LIVE UPDATES
Insights

Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

29 Shtator 2021, 12:55 Nga DOSJA
Grushti i rëndë që po i vjen ekonomisë

Në Itali, çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin do të rritet me 40 për qind duke filluar nga pasnesër. Në Irlandë, fatura mujore e energjisë për konsumatorët është rritur me 21.5 për qind, ndërsa në Spanjë qeveria është në prag të rrëzimit, pikërisht për shkak të rritjes së çmimit të energjisë. Ky është prologu i asaj që po vjen.

Ndonëse në Shqipëri, vemendjen më të madhe në opionionin publik dhe debatet politike e ka marrë rritja e çmimeve për artikujt bazë, inflacioni i ushqimeve nuk është asgjë para asaj që po vjen. Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në një krizë të rëndë energjetike, e cila do të ketë pasoja dramatike për ekonominë, buxhetin publik, por ndoshta edhe buxhetet familjare.

Dështimet disavjeçare për të reformuar sektorin energjetik, veçanërisht për të ndërtuar burime të reja gjenerimi, e kanë lënë vendin të pambrojtur ndaj krizave që vijnë nga jashtë. Dhe këtë herë kriza është me të vërtetë e rëndë. Në vetëm pak muaj, cmimi i energjisë në Europë është trefishuar dhe aktualisht një megavat orë tregtohet me 160-170 euro. Për të kuptuar se sa e rëndë është situata, mjafton vetëm një fakt. Sot çështja me e nxehtë e debatit në Parlamentin Europian është kriza energjetike.

Arsyet se pse Europa mbërriti në këtë situatë janë disa. Rregullat e reja të Bashkimit Europian për uljen e emetimit të dioksidit të karbonit kanë çuar në mbylljen e shumë burimeve të energjisë. Po kështu, disa nga vendet më të mëdha të kontinentit si Gjermania janë duke mbyllur me shpejtësi centralet bërthamore duke shtuar edhe më shumë hendekun mes kërkesës dhe ofertës së energjisë. Por faktori më i rëndësishëm që e zhyti Europën në krizë energjetike është mungesa e gazit natyror.

Ekspertët parashikojnë që cmimet të vazhdojnë të qëndrojnë në nivele rekord edhe për vitin tjetër, ndërkohë që shumë nga qeveritë e BE-së po u druhen revoltave popullore. Dhe Shqipëria do të jetë një nga vendet më të goditura nga kjo krizë.

Për shkak të thatësirës së zgjatur, thuajse i gjithë furnizimi i vendit me energji po përballohet nga importi. Në shtator OSHEE shpenzoi 55 milionë euro për të blerë energji nga jashtë. Kjo është shuma më e madhe që Shqipëria ka shpenzuar ndonjëherë në historinë e saj për të blerë energji vetëm për një muaj.

Parashikimet janë që importet e energjisë do të vijojnë me ritme rekord edhe gjatë muajve në vijim. Rezervat hidrike në vend janë në nivele minimale për rrjedhojë edhe prodhimi. Financat e OSHEE tashmë janë të rrënuara. Struktura e tarifave të energjisë e ka të pamundur të përballojë këto çmime ndaj infeksioni po përhapet me shpejtësi në të gjithë sektorin e energjisë duke rrezikuar t’i çojë të treja kompanitë publike drejt falimentimit. Edhe pse teknikisht të paktën dy prej tyre janë sakaq të falimentuara. Për ta thënë më qartë, OSHEE dhe KESH nuk kanë më para për të siguruar furnizimin e vendit me energji elektrike.

Në korridoret e qeverisë kriza ka mbërritur zyrtarisht. Por përballë kësaj situate rrugët e zgjidhjes nuk janë shumë. Qeveria do të detyrohet të shpenzojë qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve për të subvencionuar importin e energjisë, ose do ta përcjellë rritjen e çmimeve në faturën e familjeve dhe biznesit. Në çdo skenar, ata që do të paguajnë janë qytetarët. Por kjo krizë do të jetë një grusht shumë i fortë për ekonominë, financat publike dhe familjet shqiptare.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

blog blog ekonomia ne vend klodian tomorri ekonomia ne vend klodian tomorri

Sondazh

Poll
Insights 29 Shtator 2021, 09:06

Dy deputetë për vete dhe dy poezi

Nga Meri LikaPak poetik titulli por, është normale për aq kohë sa arti është shprehje e realitetit tonë.Që prej vitit 1990, vit nga i cili si studente e dhjetor...

Insights 22 Shtator 2021, 08:17

Prindër, lërini fëmijët zbathur

Prindër lërini dhe nxitini fëmijët të ecin zbathur në shtëpi. Mos u trembni se nuk ftohen dhe nuk u bën dëm, përkundrazi i bën vetëm mirë. Specialistët pediatër...

Insights 19 Shtator 2021, 11:56

Berisha jo Basha!

Si fjali mund ta shkruash: Berisha jo, Basha! ose Berisha, jo Basha! Cdo lexues e zgjedh vetë ku e vendos presjen por edhe te drejtën në këtë histori. Modestish...

Insights 16 Shtator 2021, 19:36

“Kolonelit” nuk ka kush t’i shkruaj…

Kolonelit nuk ka kush t’i shkruaj! Një nga kryeveprat e shkrimtarit Garsia Markez. Nuk di pse situata e fundit politike ma solli ndër mend… Tërmeti 7 bashllësh ...

Insights 16 Shtator 2021, 10:24

Ndërtesa e TKOB u hap! Po Teatri?

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor, u çel pasditen e kaluar, në një ceremoni protokollare që për herë të parë, ndoshta në planet, ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale