All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Gripi i shpendëve, AIBA: S’e fshehëm kurrë ngordhjen, kemi ende pula të shëndetshme

21 Mars 2022, 14:35 Nga DOSJA
Gripi i shpendëve, AIBA: S’e fshehëm kurrë ngordhjen, kemi
All - Paragraf - 1

TIRANË– Kompania AIBA ka sqaruar se nuk e ka fshehur asnjëherë ngordhjen e pulave, por që ka këmbëngulur që të kishte bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe të bëheshin të gjitha analizat e nevojshme, për sigurinë e konsumatorit. Në deklaratë zyrtare, thuhet se që prej datës 12.03.2022, AIBA ka kryer procedurat përkatëse të njoftimit zyrtar në prezence të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente. Gjithashtu, në njoftim thuhet se përfaqësuesit e këtyre institucioneve kane qene prezent në ambientet e stabilimentin e rritjes se shpendëve në Xhafzotaj, Durrës, çdo dite, duke kryer të gjitha procedurat përkatëse për evidentimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjes se mundshme qe dyshohej se kishte prekur pulat. Fillimisht sqarohet se iste marrë informacioni se Laboratori i ISUV kishte konkluduar se kishin të bënin me infeksion Laringotrakeit Infektiv, por më vonë rezultatet treguan se pulat kishin Influence Aviare H5N8 (grip shpendesh). Gjithsesi AIBA bën me dije se ka ende pula të gjalla e të shëndetshme, ndërsa ato të tjerat që dyshohet se janë ende të sëmura, janë mbyllur në karantinë.

Deklarata e plotë:

Nisur nga situata me të cilën po përballemi, shoqëria AIBA dëshiron bëjë transparente kronologjinë e kësaj krize, për të dëshmuar vullnetin e saj për të bashkëpunuar me institucionet shtetërore, në shërbim të garantimit të sigurisë së konsumatorit, si prioritet i përhershëm i punës tonë. Që prej një jave, qeë nga data 12 Mars, 2022, jemi përballur me ngordhje të papritur të pulave, në stabilimentin tone të rritjes se shpendëve në Xhafzotaj, Durrës. Menjëherë janë njoftuar institucionet përgjegjëse dhe autoritetet kompetente, me të cilat kemi qene në kontakt të vazhdueshëm çdo dite. Gjithashtu, përfaqësuesit e këtyre institucioneve kane qene prezent në ambientet e stabilimentin tone të rritjes se shpendëve në Xhafzotaj, Durrës, çdo dite, duke kryer të gjitha procedurat përkatëse për evidentimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjes se mundshme qe dyshohej se kishte prekur pulat. Qe prej dates 12.03.2022 dhe në vazhdim, pranë stabilimentit tone në Xhafzotaj, Durrës, janë marre disa here kampione/mostra nga përfaqësues të AKVMB për tu analizuar pranë Laboratorit të ISUV. Fillimisht morem informacion se Laboratori i ISUV kishte konkluduar se kemi të bëjmë me infeksion Laringotrakeit Infektiv. Por nga shenjat shëndetësore dhe klinike qe po shfaqnin pulat, shenja të cilat në i kemi konsultuar menjëherë me specialiste dhe eksperte të fushës, kane sugjeruar me bindje të plote se shenjat klinike në fjale janë karakteristika specifike të gripit të shpendëve (infeksion me Influence Aviare). Pikërisht për këtë arsye, dhe pavarësisht konkluzioneve fillestare të nxjerra nga Laboratori i ISUV se kishim të bënim me infeksion Laringotrakeit Infektiv, me këmbënguljen tone të vazhdueshme duke i rekomanduar institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente qe të merrnin seriozisht dyshimet tona të forta, u morën kampione/mostra të tjera me date 19.03.2022. Brenda kësaj dite u kryen analizat përkatëse pranë Laboratorit të ISUV, ku rezultoi analize pozitive për Influence Aviare H5N8 (grip shpendësh)! Qe prej ditës se mërkure dhe të enjte, datat 16-17 Mars, 2022, kemi marre lajme të ndryshme në media, të cilat paraqisnin sikur ngordhja e shpendëve në disa stabilimente prodhimi në Durres, është fshehur ndaj publikut apo institucioneve!

Duam t’ju bëjmë me dije, se shoqëria AIBA, në asnjë rast nuk ka fshehur ngordhjen e pulave, dhe se çdo dite, qe prej datës 12.03.2022, ka kryer procedurat përkatëse të njoftimit zyrtar në prezence të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente (AKVMB, etj.)! Ka qene përgjegjësi e jona profesionale qe të ishim të kujdesshëm në përhapjen e informacionit për publikun deri në verifikimin e plote zyrtar të shkaqeve të ngordhjes se papritur të pulave! Edhe spekulimet e ndryshme, se në ambjentet e stabilimentit tone të rritjes se shpendeve në Xhafzotaj, kane ngordhur të gjitha pulat, ju bejme me dije se në kete stabiliment jane akoma të shendetshme dhe të gjalla nje pjese e mire e pulave. Por sigurisht, duke qene se u verifikua infeksioni me Influence Aviare H5N8 (grip shpendesh), dyshohet se mund të jene të infektuara edhe pulat e tjera, dhe ambjentet jane vendosur në karantine. Se fundmi kemi marre informacion se me urdher të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është ngritur Qendra Kombëtare e Krizës, në zbatim dhe në përputhje të Planit të Kontigjences se Sëmundjes se Influencës Aviare, miratuar me Urdhër Nr.234, date 02.06.2021, të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Nr.4275 Prot., date 02.06.2021). Ne vijim, të gjitha veprimet për menaxhimin e situatës, do të koordinohen nga kjo qendër! Si një kompani me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale për sigurinë e konsumatorëve, AIBA është e hapur për çdo lloj transaprence. Ajo është jo vetëm e gatshme, por është në kërkim të vazhdueshëm të bashkëpunimit me autoritetet për të izolur dhe mos përhapur vatrën e sëmundjes, si dhe kërkon zbatimin e ligjit në çdo pikë, për situate të tilla.

LAJMI KRYESOR: SKANDAL! Gati 1 mln pula të ngordhura në Durrës,kërkohet ndihmë nga shteti për t’i groposur

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gripi i shpendeve ne shqiperi gripi i shpendeve ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen