Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
TIRANE– Konsumi i hashashit po ndodh hapur në Tiranë. Kjo gjë mund të vërehet jo vetëm përmes shqisave në lagje apo në hyrje të pallateve, por edhe nëse flet e diskuton me grupe të rinjsh që të cilët janë të gatshëm të të sjellin me porosi një cigare hashash.
Por ndërkohë përditë aksionet e policisë kryesisht rutinore, zbulojnë adoleshentë dhe të rinj me doza hashashi të fshehura në trup, brenda këpucëve apo edhe në makinë.
Megjithatë dhe teknikat e shpërndarjes së drogës janë sofistikuar disi.
Siç deklaron zyrtarisht policia për gazetën “Si” gjatë këtij muaji S. J u arrestua pasi ju kapën doza hashashi. Por nuk janë dozat e hashashit dhe as mosha e tij që e bëjnë të veçantë prangosjen e tij. Por puna që ai kryente. Sipas policisë, S.J punon si picier dhe shpërndarës picash dhe pikërisht profesionin e ka ndërthurur me shpërndarjen e hashashit. Njëri nga të rinjtë me inicialet K. A. që gjendej nën shoqërinë e tij konfirmoi për policinë se ishte së bashku me shoku i tij G. P kur aty iu është afruar bashkëmoshatari që ai e njeh si picier. Të njëjtën gjë i shpjegon policisë edhe i riu tjetër, ndërsa shpërndarësi i picave deklaron në polici vetëm këtë frazë “do flas në një moment të dytë”.
Aksioni i policisë sipas qëndrimit zyrtar të dhënë gazetës “Si” u zhvillua në rrugën “Sami Frashëri”, pasi në rrugë janë vërejtur së bashku tre persona të rinj në dukje të dyshimtë. Policia sqaron pas kontrollit të secilit “në çantën e shpinës së S.J u gjet një qese me material bimor, e dyshuar si lëndë narkotike canabis sativa. Më pas është shkuar në banesën e S.J ku gjatë kontrollit u gjetën edhe dy qese të tjera me të njëjtën lëndë të dyshuar”. Nga peshimi i sasisë së drogës, policia konfirmon se të gjitha dozat rëndonin 242 gramë që mendohet se shpërndarësi i picave do të shiste së bashku me picat që ofronte.
Hashash në stol
Dy adoleshentë qëndronin të ulur në stol dhe sapo patrulla këmbësore po lëvizte ata u shpërqendruan të shqetësuar. Kështu e përshkruan policia ndërhyrjen e patrullave në rrugën “Komuna e Parisit” ndaj dy minorenëve që nga humri me zë të lartë, u shfaqën të shqetësuar dhe me këtë gjest ata tërhoqën vëmendjen e policisë duke i bërë kuriozë. Më pas, njëri prej tyre flaku cigaren përtokë, që rezultoi se ishte hashash.
I dërguar në komisariat, i mituri D. D pranon “dola së bashku me shokun N. Stafa. U ulëm në një stol dhe unë doja të pija një cigare hashash. Isha duke e përgatitur, duke e grirë dhe në atë moment na erdhi policia për kontroll ku më gjeti një qese farmacie me hashash dhe grirësen e hashashit. Dua të them se e kam për përdorim vetjak dhe grirësen ndaj e mbaj, pasi jam përdorues i rregullt prej 3-4 vitesh. E bleva tek një person i panjohur në lagjen ku banoj”.
Hashash në kuti shahu
Në të njëjtën ditë kur tre të rinj u kapën në shkallët pranë Rektoratit duke pirë hashash dhe që më pas u justifikuan se e kishin gjetur përtokë, dy adoleshentë pranë në rrugën “Sami Frashëri” e mbyllën kutinë e shahut me nxitim sapo vërejtën Forcat Shqiponja. Ky gjest i ka shtyrë efektivët të ndalojnë dhe të thërrasin adoleshentët që të afrohen së bashku me kutinë e shahut. D. S tentoi të largohej, por secili nga policët u drejtua për t’i kapur, teksa kutia e shahut u flak në rrugë. Policia shkruan më pas në raport shërbimi “në kutinë plastike që përdorej për lojë shahu u konstatuan dy mbështjellje me canabis sattiva, por asnjëri nga të dyshuarit shtetasit D.S dhe L. T. nuk e pranon autorësinë dhe këmbëngulin se dolën për t’u ajrosur dhe për të luajtur shah”.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Është arrestuar pronari një lokali në Shkodër , i cili ushtronte aktivitet të lotarive. Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. ...
TIRANË– Enver Dondollaku, besniku i Albo Bares dhe numri DY i Bandës së Lushnjes është kthyer në dyert e Gjyaktës së Elbasanit, për të parashtruar nj...
TIRANË- Kur ka kaluar gati një javë nga atentati i dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, 4 të rinjtë e ndaluar dje nga Policia kanë mohuar përfshirjen e t...
SHQIPËRI- Enver Jakimi, Indrit Taulla, Mario Zeqiri dhe Hajri Seferi, janë tashmë në sitën e OFL-së. 5 të dënuarit duhet...
HIMARË- Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Himarë, ku një berber është gjetur i pajetë brenda ambienteve të berberhanes. Bujar Çela, 43 vjeç...
TIRANË– Një delegacion shqiptar është nisur drejt Sirisë Veri-Lindore për të vijuar me operacionin e riatdhesimit të fëmijëve shqiptarë dhe grave shqiptare...
SHKODËR- Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit “Thethi” ka arrestuar një nga personat e shpallur në kërkim për “trafik të narkotikeve” çuar në...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë vendimin për shkarkimin e Prokurorit Dritan Peka, kreun e Prokurorisë së shkallës së parë të Apelit në...
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në një konferencë që ka zhvilluar ditën e sotme me rektorët ka folur në lidhje me fillimin e...
TIRANË– Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në një konferencë që ka zhvilluar ditën e sotme me rektorët ka folur në lidhje me fillimin e...