Athina, ne duhej të fluturonim për në Londër, ku Kryetari kishte takim me Lordin KERINGTON, kryesues i Konferencës për ish- Jugosllavinë. Historia e kësaj arme – dhuratë, nuk përfundon me kaq. Unë me armë në brez në zyrat e Lordit KERINGTON në Londër! Pas vizitës në Athinë dhe takimit me kryeministrin MICOTAQIS, në korrik të vitit 1992, në program ishte takimi i Kryetarit me Lordin KERINGTON në Londër. Lordi KERINGTON ishte kryesues i Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Në Aeroportin e Athinës shërbimet greke na përcollën me tretmanin zyrtar VIP. Na vendosën në Bizness Class të aeroplanit, pa asnjë procedurë kontrolli apo verifikimi pasaportash. Me ne ishte edhe Shaqir Shaqiri dhe Imer Rama. Në valixhe kisha edhe kutinë me revolen “Beretta” dhe 200 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilën si dhuratë na e dhanë grekët. Me të zbritur në Aeroportin e Londrës, kaluam kufirin vetëm me kontroll pasaportash. Në Aeroportin e Londrës kishte dalë për të na pritur Isa ZYMBERI dhe Agron Loxha. Nga aeroporti u vendosëm në hotel, ku të nesërmen Kryetari kishte takim me Lordin KERINGTON. Para nisjes për te zyra e Lordit KERINGTON, filloi të më kaplonte një brengë rreth armës që kisha me vete. Thuajse tërë kohën kisha qenë në gjumë dhe tani u vetëdijesova se në fakt ndodhem në një flagrancë penale ose kundërvajtjeje, sepse kisha një mjet të ndaluar me vete dhe aq më keq nuk e kisha deklaruar fare dhe rrezikoja të ndiqesha për futje ilegale të armës dhe municionit. M’u bë një lëmsh në bark dhe mu nxeh kryet. Me kë të konsultohem, kush duhej ta dinte më mirë këtë punë përveç meje. Më kapi pak nervozizmi, por prapë frenova veten dhe nga frika se mos ndokush po i kontrollon valixhet në hotel vendosa me e marrë revolen me vete. Për më tepër mbusha karikatorin me jo më pak se 16 fishekë. Tamam Xhems BOND. Vendosa të mos i tregoj askujt, sepse doja që disi në heshtje ta tejkaloja këtë situatë. Kryetari, Agron LOXHA dhe unë u nisëm për në zyrën e LorditKERINGTON. Në hyrje i pari ishte Kryetari, pas tij Agroni dhe i fundit unë. Ishte kjo derë e ngushtë ku kontrolloheshin armët. Kur kalova unë desh u çmend aparatura kontrolluese prej fishkëllimës. Më ndaluan dhe u thashë se kam armë. Derisa Kryetari dhe Agroni vazhduan për të mos u vonuar unë mbeta i rrethuar nga policët të cilët më morën në pyetje dhe kërkuan leje, deklarim ose ndonjë dokument të armës etj. Fillova t’ua shpjegoj fill e për pe. Ok, më thanë, të besojmë, por ti ke thyer ligjin britanez, duke mos deklaruar armën në kufi dhe pa leje për të. Duke supozuar se do të na dalin telashe dhe se me siguri tani do ta kontrollojnë edhe dhomën e hotelit, u thashë që në valixhe kam edhe një kuti me 200 fishekë. Pas konsultimeve të shumta dhe pasi që panë certifikatën e prejardhjes që ma kishin dhënë grekët, disi u zbutën, por thanë se do të konsultohen me prokurorinë. Rrezikohesha të arrestohesha. Në fund, më konfiskohet arma, duhej dorëzuar edhe fishekët tjerë, kurse për fatin e armës do të vendosej më vonë dhe do të më njoftonin. Ky ishte epilogu më i butë dhe më i lehtë i mundshëm. Pas pak doli Kryetari dhe Agroni, kur kuptuan çka kishte ndodhur filluan shakatë dhe humorin, duke më tallur herë për naivitet, herë për trimëri e azgani. Shkuam në hotel së bashku me një veturë policie për t’i dorëzuar fishekët tjerë. Kryetari mendonte se kjo veturë po na përcillte për çështje sigurie. Në hotel na priste Isa ZYMBERI, i cili kur kuptoi çka kishte ndodhur filloi të tallej, bënte humor, kritika etj. Krejt ishin në frymën e batutave. Isa ZYMBERI më quajti Adnan BOLETINI. Në fakt ishte ky një gjest sa naiv, aq edhe i paevitueshëm për situatën në të cilën ndodheshim. Megjithatë për një çast më kaploi njëndjenjë e përzier që vështirë e kisha për ta s hpjeguar. E mbajta për vete këtë ndjenjë, sepse nuk kisha fjalë për ta përshkruar. Për një moment m’u rikujtua historia dhe bëra analogjitë kur Isa BOLETINI me Ismail QEMALIN kishin shkuar në Londër, Isa ishte i armatosur dhe duhej të dorëzonte armën. Pas sa vjetësh po në Londër me Ibrahim RUGOVËN zihem me armë. Cili ishte dallimi? Isa kishte edhe armën tjetër, të cilën e mbajti në fshehtësi. Unë kisha vetëm një. Isa mbante armën qëllimisht. Mua m’u imponua rastësisht. Për një çast m’u dëftua figura e Isës ashtu siç ma kishte përshkruar babëgjyshi duke më pyetur: “A ende ju shqiptarët me armë n’Londër, a?” (Nga libri: “Në hap me RUGOVËN”) Dokument: Letër Deklaratë ku gjenerali grek e njef RUGOVËN President të Kosovës në vitin 1992.

Veç fakte!Kujtesë institucionale dhe personale:Gjenerali grek i dhuron revole dhuratë Presidentit RUGOVA!Në…

Gepostet von Adnan Merovci am Samstag, 17. Oktober 2020

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni adnan merovici ibrahim rugova adnan merovici ibrahim rugova

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta